Cilat sëmundje janë të lidhura me muajin e lindjes

Cilat sëmundje janë të lidhura me muajin e lindjes

Ata që kanë lindur në pranverë shpesh janë më shkurtpamës sesa ata që kanë lindur në muajt e verës, ndërsa foshnjat e dimrit dhe të vjeshtës jetojnë rreth 160 ditë më gjatë nga të tjerët.

Njerëzit e lindur në pranverë kanë rrezik më të madh të sëmurjes nga skleroza e shumëfishtë dhe Alzheimeri ndërsa jetojnë rreth 160 ditë më pak se ata që kanë lindur në vjeshtë, ka treguar hulumtimi 30-vjeçar i kryer në më shumë se dy milionë austriakë dhe danezë.

Shkencëtarët pohojnë se si rreziqet individuale shëndetësore të lidhura me muajin e lindjes shpjegohen me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit të nënës gjatë kohës së shtatzënisë.

Rrezet e diellit nxisin prodhimin e vitaminës D në organizëm. Ndërsa mungesat e tij në muajt e parë të jetës mund të kenë pasoja afatgjate në shëndetin fizik dhe psikik. Vitamina e diellit është përgjegjëse për rregullimin e mijëra gjeneve gjatë zhvillimit të fëmijës në mitër, dhe kështu ndikon edhe në inteligjencën e tij, transmeton Koha.net.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që ata që kanë lindur në vjeshtë dhe dimër janë më inteligjentë se fëmijët e pranverës dhe verës, sepse nënat gjatë shtatzënësisë “kanë thithur” më shumë rreze dielli.

Ndikimin e kohës së lindjes në predispozitat shëndetësore të individëve e kanë vërtetuar edhe studimet individuale amerikane dhe izraelite, të cilat kanë zbuluar që njerëzit e lindur në pranverë janë më shpesh shkurtpamës se të lindurit në verë.

Çka “mbart” secili muaj?

Janari
Njerëzit e lindur në janar kanë rrezik më të madh për Alzheimerin, çrregullimin bipolar, sëmundjen e Chronit, epilepsinë dhe skizofreninë.

Shkurti
Njerëzit e lindur në shkurt kanë rrezik më të madh nga Alzheimeri, çrregullimet e të ushqyerit, sëmundja e Hodgkinsit dhe narkolepsia.

Marsi
Njerëzit e lindur në mars kanë rrezik më të madh nga astma, autizmi, diabeti, çrregullimet e personalitetit, abuzimi me alkool dhe sëmundja e Hodgkinsit.

Prilli
Të lindurit në prill kanë rrezik më të madh nga glaukoma, sëmundjet e neuroneve motorike, koeficienti më i vogël i inteligjencës, sëmundja e Parkinsonit, abuzimi me alkool, rregullimet me ushqim dhe skleroza e shumëfishtë.

Maji
Njerëzit e lindur në maj kanë rrezik më të madh nga autizmi, sëmundjet e neuroneve motorike, diabeti, koeficienti më i ulët i inteligjencës, sëmundja e Parkinskonit, dhe çrregullimi i personalitetit.

Qershori
Njerëzit e lindur në qershor kanë rrezik më të madh për sindromën e Downit, diabetin, shkurtpamësinë, sklerozën e shumëfishtë, glaukomën dhe sëmundjen e Parkinskonit.

Korriku
Ata që kanë lindur në korrik kanë rrezik më të madh nga shkurtpamësia, autizimi, abuzimi me alkool, sëmundjet e neuroneve motorike dhe sindroma e Downit.

Gushti
Të lindurit në gusht kanë rrezik më të madh nga autizmi, astma, sindroma e Downit dhe sëmundjet e neuroneve motorike.

Shtatori, tetori, nëntori dhe dhjetori

Njerëzit e lindur në shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor kanë rrezik më të madh nga astma.