Chiellini: Do arrijmë Interin

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini është shprehur se skuadra e tij ende ka besim në vetvete, prandaj do e arrijë të kapë Interin në renditjen tabelare.

Interi është lider i Serie A me pikët e plota pas katër ndeshjeve, ndërsa Juventusi ka arritur vetëm një fitore dhe një barazim në katër ndeshje, duke mbetur mjaft mbrapa në këtë fillim sezon, transmeton Koha.net.

Bianconerët fitoren e parë në sezon e shënuan kundër Genoas, kundër së cilës fituan me rezultat prej 2-0.

“Kjo fitore do na shtojë besimin dhe do e shohim se ku jemi në maj. Interi është lider për momentin por kampionati nuk përfundon në shtator. Do marrim çdo ndeshje radhazi, pas kësaj ndeshje kemi besim të madh në vazhdimin e kampionatit”, është shprehur Chiellini për faqen zyrtare të Juventusit.