Chelsea ka arritur të fitojë në finalen e Champions Leagues që u mbajt në Porto të Portugalisë ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 0:1.

“Blutë” e Londrës ndonëse hynë në këtë finale sim ë pak favorit, arritën që në fund të kurorëzoheshin me trofeun e garës më prestigjioze evropiane për klube.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ishte Kai Havertz i cili shfrytëzoi gabimin e portierit Ederson dhe realizoi në portën e boshatisur.

Reklamë
Pjesa e dytë më nuk pati gola, ndonëse u zhvillua me intensitet mjaft të lartë.

Guardiola provoi të gjitha mundësitë në përpjekje për ta barazuar rezultatin, por nuk arriti ta thyente mbrojtjen e çeliktë të ekipit të Tuchelit.

Kështu, Chelsea e fiton Ligën e Kampionëve për here të dytë në histori të klubit, ndërsa Manchester City mbetet pa asnjë trofe të kësaj gare.