Raportohet se Chelsea është bërë gati ta shet Eden hazardin në këtë afat kalimtar të verës edhe pse janë dënuar me dy afate mos transferime të lojtarëve nga FIFA.

Daily Mail raporton se skuadra londineze do t’i pranojë 100 milionë eurot e ofruara nga Real Madridi, duke mos rrezikuar që ta humbasin belgun në verën e vitit 2020 si lojtar të lirë.

Hazard ka hyr në muajit e fundit të kontratë së tij në Stamford Bridge, andaj The Blues duket se janë të frikësuar se ai mund të largohet pa lënë asnjë cent në arkën e tyre.

Skuadra londinez do ta adhuronte ta shikonte yllin belg të qëndronte në Veri të Londrës, por ata tashmë janë në dijeni se mendja e tij është në Santiago Bernabeu.

Chelsea fillimisht kishte kërkuar 130 milionë euro nga Real Madridi për shitjen e Hazardit, por tani janë në dijeni se a mund të largohet në verën e vitit 2020 si lojtar i lirë, andaj janë pajtuar me shumë e 100 milionë eurove.