Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e katërt kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës.

Pas dy humbjeve radhazi, Dardanët janë rikthyer te fitorja dhe tani janë më të qetë.

Të besuarit e trajnerit Bernard Challandes triumfuan 0-1 te Gjeorgjia, ndërsa synojnë që edhe ndaj Greqisë të marrin një rezultat pozitivë.

Për këtë takim nuk pritet të bëjë shumë ndryshime trajneri Bernard Challandes sa i përket formacionit startues.

Abazhure, kondicionerë e aksesorë oborri – në showroom tek ACN i gjeni të gjitha
E SPONSORUAR
SHIKO VIDEON
Në portë do të vazhdoj të jetë Arijanet Muric, derisa katërshja e mbrojtjes është e pandryshuar me Mërgim Vojvodën në të djathë e Florent Hadërgjonajn në të majtë.

Për dy pozitat e mbrojtësve qendror, Challandes vazhdon t’i besojë kapitenit Amir Rrahmani dhe Fidan Alitit.

Ibrahim Dresevic, Valon Berisha dhe Besar Halimi do të jenë treshja e mesfushës.

Ndryshimi i vetëm për këtë sfidë është në vijën e sulmit, ku Milot Rashica ka zëvendësuar Elbasan Rashanin e lënduar.

Telegrafi ka marrë vesh se Rashani nuk mund të luaj në këtë sfidë, por që do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Spanjës.

Së bashku me Rashicën në repartin ofensivë janë edhe Vedat Muriqi dhe Lirim Kastrati.

Kosova do të përballet me Greqinë sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.