Imami Bilalli në një intervistë të dhënë për Llapi.info ka treguar se pas vdekjes së ish presidentit Rugova, familjarët e të ndjerit kishin kërkuar nga Bilalli që ta orientoi varrin nga Kibla.

Kështu sipas tij, Bilalli ka shkuar me busullën dhe e ka orientuar varrin nga Kibla.

“Në kohën kur ka ndërrua jetë Rugova, kanë ardhë nga Prishtina me kërkesë të familjarëve të Rugovës tek unë me orientua më së pari varrin nga Kibla. Pastaj jemi shkuar nga Podujeva ka qenë atëherë kryeshef i ekzekutivit në Prishtinë nëse nuk gaboi Sami Hamiti, dhe ekzekutivi i komunës së Prishtinës e ka pasur për detyrë ta bëjë përgatitjen e varrit. Dhe unë kam shkuar me busullën dhe e kam orientuar. I kam vu pikat nga është kibla”, tha ai.

Bilalli pretendon që Rugova ka ndërruar jetë si mysliman pasi po të ishte ndryshe familjarët nuk do të kërkonin të varrosej me drejtim nga kibla.

“Është spekuluar shumë për të ndjerin që ka ndërrua fe apo diçka tjetër. Ai nëse kishte bërë diçka tjetër, e kishte lënë në testament mirëpo realisht kërkesë e familjes ka qenë që unë kam shkuar dhe e kam drejtuar anën e Kiblës së varrit të tij, kjo është e vërteta. Pastaj procedura tjetër e varrimit është publike. Po kjo është dicka që nuk e kam thënë publikisht. Pra që unë jam ai që e kam drejtuar varrin, në bazë të bosullës apo kibelamës që i themi ne.”, tregoi ai.

Bilalli kishte marrë pjesë edhe në varrimin e ish presidentit Rugova./Llapi.info.