Mini Shengenin nuk e përmendi fare. Por, si ide për bashkëpunim rajonal e evropian, kryeministri Albin Kurti në Bruksel propozoi që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ta avancojnë CEFTA-n në SEFTA, apo në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Jug-Lindore.

Kjo sipas një deputeti të Vetëvendosjes u bë meqë në CEFTA Kosova është përfaqësuar nga UNMIK dhe me fusnotë.
Sipas Driton Hysenit, “të gjitha pengesat që ne si vend i kemi hasur në CEFTA, të kemi mundësi ti përmirësojmë në një marrëveshje të re ku Kosova të trajtohet e barabartë”

Por, një ish-ministër të Tregtisë, kjo ide nuk ka ndonjë domethënie.

Sipas Endrit Shala SEFTA “nuk është kurgjo, është vetëm emërtim nga Central Agreement, në Soouth Agreement, do të thotë për shqetësim është që Kryeministri Kurti po bënë manipulim, kjo vetëm Moldavinë e hjek nga kjo marrëveshje”.

Endrit Shala, thotë që në raport me BE-në, përveç me 5 shtetet mos njohëse, Kosova tashmë nuk ka asnjë pengesë të eksportit meqë e ka marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Por, sipas tij fokusi i Qeverisë duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës me kompetenca të barabarta në CEFTA, duke kërkuar që 5 shtetet mos njohëse të BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Karshi kësaj ideje, Kurti një ditë më herët nga Brukseli tha se nuk gjeti as miratim e as kundërshtim nga palët që u përfshinë në tryezën e dialogut, njofton Klan Kosova.