Celina “blen” të ardhmen në klubin e sheikëve

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, është i kënaqur me debutimin e tij me fanellën e gjigantit anglez, Manchester City, në Premier League.

Celina 19-vjeçar asistoi për golin e vetëm që City e shënoi në humbje nga lideri i elitës së futbollit anglez, Leicester City, me rezultatin 3:1. Mesfushori nga Prizreni në fushë u inkuadrua në minutën e 77-të, kurse asistoi në minutën e 87-të për Sergio Agueron, shkruan sot Koha Ditore.

Celina harkoi nga krahu i djathtë për Agueron i cili me kokë nga afërsia mposhti portierin e Leicesterit për ta ngushtuar epërsinë në 3:1. Ai ishte goxha aktiv në sulmet që City krijoi në minutat e fundit të ndeshjes së luajtur të shtunën.

“Ishte debutim në shtëpi para publikut tonë dhe ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme që të luajë kundër ekipit që është në vendin e parë në tabelë”, ka thënë Celina të dielën për gazetën.

Ai është i kënaqur që asistoi për golin e Cityt, por jo edhe me rezultatin.