Sport

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Fenerbahces, Robin van Persie.
Robin van Persie mund të transferohet në Barcelonë.

Sipas të përditshmes holandeze “Algemeen Daglad”, gjiganti katalan ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Fenerbahces, përcjell “Lajmi.net”.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri për ta zëvendësuar Pedro Rodriguezin.

Ai u largua nga klubi gjatë verës duke u transferuar në Barcelonë.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema rrezikon të dënohet me deri në shtatë vjet burg pasi ka pranuar se ishte i përfshirë në përpjekjet për shantazhin ndaj bashkëlojtarit të tij nga Kombëtarja franceze, Mathieu Valbuena.

Karim Benzema është paraqitur sot para Gjykatës në lidhje me dyshimet se ishte i përfshirë në përpjekjet për shantazhin ndaj bashkëlojtarit të tij nga Kombëtarja franceze, Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.

“Sky Sports”ka raportuar se sulmuesi i Real Madridit ka pranuar fajin, përcjell “Lajmi.net”.

Por, sipas mediave franceze ai rrezikon të dënohet me 5-7 vjet burg për përfshirjen e tij.

Besart Berisha është kthyer në një lider të padiskutueshëm në radhët e Melbournbe Victory ku u transferua rreth një vit e gjysmë më parë dhe e ndihmoi këtë skuadër të fitonte titullin kampion.

Gjatë javëve të para të kampionatit australian, bomberi nga Kosova ka realizuar gola të rëndësishëm dhe shpreson që ta bëjë një gjë të tillë edhe në finalen e Kupës që do të luhet të Shtunën kundër rivalëve të Perth Glory. Kjo është finalja e parë e karrierës së tij dhe Berisha shprehet optimist për një sukses.

“E dimë shumë mirë se kjo është një mundësi ideale për çdo lojtar të skuadrës tonë. Kupa është një trofe i veçantë dhe të gjithë e dëshirojnë. Do të bëjmë lojën tonë për të kënaqur tifozët. Të gjithë në ekip janë të emocionuar dhe dëshirojnë ta çojnë në shtëpi trofeun. I dua shumë këto lloj ndeshjesh dhe premtoj që do të jap maksimumin. Kemi respekt për Perth-in por duhet të japim 100 % kundër tyre”.

Ndeshja do të luhet në shtëpinë e Melbourne, por për Berishën ky detaj nuk bën diferencën.

“Nuk ka rëndësi se ku luan. GJithçka varet nga sjellja e skuadrës në fushë. Ekipi që do të luajë më mirë, do të fitojë. Do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave të forta fizikisht dhe mendoj se do të has shumë vështirësi”.

Barcelona rrezikon të udhëtojë me një mungesë të rëndësishme në Madrid për “El Clasicon” e parë të sezonit.

Pas zyrtarizimit të mungesës së Lionel Messit, katalanasit kanë pak shanse të përfshijë në grup mesfushorin kroat, Ivan Rakitic, i cili pësoi një dëmtim në sfidën kundër BATE Borisov. Klubi konfirmon mungesën e ballkanasit për ndeshjen e fundjavës kundër Villarreal në “Camp Nou” dhe bën me dije transferta e Madridit në 21 Nëntor, mbetet në rrezik. “Periudha e rehabilitimit do të ndiqet me një kujdes të veçantë dhe për të mësuar nëse do të jetë i gatshëm për “El Clasicon”, duhet të ndjekim ecurinë e dëmtimit“, nënvizoi trajneri i skuadrës katalanase, sipas të cilit, dëmtimi i Rakitic është një lajm i keq për Barcelonën.

“Gjatë kohëve të fundit nuk kemi pasur shumë fat sepse dëmtimet nuk po na japin hapësira në mënyrë që lojtarët të pushojnë. Nuk e di nëse Rakitic do të jetë i gatshëm për El Clasicon, gjithçka varet nga mjekët dhe vetë lojtari. Për momentin nuk do të jetë në dispozicionin tonë“, e përfundon deklaratën trajneri kampion Europe. Sfida e 21 Nëntorit do të jetë një test kyç për dy kryesueset e kampionatit spanjoll pasi Reali dhe Barcelona kryesojnë me nga 24 pikë pas 10 javëve të para.

Kosova ka marrë lejen të mërkurën nga FIFA për ndryshim të terminit të miqësores dhe në vend të 17 nëntorit, ndeshja do të luhet katër ditë më herët, ashtu siç ka kërkuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Kosova, sipas vendimit të FIFA-s për zhvillimin e miqësoreve, e kishte njoftuar atë 21 ditë para terminit të parë, pra 17 nëntorit, dhe kur Shqipëria kërkoi ndryshim termini, nuk kishin mbetur as 10 ditë.

Por FIFA ka lëshuar pe, që kjo miqësore e proklamuar si festive për shkak të kualifikimit të Shqipërisë në Evropian të luhet në Prishtinë. Do të nisë në orën 14:00, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja e shumëpërfolur miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë përfundimisht do të luhet më 13 nëntor në Prishtinë.
Kosova ka marrë lejen të mërkurën nga FIFA për ndryshim të terminit të miqësores dhe në vend të 17 nëntorit, ndeshja do të luhet katër ditë më herët, ashtu siç ka kërkuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Kosova, sipas vendimit të FIFA-s për zhvillimin e miqësoreve, e kishte njoftuar atë 21 ditë para terminit të parë, pra 17 nëntorit, dhe kur Shqipëria kërkoi ndryshim termini, nuk kishin mbetur as 10 ditë.

Skuadra portugeze në “Elbasan Arena” do të luaj me disa mungesa të rëndësishme në formacion.

Ashtu si në ndeshjen e dy javëve më parë të zhvilluar në Lisbonë edhe në takimin e kësaj të enjteje që do të luhet në “Elbasan Arena”, Sportingu i Jorge Jesus do të zbresë në fushë me mungesa të rëndësishme ndaj Skënderbeut.

Në listën e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nuk janë përfshirë lojtarë të tillë si Bryan Ruiz, Teofilo Gutierrez, William Carvalho dhe Alberto Aquilani, autori i golit që zhbllokoi shifrat në takimin e Jose Alvalades.

Nëse bomberi kolumbian, Teo Gutierrez është lënë pushim nga trajneri Jesus, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kostarikanin Bryan Ruiz, portugezin William Carvalho dhe italianin Alberto Aquiliani pasi të tre këta të futbollistë kanë probleme fizike.

Rikthehet nga skualifikimi ndërkohë mesfushori Joao Mario, i cili është grumbulluar dhe së bashku me Adrien Silvën mund të formojë një dyshe të frikshme në qëndër të mesfushës, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ashtu si në ndeshjen e Jose Alvalades ndaj korcarëve trajneri Jorge Jesus të aktivozjë lojtarët që kanë luajtur më pak.

Në listë bën pjesë edhe mbrojtësi Naldo që mesa duket e ka hedhur pas krahëve dëmtimin. Nuk figuron ndër të grumbulluarit e trajnerit të Sportingut as sulmuesi Andre Carillo, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën me luanët e Lisbonës, dhe për këtë arsye nuk bën pjesë më në planet e stafit teknik.

Raportet që thonin se klubi nga principata ishte interesuar për shefin e pankinës së Chelseat janë mohuar nga zyrtarët e tij.

Monaco ka mohuar spekulimet se ka dështuar për të transferuar në radhët e veta Jose Mourinhon.

Alessandro Proto, një nga aksionarët e vegjël ka thënë para mediave se klubi ishte i interesuar për ta transferuar Mourinhon në radhët e veta, por 71 milionë funtet që duheshin paguar për këtë gjë kanë bërë që gjithçka të mbetet në pikën zero.

Shefi i Bluve është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta këtë edicion – Chelsea gjendet në pozitën e 15-të në tabelën e Premierligës.

“AS Monaco fton mediat që të mos përsërisin thashetheme të tilla me bazë dhe burim të paqartë”.

Jurgen Klopp i ka thënë Steven Gerrardit se është i mirëseardhur për t’u kthyer në Liverpool për të trajnuar skuadrën e parë, raporton Sky Sports.

Megjithatë, ky medium mëson gjithashtu se raportimet se Gerrard do të mund të ktheje për të luajtur për skuadrën janë pothuajse të barabarta me zero.

35-vjeçari do të aterrojë në Britani këtë të mërkurë pas përfundimit të sezonit në MLS me LA Galaxy, skuadër me të cilën ai u bashkua këtë verë pas 17 vjetësh në Anfield.

Gerrard debutoi në MLS me një gol, por synimi i tij përfundoi me zhgënjim pasi Galaxy u diskualifikuan nga play-offi nga Seattle Sounders javën e kaluar dhe spekulimet për të ardhmen e tij nisën pas një interviste në të cilën ai pranoi se e ka pasur të vështirë të adaptohej me jetën në SHBA.

Reporteri i Sky Sports News HQ, Ben Ransom, tha: “Steven Gerrard ka folur me Jurgen Kloppin në telefon derisa ishte në LA, por ajo bisedë kishte të bënte vetëm me urimin që Gerrard i dha menaxherit të ri të Liverpoolit”, transmeton Koha.net.

“Në këtë fazë më kanë thënë se nuk ka pasur diskutime për kthimin e Gerrardit si lojtar, por Klopp ka theksuar se mesfushori është më shumë se i mirëseardhur në Melwood që të trajnojë ekipin e parë gjatë pushimit në MLS. Më kanë thënë se takimi do të ndodhë posa Gerrard të rehatohet në Britani. Ai shkoi në LA me shpresë e pritje të mëdha, por ka folur me sfidat e papritura me të cilat është përballur”, ka thënë më tej Ransom.

“Ai nuk e ka kuptuar fillimisht kohën që do të kalojë në udhëtime, largësinë nga familja, veçanërisht kur LA luante në bregun lindor. Këto dhe shumë faktorë tjerë janë arsyet që e kanë shtyrë Gerrardin ta rimendojë të ardhmen e tij”, ka potencuar reporteri i Sky Sports.

Gerrard gjatë muajit shtator ka thënë se do të kishte qëndruar në Liverpool nëse do t’i jepej mundësia e rolit të trajnerit.

Ish-kreu i Federatës Braziliane të Futbollit, Jose Maria Marin, është ekstraduar drejt SHBA-ve për t’u përballur me akuzat për korrupsion. Pas ekstradimit të tij, Marin u paraqit në Gjykatën e Nju Jorkut, ku deklaroi se ishte i pafajshëm.

Ai ishte në mesin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s të cilët u arrestuan në Zvicër në muajin maj, transmeton TCh njoftimin. Marin akuzohet për marrje ryshfeti miliona dollarë nga kompani sportive të marketingut në lidhje me Kupën e Amerikës dhe Botërorin e Brazilit.

Autoritetet zvicerane deklaruan se ai u shoqërua nga policë amerikanë në fluturimin nga Cyrihu deri në Nju Jork. Në rast se shpallet fajtor për akuzat e ngritura, Marin mund të dënohet deri në 20 vite burg.

SHBA-të kanë paditur 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të FIFA-s për korrupsion, pas një hetimi të thellë nga Byroja Federale e Hetimeve.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka mohuar gjithmonë se ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, por në shtator autoritetet zvicerane, me kërkesën e SHBA-ve, filluan hetimet ndaj tij.

Ylli i futbollit francez, Karim Benzema është arrestuar para pak minutash në Versajë të Francës. Benzema është arrestuar nga policia franceze në lidhje me një video shantazhuese ndaj ish bashkëlojtarit të tij, Mathieu Valbuena.

Thuhet se Benzema ka shantazhuar Valbuenan me publikimin e një video të një vajze, video e cila thuhet se është me përmbajtje erotike.

Për lirimin e Benzemas është duke u angazhuar avokati i tij, por raportet franceze tregojnë se prokuroria ka refuzuar në kërkesën e parë për lirimin e tij./