Shendetesi

Një studim ka gjetur se dëgjimi i muzikës para, pas ose gjatë një operacion zvogëlon dhimbjen dhe ankthi e ndjerë më pas.

Një Ekip nga Universiteti Brunel në Londër kanë dëshmuar se të dëgjuarit muzikë para operacionit, pacientët ndjehen shumë më mirë kundër atyre që nuk dëgjojnë.

Hulumtuesit kanë bërë thirrje që të ofrohet muzikë për të gjitha pacientët që i hyjnë operacionit, transmeton Klan Kosova.

Pacientët janë pyetur se sa dhimbje kanë pasur ata nga 1-10, 24 orë pas operacionit.

Ata që kishin dëgjuar muzikë treguan se dhimbjet ishin dy hërë më pak të forta kundër atyre që nuk dëgjuan.

Ata gjithashtu kishint treguar se ishin ndjerë më pak të shqetësuar.

Dëgjimi i muzikës në çdo kohë dukej efektiv, por ata që dëgjonin muzikën para operacionit ndjehen më mirë se ata që e dëgjuan gjatë ose pas.

Pacientët të cilët ishin të lejuar për të zgjedhur preferencën e tyre ishin ndjerë edhe më mirë, se ata që nuk kishin zgjidhje.

Studimi i publikuar në revistën Lancet, nuk ka përcaktuar saktësisht pse muzika ka një ndikim të tillë, por mendohet se është për shkak se mbanë trurin e zënë, largon vëmendjen e njerëzve nga dhimbjet.

Gjatë ditës ne mund të kryejmë aktivitete të ndryshme që na lodhin dhe për më tepër këmbët, të cilat shpesh mund të enjten. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e këmbëve gjatë ditës mund të ndiqni këto këshilla për çdo problem.

Kur ju dhembin në fund të ditës
Hidhni gjysmë gotë uthull të bardhë në një legen me ujë dhe vendosini këmbët në mbrëmje.

Kallo në shputa

Masazhojeni në mëngjes dhe mbrëmje me një tampon pambuku të lagur me lëng limoni.

Kundër morthit
Aplikoni kompresa me lëngun e gjetheve të arrave. Këtë lëng mund ta përgatisni kështu: Hidhni në 500 gram ujë të nxehtë një grusht gjethesh, pas 10 minutash filtrojeni lëngu, përdoreni të vakët.

Këmbë të fryra
Vendosini sipër disa feta patatesh të cilat kanë efekt thithës. Ndjesia e rëndesës në këmbë qetësohet duke i futur këmbët për 20 minuta në një legen me ujë të vakët ku keni tretur më parë dy grushte me kripë të ashpër.

Peshku është një thesar i vërtetë shëndetësor, kështu që duhet ta hani atë të paktën një herë në javë, këshillojnë ekspertët.

Peshku është një ushqim i duhur për trurin. Qoftë fileto, i pjekur në furrë apo në skarë, dhe pa marrë parasysh se sa përmban omega-3, ekspertët rekomandojnë që peshkun ta konsumoni të paktën një herë në javë.

Memoria është shumë më e mirë tek njerëzit të cilët hanë peshk rregullisht, se sa tek ata që nuk e bëjnë këtë, tregon gjithashtu kërkimi shkencor.

“Hulumtimi ynë tregon se njerëzit të cilët hanë më shumë peshk të pjekur në furrë, në skarë apo të zier se sa të skuqur, kanë kujtesë shumë më të mirë. Megjithatë, ende nuk e kemi gjetur ndonjë lidhje të qartë në mes të niveleve të acideve yndyrore omega-3 dhe ndryshimeve në tru. Prandaj, në thelb, rekomandohet çfarëdo peshku. Sigurisht, i kemi ekzaminuar të gjithë faktorët që ndikojnë në jetë, ndërsa dieta është vetëm një prej tyre”, thotë profesori i psikiatrisë në Universitetin e Mjekësisë në Pitsburg, dr. James Becker, ndërsa përcjell Daily Mail.

Prandaj, në dietën tuaj përfshini peshk të zier, të pjekur në furrë apo të pjekur në skarë, të paktën një herë në javë./zhurnal

Kur është shumë nxehtë  është e nevojshme për të ruajtur një ekuilibër të mirë të ujit në trupin tonë. Është një pohim që vlen për të gjithë, më shumë për të moshuarit, por edhe më shumë për fëmijët.

Loja është armikja e pirjes
Vogëlushët kur janë në ajër të pastër, janë të përqëndruar në lojë dhe argëtim dhe harrojnë të hanë dhe të pijnë ujë. Por aktiviteti fizik të çon në një konsum të lartë të lëngjeve, të cilat absolutisht duhet të kompensohen. Uji, gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm në fazën e rritjes, dhe prandaj duhet që prindërit ti ofrojnë fëmijëve të pinë, qoftë ujë apo lëng frutash.

Pasojat e dehidrimit
Fjala kycce është hidratim: një mangësi mund të ketë pasoja të rëndësishme në zhvillimin fizik të fëmijës, të tilla si dhimbje koke, mungesë oreksi, humbje e përqendrimit, nervozizëm dhe të qenët i përgjumur. Për më tepër, ka një sensibilitet më të madh për humbjen e lëngjeve që shkaktohet nga një sipërfaqe trupi më të madhe se sa të rriturit, nga një rregullim më pak efikas të djersitjes, të funksionit renal dhe, siç u përmend tashmë, nga një perceptim më të ulët të etjes.

Mbi një litër ujë në ditë
Sipas ekspertëve, fëmijët duhet të pinë mesatarisht, sidomos në verë, disa litra ujë në ditë, edhe pse kjo ndryshon në varësi nga grupmoshat. Në më të vegjlit është e mjaftueshme edhe një deri një litër e gjysmë, por sa më shumë që të rritet, aq më shumë rritet vlera, duke arritur deri në 2.5 litra për një djalë rreth 17 vjeç, duke marrë parasysh edhe sasinë e aktivitetit fizik.

Këshillat e ekspertit: pini, pini, pini
Këtu keni disa këshilla shumë të vlefshme nga nutricionistët e fëmijëve. Shmangni ushtrimin fizik gjatë orëve të nxehta të ditës, kompensoni lëngjet e humbura duke pirë shpesh ujë jo shumë të ftohtë dhe mbani me vete një shishe me ujë që të mos ju thahet goja. Fëmijët më të vegjël, duhet të marrin lëngje çdo gjysmë ore. Së fundi, duhet të favorizohet një dietë e lehtë dhe shumë ujë, me shumë fruta, veçanërisht shalqi dhe pjepër, por edhe perime, lëngje të shtrydhura frutash, kos, akullore.

Vaji i hudhrës është një produkt që njihet për vetitë e tij të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm ka në mbrojtjen e zemrës nga dëmtimet.

Sipas një studimi të fundit rezulton se vaji i hudhrës mbron zemrën, pas kalimit të një sulmi ose pas operimit. Hudhra vjen në kontakt me sistemin kardiovaskular, duke ju falënderuar substancës alicinë. Në fakt, alicina reagon me rruazat e kuqe të gjakut, duke prodhuar sulfitin, i cili më pas relakson enët e gjakut dhe bën që gjaku të rrjedhë më lehtë.

Përbërësit e hudhrës “dialil-trisulfid” lirojnë këtë substancë në zemër, duke theksuar se ajo i hap rrugë gjakut në zemër të qarkullojë më lirshëm. Shkencëtarët amerikanë në Orlando kanë testuar këtë version, për t’u bindur se deri në çfarë mase alicina mbron zemrën nga arteriet e mbyllura.

Gjuha, është një pjesë e organizmit tonë që ka një rol të qensishëm në tregimin e shëndetit të organizmit. Ekzistojnë tre zona kryesore në gjuhë që do ju ndihmojnë të kuptoni se ku të përqëndroheni për të kuptuar çfarë tregon ajo për shëndetin.

Ngjyra e gjuhës
Ngjyra e gjuhës mund t’ju thotë shumë për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu mund t’ju tregojë për nivelet e oksigjenit në trup.

Veshja e gjuhës, e cila ndihmon për të treguar mbi shëndetin e sistemit të tretjes.

Anët e gjuhës janë gjithashtu të rëndësishme për vetëdiagnozën.

Disa nga gjërat më të zakonshme që mund t’i shihni në gjuhën tuaj dhe ja cili është kuptimi i tyre:

Një shtresë e bardhë në gjuhë: e cila nënkupton se keni një rritje të jashtëzakonshme të infeksioneve mykotike. Por, para se të krijoni panik në lidhje me infeksionet, provoni të lani mirë gjuhën për një javë dhe pastaj shihni nëse shtresa e bardhë vazhdon të jetë mbi gjuhë.

Infeksionet mykotike shpesh ndodhin pasi keni qenë sëmurë dhe keni përdorur antibiotikë ose kur sistemi imunitar është i dobët. Nëse shtresa e bardhë vazhdon, atëherë konsultohuni me mjekun.

Gjuhë e kuqe Një gjuhë e shëndoshë është ngjyrë rozë trëndafili. Nëse shikoni se gjuha juaj është bërë e kuqe, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të merrni masa. Nëse keni gjuhë të kuqe dhe dhimbje të fytit, atëherë shanset janë që ajo është e lidhur me ndonjë infeksion që po kaloni. Drejtohuni tek mjeku për një kontroll.

Gurët në veshka janë me të vërtetë të padurueshëm dhe shkaktojnë dhimbje, e çdokush që vuan prej tyre e di shumë mirë se janë me të vërtetë të bezdisshëm dhe që problemi më i madh është kur njerëzit duhet të urinojnë. Ato shkaktojnë dhimbje në veshka si dhe në kanalet e urinës. Simptomat janë aromë e keqe në urinë, apo edhe shenja gjaku disa herë.

Lajmi i mirë është se ka një përbërje natyrale kuruese, e cila mund të zgjidhë në mënyrë të suksesshme problemin e gurëve në veshka dhe njëkohësisht t’ju shpëtojë prej tyre në një mënyrë jo të dhimbshme.

Përbërësit

1 filxhan me shurup të pastër maple (e gjeni në farmaci, male është një lloj bime kurative)

250 gr vaj ulliri ekstra i virgjër

205 gr limon

250 rrënjë majdanozi

250 gr majtë organik i papërpunuar

Përgatitja

Pastroni limonin dhe prijeni atë në copa të holla. Më pas shtrydheni mirë dhe prisni rrënjët e majdanozit në copa të vogla duke i përzier mirë me limonin. Më pas shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe shurupin e maple. Përziejini mirë deri sa të bëhet një masë e trashë kremoze dhe homogjene. Hidheni përzierjen në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Konsumi:

Hani një lugë gjelle nga kjo përzierje çdo mëngjes esëll. Konsumoni shumë lëngje frutash dhe ujë gjatë ditës. Përveç se ka një shije shumë të mirë, kjo përbërje ju ndihmon të mbani larg infeksionet urinare dhe bakteriale

Një nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është ajo me qepë të kuqe, e cila është prezantuar edhe nga ekspertët e huaj.

Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, që i bën flokët të fuqishëm.

Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që, inflamacioni të mbahet larg lëkurës.

Si ta përgatisni maskën

– Merrni 3-4 qepë të kuqe dhe shtrydhini lëngun. Për të bërë këtë veprim mund të përdorni edhe një shtrydhëse.
Përzini një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në kokë për 15-30 minuta.
Më pas lani flokët me ujë, duke e mbajtur në atë gjendje edhe për një orë tjetër. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.

1 gotë me lëng frutash në ditë mban enët e gjakut të shëndetshme dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Ky është rezultati i një studimi të fundit, në të cilin shkencëtarët kanë zbuluar se frutat përmbajnë vitamina, të cilat ndihmojnë dhe janë përgjegjëse për përmirësimin e shëndetit.

Mbajtja e një diete të pasur me fruta ka qenë prej kohësh e njohur si dietë e shëndetshme. Por kanë qenë të pakta hulumtimet rreth të mirave që përfitohen.

Substanca e flavanonit, e cila gjendet tek frutat ndihmon pikërisht për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit kanë sugjeruar se minimalisht duhet konsumuar një gotë në ditë, me fruta të shtrydhura.

Rezultatet e studimit u publikuan në American Journal of Clinical Nutrition.

Kafja është e pasur me antioksidantë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, siç është edhe kanceri i zorrës së trashë. Antioksidantët e gjetur në kafe janë pjesë e klorinës gjenike, e cila është gjetur në shumë fruta që ne konsumojmë çdo ditë. Gjithsesi, këto veti antioksiduese mund të shkaktojnë reaksione të ndryshme në trup, veçanërisht nëse konsumojmë kafe përpara se të kemi ngrënë ndonjë vakt (e veçanërisht mëngjesin).

Më saktësisht, një filxhan me kafe të zezë kur konsumohet me stomakun bosh mund të stimulojë sekretimin e acidit hidroklorik në pjesët tretëse. Kjo ndihet veçanërisht tek personat që vuajnë nga gastriti. Acidi hidrokalorik përdoret për të dekompozuar ushqimin në stomak. Problemet e tretjes të shkaktuara nga ky faktor mund të shprehen dhe dallohen më së shumti gjatë vakteve të rënda, të cilat nxjerrin probleme me dekompozimin e proteinave.

Probleme të shumta me shëndetin mund të shkaktohen si pasojë e proteinave që ngelen të shpërbëra në trup. Këto probleme përfshijnë irritimin, gjakrrjedhjen, inflamacionin e organeve të brendshme apo edhe kancerin e zorrës së trashë.

Shumë kërkime dalin në përfundimin se kafja nuk duhet të konsumohet menjëherë pasi zgjoheni nga gjumi pasi kjo bën që të rritet niveli i kortizolit në trup shumë shpejt, çka më tej do t’i duhet një kohë e gjatë trupit që të stabilizohet. Këshillohet që kafja të konsumohet një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi dhe pasi të keni ngrënë të paktën një fetë bukë.

Kortizoli kontrollon orën biologjike dhe fuqinë e trupit. Për më tepër një filxhan kafe në stomak bosh mund të çojë në rritjen e acidit gastrik, gjakrrjedhje madje edhe të vjella. Nëse nuk keni kohë të konsumoni ushqimin e mëngjesit, apo nuk e nisni dot një ditë pa kafe, bëni mirë t’i hidhni qumësht kafen tuaj, apo të konsumoni pak djathë, për të mos e pasur stomakun bosh./tesheshi