Receta e ditës

Biskotat Jafa janë ëmbëlsirat më të dashura për të gjitha moshat. Përse të mos provoni ta gatuani vetë. Lexoni se sa e thjeshtë është.

Këtë desert më së pari e ka lansuar kompania Mc Vitie dhe Price qysh në vitin 1927 dhe e ka quajtur sipas portokallit jaffa. Që atëherë gatuhet në tri shtresa – biskota, xhel portokalli dhe cokollate përsipër.

Përbërja (për 12 biskota)

• 1 lugë marmaladë prej portokalli

• 125 ml ujë të vluar

• 2 vezë

• 50 g sheqer

• 50 gr miell

• 200 gr. cokolladë për gatim

Ngroheni furrën në 180 oC, lyejni kallëpet mafin. Xhelin prejeni në copa të vogla dhe përzijeni me marmaladë dhe ujë të vluar – përzijeni derisa të shkrihet xheli. Masën derdheni në tepsi me një trashësi prej 1 cm, pastaj lëreni në frigorifer që të forcohet.

Për ta bërë biskotën tundini vezët me sheqerin derisa të fitohet një masë e ngjeshur. Shtoni miell dhe përziejeni mirë. Mbushini kallëpet mafine (ose në një tepsi për biskota, që është pak më e cekët se tepsia për kallëpet mafine). Piqeni rreth 10 min dhe lëreni të ftohet.

Preni nga brumi i ftohur 12 rrathë të vegjël dhe një nga një vendosini mbi biskotat e rrumbullakëta.

Cokolladën shkrijeni në avull dhe derdheni përmbi xhelin dhe biskotat.Biskotat dhe xhelin mund ta lini në kallëpe ose t’i radhisni në tepsi të mbuluar me letër pjekëse para se t’i lyeni me cokolladë.

Lërini të forcohen dhe pastaj mund t’i zbukuroni me arra të bluara e me fruta të tjera dekoruese.

Përbërësit:

-Patate

-Vaj luledielli për skuqje

-Kripë/piper/rigon

Përgatitja:

Në fillim qërojmë patatet me shumë kujdes. I lajmë dhe i presim ato në feta sa me të holla. I vendosim më pas në një enë me ujë dhe i lëmë aty për rreth 2 orë, ndërsa ndërrojini ujin 1 herë në 1 orë.

Kjo bën që patatet të heqin niseshten e tepërt dhe të bëhen sa me krokante. Pas 2 orësh i kullojmë dhe i thajmë me letra kuzhine.

I skuqim në tempertaturë 190 gradë, në vaj të bollshëm afërsisht 3 minuta dhe më pasi i heqim duke i vënë menjëherë në një letër kuzhine.

Pasi t’ju jetë pirë vaji, hidhini kripën dhe erëzat dhe lerini të ftohen plotësisht në temperaturë ambienti.

Përbërësit:

1 kg kumbulla

800 gr sheqer

100 ml ujë

Përgatitja:

Si fillim lajmë kumbullat dhe iu heqim bërthamat, ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. I përziejmë vazhdimisht derisa të tretet sheqeri. Pasi i përziejmë me një lugë druri hedhim sasinë e kumbullave.

Kujdes, këshillohet të zihet në mënyrë të ngadaltë për rreth 45 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas këtij procesi e vendosim sërish të ziejë derisa në sipërfaqen e tij të shfaqet shkumë .

Në përfundim e hedhim në një vazo qelqi dhe e mbyllim fort me kapak për të mos patur kontakt me ajrin, pasi prishet.

Përbërësit:

1 kg kumbulla

800 gr sheqer

100 ml ujë

Përgatitja:

Si fillim lajmë kumbullat dhe iu heqim bërthamat, ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. I përziejmë vazhdimisht derisa të tretet sheqeri. Pasi i përziejmë me një lugë druri hedhim sasinë e kumbullave.

Kujdes, këshillohet të zihet në mënyrë të ngadaltë për rreth 45 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas këtij procesi e vendosim sërish të ziejë derisa në sipërfaqen e tij të shfaqet shkumë .

Në përfundim e hedhim në një vazo qelqi dhe e mbyllim fort me kapak për të mos patur kontakt me ajrin, pasi prishet.

A ju pelqen kokosi? A ju pelqen stina e verës e cila ju asocon në aromën e saj? Në vazhdim do ju mësojmë se si të bëni torte raffaello, të cilën do ta adhuroni pa masë.

Përbërësit e nevojshëm:

Për pandispanjën (petën)

6 vezë

150 gr sheqer

1 luge çaji ekstrakt vanilje

170 gr miell

40 gr gjalpë

300 ml krem (shllag)

250 ml krem kokosi

200 gr çokollatë e bardhë

350 gr djathë mascarpone

100 gr miell kokosi

Për kremin

Përbërësit shtesë:

1 filxhan liker Amaretto, ose përzierje me 2-3 lugë çaji ekstrakt te bajameve

100 gr bajame

30 gr miell kokosi

Toptha raffaello për dekorim

Që përgatitja e tortës të jetë me sukses, të gjithë përbërësit duhet të jenë në temperaturën e dhomës. Filloni duke përgatitur korën. Shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome, krijoni formën e rrumbullakët duke vënë edhe letrën për pjekje. Në një enë të madhe, me mikser elektrik rrahni vezët, ekstraktin e vaniljes si dhe sheqerin derisa të shkumëzojnë, përafërsisht 7-10 minuta. Shtoni miellin tri herë duke i përzier me vezët e rrahur dhe me ndihmën e një luge të madhe bashkoni masën deri sa të kompaktësohet. Në përzierjen e fundit të miellit, shtoni edhe gjalpin e shkrirë. Masën e përgatitur hidheni në formën paraprake të tortës (kallëpin e rrumbullakët) dhe piqeni në furrë të ngrohtë në 175 gradë, për rreth 30-40 minuta.

Kur korja të jetë pjekur dhe ftohur, bëni prerjen në mënyrë horizontale në tri pjesë të barabarta, dhe lëreni mënjanë deri sa të përgatitni kremin.

Sa më parë, ngrohni kremin dhe kremin e kokosit (nëse nuk mund të gjeni krem kokosi mund ta përdorni edhe atë të thjeshtë) dhe ndani çokollatën e bardhë në formë të copëtuar, përzieni mirë deri sa të fitoni një masë apo salcë të butë prej çokollate. Lëreni çokollatën të ftohet në temperaturë dhome, mbulojeni dhe lëreni të ftohet në frigorifer të paktën për 12 orë. Ditën tjetër, kremin e çokollatës përzieni me djathin mascarpone, shtoni miellin e kokosit dhe përzieni mirë këta përbërës.

Gjethet e thekura të bajameve renditni anash tortës duke e dekoruar atë. Pjesën e parë të korës së tortës, vendoseni në një enë për shërbim, hidhni Amaretton apo çajin dhe hidhni 1/3 e kremit, pastaj vendosni korën tjetër dhe vazhdoni procedurën derisa materiali të përfundojë.

Në fund, tërë tortën lyeni me krem, ndërsa anash ngjitni bajamet e thekura. Nëse dëshironi, sa për dekorim mbi tortë mund të vendosni toptha të vegjël raffaello dhe në fund lëreni që të ftohet.

Torte-raffaelo

Përbërësit:

1.5 litra lëng peshku

Selino

Mjadanoz

Kripë

Piper

3 kokrra patate

3 karota

8 mashurka

2 kokrra domate

3 lugë vaj

Qepë

Përgatitja:

Lajmë perimet me ujë të bollshëm dhe më pas i presim në formë kubike. Në një tenxhere me vaj hedhim qepë të grirë hollë dhe pasi e përziejmë derisa të zverdhet, shtojmë karotat, selino, mashurka dhe pak miell. Pas këtij procesi hedhim domatet të cilave iu duhet hequr lëkura. Lëngu i peshkut të cilin duhet ta përgatisim që në fillim, i hidhet masës së përzier dhe e lëmë të marrë valë. Më pas hedhim patatet dhe i lëmë të ziejnë rreth 10 – 15 minuta. Supës i hidhet në fund majdanoz, selino, piper dhe kripë sipas dëshirës. Gjatë kohës së servirjes në pjatë i hedhim copëza tul peshku të cilat janë të ziera dhe të pastruara nga halat.

Përbërësit:

-400 gram filet viçi

-200 gram kërpudha

-200 gram rukola

-2 qepë mesatare

-200 gram djathë kaçkavall të grirë

-1 degëz rozmarinë

-Uthull balsamike

-5 lugë vaj ulliri

-Kripë, pipër

Përgatitja:

Në fillim priteni fileton e viçit dhe pastrojeni mirë. Më pas pastroni kërpudhat, rukolën. Më pas qëroni qepën dhe priteni atë në formë rrethore. Shpëlajeni mirë dhe vendoseni në një enë. Shtoni aty 50 gram uthullën balsamike, 1 lugë vaj ulliri, pak kripë dhe piper.

Ndërkohë merrni filetot e viçit, vendosini secilës në qendër një fletë qepë, mbështillini duke i bërë role dhe veproni kështu me secilën fileto të prerë. Vendosini ato të skuqen në tigan me pak vaj.

Ndërkohë, në një enë hidhni vajin e mbetur të ullirit, uthullën balsamike, kërpudhat, gjethe rozmarinë. I përzjeni ato në një mikser derisa të bëhet një masë kremoze.

Për t’i servirur, në një pjatë vendosni rukola, në qendër të tyre filetot e skuqura, lyejini ato me salcën e përgatitur dhe spërkatini me djathin e grirë. Shtoni kripë dhe piper dhe sipas dëshirës mund ta zbukuroni me gjethe rozmarine.

Përbërësit:

-1 kg fileto viçi

-1 kokërr hudhër të grirë hollë

-3 luge gjelle vaj

-1 kubik koncentrat mish viçi

-1/4 gote ujë i nxehtë

-1 luge gjelle niseshte

-2-3 lugë gjelle qepë të copëtuar në kubikë të vegjël

-2 speca jeshil

-1 lugë domate e grirë

-3 lugje gjelle salcë soi

-1 lugë çaji sheqer i bardhë

-1 lugë caji kripë

-Kripë, pipër

Përgatitja:

Marinoni filetot e viçit me kripë, pipër dhe hudhër. Lerini për pak kohë dhë më pas fërgojini në një tigan të nxehur më parë në temperaturë mesatare. Në një tenxhere me ujë, hidhni koncentratin e mishit dhe lereni për pak sa të tretet dhe uji të marrë valë (në vend të ujit dhe koncentratit mund të përdorni lëng mishi).

Shtoni aty niseshtenë dhe përziejeni herë pas herë here. Hidheni këtë përzjerje në tiganin ku është mishi e shtoni gjthashtu qepët, specat, domatet, salcën e soit, sheqerin dhe kripën. Mbulojeni me një kapak dhe lereni ashtu për 3 orë.

Më pas shërbejeni të ngrohtë.

Përbërësit (për 5 persona) :

-250gr brokoli

-320gr spinaq

-shtalpë piper i zi

-pana 50 gram gjalpë

-500gr peshk

-2 vezë

-1 limon

-ujë 250ml

Përgatitja:

Fillimisht grijmë spinaqin dhe brokolin dhe i vendosim për t’i zjerë. Më pas i lëmë të ftohen. Më pas pastrojmë dhe presim peshkun. I shtrydhim më pas limon, i hapim atij disa të çara në pjesë të ndryshme dhe brënda tij vendosim limon, udhër, kripë dhe pipër të zi sipas dëshirës.

Po në të njëjtën kohë, marrim panën dhe shtalpën dhe i përzjejmë me njëra tjetrën. I shtojmë brokolin dhe spinaqin e zjerë e të grirë hollë. I përzjejmë me njëra tjetrën mirë dhe mbushim me to peshkun. E vendosim më pas në tavë të lyer me gjalë dhe I hedhim 250 ml ujë. E fusim më pas në furrë dhe e lëmë aty për 45 minuta në temperature 200 gradë.

Pasi të jetë pjekur e shërbejmë atë të ngrohtë.

Përbërësit:

-500 gr makarona

-300 gr mish të grirë

-1 lt salcë

-1 qepë

-1 karotë

-2 lugë vaj

-djathë parmixhano

-1 degë selino

-kripë, piper

Salca beshamel:

-1 lt qumësht

-100 gr gjalpë ose margarinë

-100 gr miell

-kripë

-arrë moskat

Përgatitja:

Skuqim qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper.

Pasi të marrë 2-3 valë, e heqim nga zjarri.

Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me salcën, më pas i shtrojmë në tavë.

Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.