Receta e ditës

Ëmbëlsira të preferuara të shumicës së njerëzve janë kiflet, të buta dhe të mbushura me fill të ëmbël apo të njelmët.

Përbërësit:

– 1 kg miell,

– 500 ml ujë të vakët,

– Një katror tharmë,

– Një lugë të vogël kripë,

– Një lugë të vogël sheqer,

– 1 margarinë,

– Një filxhan vaj,

– 2 vezë.

Përgatitja:

Në pak ujë tundeni tharmin dhe sheqerin.

Një vezë dhe një të verdhët e vezës (një të bardhët e vezës mbetet për lyerje), shtoni vaj dhe tharmin e tundur dhe përzieni mirë.

Gradualisht shtoni miell, pjesën e mbetur të ujit dhe kripën dhe ngjishni mirë brumin.

Nëse brumi ju është bërë i ngjitshëm, shtoni edhe pak miell. Shtrijeni brumin me okllai në tavolinë dhe nga sipër rendisni margarinën.

Mbështillni sikur shtrudëll dhe pritni me thikë ashtu që të përftoni dhjetë toptha.

Shtrini topthat, pritni brumin dhe bëni kilet për mbushje, sipas dëshirës.

Edhe një përparësi e kësaj recete është edhe ajo që nuk jeni të detyruar të prisni që brumi të bymehet!

Pite e shpejtë me patate: E shijshme për çdo rast!

Përbërësit:

– 500 g kore për pite,

– 1 kg patate,

– 2 lugë të vogla piper i zi i bluar,

– 4 lugë të vogla erëza të thata bimore,

– 2 dl ujë të gazuar,

– 1 dl vaj.

Përgatitja:

Patatet qëroni dhe bluani në rende, pastaj shtoni piperin dhe erëzat e thata bimore.

Në tepsi të vajosur qitni 2 kore të bashkuara, ndërsa mbi to patatet e grira bashkë me erëzat, pastaj sërish dy kore të cilat i lyejmë me përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit (2 dl ujë përzieni me 1 dl vaj).

Kur t’i lyejmë qesim në to pataten e grirë në rende dhe sipër tyre dy koret e tjera dhe sërish përsërisin procedurën derisa të shpenzojmë tërë materialin.

Me pjesën e mbetur të ujit dhe vajit lyejmë koren e sipërme. E pjekim në 200 gradë rreth 25-30 minuta.

Pesë minuta para se të përfundojë pjekja e nxjerrim piten, e lyejmë me gjalpë ose me margarinë. Mjafton një lugë për lyerje.

Katrorka me kokos.

Përbërësit:

2 vezë

200 gr miell

50 gr kakao

10 gr pluhur për pjekje

200 ml qumësht

100 ml vaj

100 gr sheqer

1 l qumësht

6 luge sheqer

7 luge griz

200 gr kokos

Hapat:

1. Se pari pergadisim mbushjen me kokosin.

2. Ne nje ene qesim qumeshtin te vloje ,ndajm vetem pak qumesht sa tetretim grizen dhe sheqerin.

3. Ne qumesntin qe vlon shtojme perzierjen dhe ziejme derisa te trashet(nuk do te jete dendesia sikurse pudinga),pastaj largojme nga zjarri,shtojme kokosin dhe perzijme mire.

4. Derisa mbushja te ftohet pergadisim perbersit per peten.

5. Perzijme te bardhat e vezes me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri,pastaj shtojme te verdhat e vezes nje nga nje duke perzier.

Kjo është sallatë patatesh me vezë, selino dhe turshi është me të vërtetë e mirë për t’u shërbyer me me speca djegës.

Përbërësit:

▪ 5 patate
▪ 3 vezë
▪ 1 filxhan selino (të copëtuar)
▪ 1/2 filxhan qepë (të copëtuara)
▪ 1/2 filxhan perime turshi
▪ 1/4 lugë çaji kripë hudhre
▪ 1/4 lugë çaji kripë (e përzier me selino)
▪ 1 lugë gjelle mustardë (e përgatitur)
▪ 1/4 filxhan majonezë
▪ piper i zi

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere të madhe me ujë të kripur derisa të vlojë. Shtojmë patatet dhe i gatuajmë derisa të zbuten, por të jenë ende të forta, për rreth 15 minuta.

I kullojmë, i lemë të ftohen, i qërojmë dhe i presim.

Vendosim vezët në një tigan dhe i mbulojmë me ujë të ftohtë. E lemë ujin të vlojë. I mbulojmë dhe i heqim nga nxehtësia.

I lemë vezët të qëndrojnë në ujë të nxehtë për 10 deri në 12 minuta. I heqim nga uji i nxehtë, i lemë të ftohen, i heqim lëvoren dhe i ndajmë në copa.

Në një tas të madh, përziejmë patatet, vezët, selinon, qepët, turshitë, kripën hudhër, kripën selino, mustardën, piperin dhe majonezën.

I përziejmë mirë dhe i fusim në frigorifer derisa të ftohen.

Përbërësit:

1.5 l qumësht

6 puding

500 gr margarinë

500 gr sheqer pluhur

300 gr biskota

300 gr lajthia

300 gr kokos

2 qese Krem

50 gr çokollatë

1. Nga qumeshti ndajme 200 ml qumesht te ftohet kurse pjesne tjeter e veme te vloje.

2. Ne qumeshtin qe vlon shtojme pudingat e tretura ne qumeshtin e ftohet dhe perziejm derisa te trashet pudinga.

3. Margarinen e mbajtur ne temperature ambienti e perzijme me sheqerin pluhur derisa te behet mase kremoze dhe perzijmeme pudingen e ftohur tashme.

4. Kremin e pudiges e ndajme ne tri ene vecmas.

5. Ne njeren pjese shtojme biskotat e bluara dhe perzijme derisa te perzihen mire perberist.

6. Masen e shtojme ne kallep dhe rrafshojme mire,leme te ftohet ne frigorifer.

7. Ne enen e dure qesim lajthite e bluara ose arrat dhe perzijme mire.

8. Massen me lajthite e qesim mbi shtresen me biskota dhe rrafshojme.

9. Pastaj ne enen e trete qesim kokosin dhe perzijme mire.

10. Masen me kokosin e qesim siper shtreses me lajthite dhe rrafshojme mire.

11. Perzijme krem panen sipas udhezimet ne qeske dhe dekrorojme embelsiren,duke shtuar dhe cokollate te grire ne rende persiper per dekor.

Përbërësit:

▪ 1 filxhan ujë
▪ 1/2 lugë çaji kripë
▪ 2 lugë gjelle salcë soje
▪ 1 filxhan oriz (i pagatuar)
▪ 1 lugë çaji vaj vegjetal
▪ 1/2 qepë (të prera hollë)
▪ 1/2 filxhan bishtaja (të gjelbra)
▪ 1 vezë (e rrahur lehtë)
▪ 1/4 lugë çaji piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan lemë të vlojnë ujë, kripë dhe salcë soje. Shtojmë oriz dhe i kaurdisim. I heqim nga të nxehtit, i mbulojmë dhe i lemë të pushojnë për 5 minuta.

Nxehim vajin në një tigan mesatar në nxehtësi mesatare. Kaurdisim qepët dhe bishtajat e gjelbra për 2 deri në 3 minuta.

Hedhim vezët dhe i skuqim për 2 minuta, duke i rrahur vezët ndërsa gatuhen.

I përziejmë mirë në orizin e gatuar dhe i spërkatim me piper. (Shije

Ëmbëlsirë ideale për kënaqje me kafe shtëpiake dhe ngrohtësi të këndshme

Përbërësit:

▪ 200 g çokollatë të zezë,▪ 250 g margarinë apo gjalpë,▪ 6 vezë,▪ 3 lugë kakao,▪ 500 ml qumësht,▪ 5 lugë sheqer,▪ Miell misri,▪ 1 lugë kafe instant,▪ Krem.

Për fill:

Në 500 ml qumësht zieni 3 vezë, sheqerin dhe miellin e misrit. Kur të bëhet puding qitni një lugë kafe instant dhe përzieni mirë.

Përgatitja:

1. Në avull shkrini çokollatën e zezë dhe margarinën, pastaj shtoni 3 të verdhë të vezës duke i zier ngadalë.

2. Në një enë të ndarë tundni 3 të bardhë të vezëve dhe përzieni me këtë tretje. Përzierjes shtoni kakaon.

3. Të gjitha qitni në kallëp torte dhe piqeni në 200 gradë celsius rreth 30 minuta.

4. Në një enë të veçantë tundni shkumën e kremit dhe shtojani fillit. Fillin qiteni në pandispanjë (lloj ushqimi nga mielli, sheqeri dhe vezët) dhe sipër qitni kakaon për ta dekoruar.

Këshillë shtesë:

Pa marrë parasysh se çfarë problemesh ju mundojnë, gatimi i kësaj ëmbëlsire të thjeshtë dhe degustimi i saj me kafe do t’jua përmirësojë ditën.

Përbërësit

2 vezë
2 luge sheqer
2 luge miell
2 luge kakao
½ pluhur për pjekje
150 ml qumësht
KREMI:
2 pudinga cokollate
400 ml qumësht
400 ml ajkë e ëmbël
150 gr cokollate e bardhe
6 luge sheqer
100 ml ajkë e ëmbël
100 gr cokollate e bardhe

Hapat

1

Perzijme vezet em sheqerin,shtojme miellin e perzier me pluhurin per pjekje dhe kakaon.

2

Masen e qesim ne kallep(24-26) te lyer dhe mbuluar me leter per pjekje.

3

Pjekim ne 200 grade per 15 minuta ose derisa pjekja vertetohet merremojce.

4

Pandispanjen e pjekur e leme te ftohet dhe njomim me cumesht cokollate(ne munges qumeshtit te zakonshem i shtoni nje luge neskvik).

5

Zijme pudingen si zakonisht,dhe leme te ftohet.

6

Ajken e embel e rrahim ne shkume te forte dhe perziejme me pudingen e ftohur duke perzier derisa te homogjenizohet kremi.

7

Nje pjese te cokollates se bardhe(50gr) e grijme ne rende dhe shtojme tek krem

8

Kurse 100 gr te cokollate se bardhe e shkrijme mbi avull ose ne mikrovale dhe shtojem te shkrire tek kremi dhe perzijem ngadale.

9

Per glazuren ngrohim ajken e embel100ml derisa te MOS vloje dhe ne te shtojme cokollaten e bardhe 100gr.

10

Perzijme derisa te shkrihet cokollata dhe qesim mbi kremin qe kemi shtrire ne pandispanje.

11

Embelsiren e leme te ftohet mire dhe servojme sipas deshires.

12

(Embelsiren e pergadisim fillimisht ne kallep te cilit i largohet rrethi,ftohim ne te dhe ne fund largojme rrethin)

Për një tavë tortë 26-28 cm

3 mollë mesatare
250 g miell 00
100 g sheqer
1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 majë luge të vogël kanellë
3 vezë
50 g gjalpë
4-5 lugë qumësht
2 lugë sheqer kaf

Për karamelin:

100 sheqer
150 ml pana e freskët
1 lugë gjalpë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni karamelin. Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarr të mesëm derisa të shkrihet plotësisht. Veçmas ngrohni panën, por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin. Përziejeni vazhdimisht derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin, përziejeni përsëri dhe lëreni të ftohet komplet.

Tani përgatisni tortën, ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat e vezëve formojini në shkumë.

Rrihni gjalpin me sheqerin derisa sheqeri të tretet dhe shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Përziejeni me rrahësin elektrik derisa të keni një masë shkumoze.

Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe kanellën te masa me vezë dhe përziejeni me delikatesë me një spatul kuzhine. Nëse masa ju rezulton shumë e trashë shtoni edhe nga një lugë qumësht. por nga një lugë e nga një lugë që mos ta qullni shumë brumin.

Tani bashkoni të bardhat e vezëve të formuara në shkumë te brumi dhe përziejeni me delikatesë që mos të ulni volumin e tyre.

Në fund bashkoni me brumin dhe karamelin. Gjithmonë përziejeni me delikatesë duke e çuar spatulën deri në fund të enës pasi aty depozitohet karameli.

Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhuroseni me miell.

Shtoni në të brumin dhe në komplet sipërfaqen e tortës zhysni brenda rreth e rrotull feta molle të prera hollë.

Spërkateni me sheqer kaf, vendosni akoma disa copëza gjalpi sipër dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për 40 minuta, shkruan adda’s all.

Lëreni të kullojë paksa dhe shërbejeni të ngrohtë (me një top akullore me vanilje sipër, kalon në një tjetër nivel).

Një picë më ndryshe se që keni përgatitur më parë.
Përbërësit:

Një bukë bajate (e preni në pjesë të holla), 2 vezë, 100gr shmand (pavllak), 200ml qumësht, një lugë e çajit kripë.

Për mbushje:

100gr suxhuk në rriska, djathë kaçkavalli i fortë i grirë në rende, 200gr djathë edameri (i prerë në katrorë), keçap, origano, piper të zi.

Përgatitja:

Në një tepsi të rrumbullakët të lyer me vaj paraprakisht vendosen rriskat e bukës kudo, nuk lihet hapësirë mes tyre. Derisa në një enë të thellë hidhen vezët, shmandi, kripa dhe qumështi duke formuar një masë homogjene.

Kjo masë ngadalë u hidhet bukëve sipër, pastaj hidhen copëzat e suxhukut, djathit të grirë në rende, djathit edamer në katrorë. Prapë vende-vende suxhukun, origanon, piperin e zi dhe në fund keçapin.

Lihet të pushojë për 20 minuta derisa bukët e thithin qumështin me shmand. Pas kësaj kohe, furra nxehet në 220 gradë C, vendoset pica të piqet për 15 minuta. Pasi të nxirret nga furra, shërbehet e nxehtë me jogurt ose çfarë të dëshironi ju. Ju bëftë mirë! Receta u mor në: pergatit.com