Podujevë

Dhjetëra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur nga Stacioni i Autobusëve në Podujevë për t’iu bashkuar protestës në Prishtinë, raporton Llapi.info.

Qëllimi kryesor është kundërshtimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kështu u shpreh Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevë, Bajram Ajeti.

“Qëllimi i protestës dihet. Kjo nuk është e sotme është nga viti i kaluar dhe ne e kemi kundërshtuar që nga fillimi dhe jemi plotësisht të qartë se kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës. Cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ky është një mentalitet dhe logjikë e sistemit dhe të menduarit të kaluar që për interesa të ngushta karrieriste, servil që janë bërë ndaj të gjithëve që të cenojnë territoret tona. Presim një pjesë marrje të mirë dhe një kundërshtim të vendosur”, tha Ajeti për Llapi.info.

Përveç aktivistëve të VV- së, afër Stacionit të Autobusëve në Podujevë kanë qëndruar edhe policë civil dhe pjesëtarë të KFOR- it.

Sipas Bajram Ajetit, protestues nga partitë tjera opozitare në Podujevë nuk ka.

Nisja është bërë në ora 9:30 minuta nga Stacionii i Autobusëve në Podujevë./Llapi.info

2 3456

Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) dhe kompania “Albini” në Sfeçël të Podujevës organizuan sot aktivitetin “Dita Fushore e Specit”, transmeton Llapi.info.

Sipas kumtesës komunale, Në emër të kryetarit të Komunës së Podujevës z.Agim Veliu të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, i cili u shpreh i lumtur që po merr pjesë në një aktivitet ku promovohet suksesi i fermerëve të fshatit Sfeçël.

“Komuna e Podujevës do të vazhdojë t’i përkrahë dhe subvencionojë fermerët llapjanë, sepse përkrahja e bujqësisë është përkrahje e punësimit të qytetarëve tanë dhe rritje e zhvillimit ekonomik të komunës së Podujevës”, tha Rudari.

Gjithashtu, Rudari falënderoi USAID-in për përkrahjen e vazhdueshme që u ka dhënë fermerëve llapjanë dhe premtoi që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), krahas “Ditës së Mjedrës” dhe “Ditës së Mjaltit”, në komunën e Podujevës do të shënohet edhe “Dita e Specit”.

Ndërsa, Përfaqësuesi i USAID-it, z. Paul Vaca, tha se programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale do të vazhdojë përkrahjen për fermerët llapjanë dhe bashkëpunimin me komunën e Podujevës.

“Falënderoj komunën për mbështetjen që po i jep sektorit të bujqësisë me subvencionimin e fermerëve, gjithashtu i falënderoi edhe për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim me ne, dhe si rezultat i sukseseve në sektorin e bujqësisë, fermerët e komunës së Podujevës do të jenë të parët në Kosovë që do të certifikohet me Standardin e Cilësisë së Produkteve Bujqësore “Global GAP”, tha Vaca

Kurse, Pronari i kompanisë për grumbullimin dhe ruajtjen e perimeve “Albini”, BekimVokrri tha se do të vazhdojë me avancimin e teknologjisë në kultivimin e specit, sepse falë ndihmës së USAID-it dhe përdorimit të kësaj teknologjie biznesi ynë ka shënuar dyfishim të produktit dhe cilësi të rendimentit.

Në fund të pranishmit kanë vizituar parcelat tradicionale dhe parcelat e punuara me teknologji të re./Llapi.info

Në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit nga Podujeva Ismet Krasniqi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e mërkurë) në orën 17:00 në fshatin Majac komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.

Një nga të afrimit e Krasiqit bëri të ditur se Krasniqi është detyruar ta ndërpres angazhimin në arsimi shkaku i sëmundjes.

“Ismet Krasniqi, pas angazhimit dhe kontributit të dhënë për brezat, në një periudhë të shkurtër për shkak të sëmundjes detyrohet të ndërpres angazhimin në procesin edukativ. Megjithatë ai vazhdoj të kontribuoj në shumë çështje të angazhimit qytetarë në kohën e okupimit. Ismet Krasniqi, shquhej për kurajën dhe guximin që shpërndante gjeneratave, për të rritur rezistencën dhe angazhimin për çlirimin e vendit” tha ndër të tjera i afërmi i të ndjerit./Llapi.info

Lëvizja Vetëvendosje përmes profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur orarin e nisjeve me autobus nga qytete të ndryshme të Kosovës për në Prishtinë, ku më 1 shtator ku do të protestohet kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, njofton Llapi.info.

Sipas VV- së, transporti për qytetarët të cilët duan ti bashkëngjiten kësaj proteste do të jetë falas.

Nisja për në kryeqytet nga Podujeva do të bëhet nga ora 9:30 minuta te Stacioni i Autobusëve në Podujevë, ndërsa nisjet tjera do të fillojnë nga ora 8:30 deri në ora 10:00 e mëngjesit./Llapi.info

VV

Pas publikimit të listës së futbollistëve që janë ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës nga Albert Bunjaki, i menjëhershëm ka qenë reagimi i portierit të Llapit, Ilir Avdyli, njofton Llapi.info.

Avdyli, përmes një statusi në Facebook është shprehur i pa kënaqur me këtë listë, pasi që sipas tij edhe ai e ka merituar një ftesë nga Bunjaki.

Ja reagimi i plotë i Avdylit:

Ne moshën 17vjeqare debutova ne Superlig dhe isha pjes e shum skuadrave pastaj kalova te Tirana kisha disa ndeshje.Pas pranimit te Kosoves ne UEFA dhe disa shkaqeve familjare vendosa ti kthehem futbollit te Kosoves pa dasht me nenqmu askend te mos gjendem pjes e kombtares??? !!! Veq nje deshir e kisha pas qe ta lodh koken pak me shume Albert Bunjaku.

ilir

Foto Ilustruese

Policia e Kosovës ka rrethuar një parcelë në Podujevë për shkak të gjetjes të një mjeti të dyshimt.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë për Indeksonline se aty është gjetur një mjet i dyshimtë ku është asgjësuar nga njësit relevante të KFOR-it dhe FSK-së.

“Eshtë gjetur një mjet i dyshimtë dhe kanë ardhur njësit relevante dhe e kanë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bislimi për Indeksonline.

 

Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditën e nesërme në qytetin e Podujevës. Sipas njoftimit të bërë nga KEDS, reduktimet do të jenë sikurse ditëve të tjera, deri në 4 orë pa rrymë, njofton Llapi.info.

Këto reduktime do të bëhen për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte.

Vendet në të cilat do të ketë ndërprerje të energjisë janë:

Më datën 31.08.2016 në NS 220/35/10kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV -Podujeva 1 (14000001)prej orës 08:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Javori, Furra Laura (Rugova), Blakqorët, Tabet, Ramë Obrança Kopallet, Apollonia private, Ujësjellsi i qytetit, Kulla e Sabitit, Malësia Betonjerka, Mulliri Blakqori private.
Arsyeja e shkyçjes: Revizioni i daljes 10kV

Më datën 31.08.2016, ne NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Podujeva 2 (14000002)prej orës 08:00 deri në ora 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shaban Shala, Spitali, Kombinati,”Malesia” Shpk.,Bankosi, Shtëpia e Mallrave, Parku Aneksi, Parku.
Arsyeja e shkyçjes: Revizioni i daljes

Më datën 31.08.2016, ne NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Podujeva 3 (14000003) prej orës 12:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Hakif Zejnullahu, Skënderbeu,Fitorja, rr. e Dëshmorëve.
Arsyeja e shkyçjes: Revizioni i daljes

Më datën 31.08.2016 në NS 220/35/10kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV -Podujeva 4 (14000004)prej orës 16:00 deri në orën 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vasharishta,Stadioni,Poliesteri,Besiana,lagja e Kuvajtit,Pompa Iliria private.
Arsyeja e shkyçjes: Revizioni i daljes 10kV

Më datën 31.08.2016 në NS 220/35//10 kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV (Sillosi) (14000006) nga ora 16:00 deri në orën 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Stacioni hekurudhor,Tallovit,Sigurimi social,Letonci,Brecalite,
Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.

Më datën 31.08.2016 në NS 220/35/10kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV -Fshatrat 2 (14000010)prej orës 08:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pompa Deda private, Godishnjak, Lluzhani, Kasablanka private, Shakovica, Sallabaja, Majaci,Zhegrova, Lupçi i Epërm, Popova, Sibovci, Qunakët, Potokët, TMK Penuh, Sokol Lluga, Bulliqët, Albi market,Sibovc i Epërm, Lluzhani;.
Arsyeja e shkyçjes: Revizioni i daljes 10kV.

Më datën 31.08.2016 në NS 220/35/10kV Podujevë do të shkyçet:
• Dalja 10 kV -Livadicë (14000011) prej orës 08:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Shtedime, Mirovci, Livadica, Dumnica te kodra e Miftarit, Dogana, Haxhi Sadria, Diana Shpk.
Arsyeja e shkyçjes: Revizioni i daljes 10kV.

Më datën 31.08.2016 në NS 35/10kV Batllavë do të shkyçet:
• Dalja 10kV Batllava(14015001) prej orës 08:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Boshnjakët, Ashkalitë, Malokët, Bajraktarët, Zymerajt, Statovci, Gërdovci, Zhitiali, Kaqibeg, Sibovc i Ulët,Statovci Batllava, Altrade.
Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.

/Llapi.info

foto ilustruese

Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Policia në Raportin e saj 24-orësh njofton se personi i arrestuar ishte i kërkuar nga polica dhe është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I arrestuar është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info

KEDS ka njoftuar se edhe ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se gjysmën e qyteteve të Republikës së Kosovës. Në mesin e këtyre qyteteve, pa energji elektrike, do të jetë edhe Komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas KEDS- it, këto ndërprerje po bëhen për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte dhe ndërprerjet do të zgjasin deri në 4 orë.

Ja edhe vendet në të cilat nesër do të ketë ndërprerje të energjisë:

Më datë 30.08.2016, ne NS 220/35/10 kV Podujevë do te shkyçet:

1. Dalja 10 kV Fshatrat 1 (14000009), prej orës 08:00 deri ne ora 12:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Llapashtica, Sekiraqa, Gllamnik, Konushevci, Burica, Penuh.

2. Dalja 10 kV Letanci (14000012), prej orës prej 08:00 deri ne ora 12:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin:
Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi, Pakashtica

3. Dalja 10 kV Podujeva 5(14000005) prej orës 16:00 deri ne ora 20:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Rr. Ali Ajeti, Rruga e Llapit dhe fsh. Ballofc.

4. Dalja 10 kV Ballofci (14000008), prej orës 12:00 deri ne ora 16:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin:Surkish,Balloc,Lladoc,Sfeqël,Dumosh, Shjakoc,Surdull,Hertice Drazhnje,Rakinicë,Turiçicë.

5. Dalja 10 kV Llausha,( 14000013) prej ores 12:00 deri ne ora 16:00
Gjatë kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Marincë.