Podujevë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se që nga sot do të nis dezinsektimi i qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas këtij njoftimi dezinsektimi do të bëhet në zonat publike të qytetit dhe hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë brena territorit të komunës së Podujevës.

Ky dezinsektim sipas njoftimit të komunës bëhet me qëllim të eliminimit të insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve të tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive ku bartës janë insektet e ndryshme.

Dezinsektimi i hapësirave publike fillon nga data 14.09.2016 (e mërkurë) dhe zgjat deri më 20.09.2016 (e martë).
Më datën 14.09.2016 nga ora 16:30 bëhet dezinsektimi i Parkut të Qytetit, Parkut të Paqes, Rr. “Zahir Pajaziti”, rrugët e tjera të qytetit dhe oborri i spitalit të qytetit.
Më 15.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Peran, Bajçinë.
Më 16.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatin Doberdol dhe pjesa e qytetit.
Më 17.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Sekiraçë dhe Gllamnik.
Më 18.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Siboc, Penuh dhe Llugë.
Më 19.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Bellopojë dhe Lupç.
Më 20.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Dumnica në fshatrat Sfeqel dhe Dumosh.

Me këtë rast njoftohet Shoqata e Bletareve dhe të gjithë bletarët t’i mbajnë bletët e mbyllura, sipas datave të shpallura nëpër fshatra dhe qytet, sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.

Përveç kësaj, njoftohen të gjithë qytetarët e qytetit të Podujevës që më datën 14.09.2016 (e mërkurë) nga ora 16:30, t’i mbyllin dritaret gjatë kohës se dezinsektimit të hapësirave publike të qytetit në një interval kohor prej një ore (16:30- 17:30) në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve të tjera) nëpër banesa, shtëpi dhe objekte të tjera./Llapi.info

Voglushit 3-vjeçar nga Majaci i komunës së Podujevës, Besim Kurtollit, i cili ka nevojë sa më parë për transplant të veshkave po i dalin në ndihmë shumë vullnetmirë, transmeton Llapi.info.

Edhe këngëtari nga Ferizaji Labinot Tahiri i njohur si Labi është në mesin e tyre. Ai në faqen zytare të tij në rrjetin social Facebook po vazhdon t’i bëjë publike emrat e njerëzve po i dalin në ndihmë Besimit.

Sot Labi ka thënë se 99.9% janë gjasat që djaloshi të udhëtoj nesër për në Gjermani ku do të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm.

“Lajm i mire lutuni të gjithë, nesër 99.9% jane gjasat të udhetojë Djaloshi për në GJERMANI.

Zoti ju nderoftë”- ka shkruar Labi.

Ndërsa, Labi ka vizituar dje në festën e Kurban Bajramit, voglushin në spitalin ku ai po qëndron i shtrirë.

Në njërin nga postimet e shumta që Labi i ka bërë për 3-vjeçarin ka thënë se do i mbledhin 250 mijë euro që t’a ndihmojnë Besimin.

“Ne do ti tubojmë 250.000 kështu e do Zoti qe me neve dhe ndihmen e tij ta shpetojmë atë engjull ishalla”- ka shkruar Labi./

Këto janë disa pamje nga vizita e Labit në spitalin ku po qëndron i shtrirë 3-vjeçari, dhe pamje kur Labi tregon për lajmin se gjasat janë të mëdha që ai të udhëtoj për në Gjermani./Llapi.info

labi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Llapi.info.

 

Ky është urimi i plotë i Veliut:

 

Të nderuar qytetarë,
Kurban Bajrami është një festë e veçuar në kalendarin e festave të besimtarëve myslimanë. 
Kjo është një festë e madhe e faljes, ku veç gëzimit e falënderimit për Zotin shënjon edhe një akt solidarësie e morali njerëzor me të afërmit, miqtë dhe me gjithë njerëzit rreth nesh.

Uroj që ditët e kësaj feste në familjet tona të sjellin paqe e begati, në sofra e në zemra, dashuri e mirësi për të gjithë.

Gëzuar festa e Kurban Bajramit!

Agim VELIU”

 

Sot, në prag të festës së Kurban Bajramit është bërë përurimi i shtëpisë së familjes Zuka me fëmijë jetim nga Orllani i Podujevës, njofton Llapi.info.

Familja Zuka është bërë me shtëpi falë Fondacionit “Freskia” e cila po vazhdon ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë e në veçanti për familjet me jetim.

Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur sekretari i Fondacionit “Freskia”, Blerim Zuka i cili tha se kjo familje është me fëmijë bonjak.

“Sot është bërë inagurimi i shtëpisë së familjes Zuka nga fshati Orllani i komunës së Podujevës. Familje kjo me fëmijë bonjak.” tha ndër të tjera Zuka.

Zuka bëri të ditur se donatorë për këtë shtëpi kanë qenë bashkatdhetarët në Londër ndërsa realizues Fondacioni “Freskia”./Llapi.info

Më poshtë po ju sjellim disa fotografi të shtëpisë së familjes Zuka

 

 


2
3
4
5
6

Ka përfunduar ndeshja në mes të ekipit të Trepçës 89 dhe Llapit me rezultat 3 me 0 në favor të Trepçës 89, njofton Llapi.info.

 

Golat për minatorët i shënuan Florent Hasani në minutën e 28-të dhe Fiton Hajdari i cili shënoi dy gola në minutën e 70-të dhe 85-të.

 

Ndryshe, kjo ishtë xhiroja e katërt e Vala Superligës së Kosovës dhe ndeshja në mes të këtyre dy ekipe u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë./Llapi.info

Rreth orës 15:10 edhe në qytetin e Podujevës janë ndier lëvizje seizmike, shkruan Llapi.info.

Edhe pse lëvizjet nuk kanë zgjatur shumë ato janë ndier nga qytetarët. Në redaksinë e Llapi.info kanë arritur informacione nga lexues të cilët i kanë ndier këto lëkundje. Njëri nga ta i ka thënë redaksisë se e ka ndier lëvizjen e karrigës dhe disa gjërave të tjera në dhomë, mirëpo sipas tij kjo ka ndodhur për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërsa, nga faqet në internet që masin dridhjet e tokës në gjithë botën si earthquaketrack.com, njoftohet se epiqendra ishte në afërsi të Shkupit me shkallë 5.3, ndërsa në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës dridhjet janë përcjellë me 1.5 apo 2 shkallë./Llapi.info

Elita e futbollit në Kosovës rikthehet këtë vikend për të zhvilluar ndeshjet e javës së katërt në Superligë.

Xhiroja e e katërt e cila fillon sot në Gjilan, do të përmbyllet pas përfundimit të përballjeve që do të zhvillohen nesër nga ora 15:00.

Trepça ’89 nesër nga ora 15:00 do t’i bëj ‘konak’ Llapit në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, transmeton Llapi.info

Mitrovicasit dhe llapjanët e kanë filluar mirë këtë sezon dhe që të dy ekipet do të kërkojnë pikë të plota në këtë takim.

Pas tri xhirosh Llapi gjendet në vendin e 5 kurse Trepça’89 në të 6, me nga 6 pikë të grumbulluara me nga një ndeshje të humbur e dy të fituara.

Gjyqtarë të këtij takimi do të jenë B.Gashi, D.Preniqi, V.Kelmendi, H.Hajdari./Llapi.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, kanë mbajtur sot konferencën informuese me bizneset e rajonit të Podujevës.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të bizneseve, të cilët u informuan për nismat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet e Kosovës të cilat ndikojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe të të bërit biznes në Kosovë, njofton Llapi.info.

Konferencën e hapi nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili foli rreth aktiviteteve të ndërmarra në komunë si dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në aspektin e krijimit të ambienti të favorshëm për zhvillimin e bizneseve.

Rudari tha se Komuna e Podujevës vazhdimisht angazhohet në përmirësimin e kushteve për themelimin e bizneseve të reja si dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese duke iu krijuar hapësira të përshtatshme për afarizëm të suksesshëm.

“Aktiviteteve tona janë konform Strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal 2016 – 2018, ku një vend të posaçëm zë edhe krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik lokal. Në vazhdim kemi ndarë fondin për participim me donatorë, i cili fond është në funksion të zhvillimit të bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese.

Në aspektin e infrastrukturës ligjore si kompetencë e nivelit komunal ne jemi në proces të ndryshimit të rregullores për taksa dhe tarifa, ku një prej pikave parashihet edhe lirimi nga taksat komunale për tri vite për gjininë femërore si dhe për mërgimtarët që investojnë në Kosovë kapitalin e tyre”, tha Rudari.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, i njoftoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve nga Ministria që e drejton, me synim të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit. Ajo i përmendi edhe rezultatet e mira të cilat janë arritur gjatë vitit 2015 dhe po ashtu punën e vazhdueshme të MTI-së në përmirësimin e rangimit në raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes.

Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë, forcimit të kapaciteteve laboratorike dhe profesionale në kuadër të Agjencive tona, si: Agjencia e Metrologjisë, Agjencia e Standardizimit, e Akreditim Inspektorati i Tregut, Agjencia e Pronësisë Industriale.

Më tej Ministrja Bajrami theksoi se do të vazhdohet të punohet për përmirësimin e legjislacionit dhe harmonizimit të tij me atë të Bashkimit Evropian, në krijimin e më shumë Zonave Ekonomike, zhvillimin dhe forcimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në përputhje me Aktin Evropian për Bizneset e Vogla, përmirësimin e qasjes në financa të kompanive tona, mbështetjen e promovimit të bizneseve nëpër panaire”.

Ajo gjithashtu ritheksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë çdo herë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve dhe njëkohësisht ftoi bizneset të jenë pjesë aktive e të gjitha aktiviteteve te institucioneve te Republikës së Kosovës për përmirësimin e të Bërit Biznes.

Në këtë konferencë foli edhe Besian Mustafa, drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s/MTI, për shërbimet e MTI-së në funksion të ndërmarrjeve si dhe Sami Salihu, U.d. Drejtor i Shërbimit dhe Edukimit te Tatimpaguesve/ATK, i cili foli për politikat fiskale.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e bizneseve patën rastin që t’i shprehin shqetësimet rreth zhvillimit të aktiviteteve të tyre biznesore, kurse nga ana e përfaqësuesve institucional edhe njëherë u theksua mbështetja e vazhdueshme si dhe nismat që janë duke u ndërmarrë nga institucionet qendrore dhe lokale në përkrahjen e sektorit privat.

Pas konferencës ministrja Bajrami e shoqëruar nga nënkryetari Rudari, vizituan ndërmarrjet “Laberion” dhe “S/Sprint”, ku u njohën për së afërmi me sukseset e këtyre ndërmarrjeve prodhuese./Llapi.info

14305479_1751816965068006_3348603380399361115_o

Ani pse fillimi i vitit të ri shkollor u shty nga 1 deri më 5 shtatorë, qindra nxënës së Komunës së Podujevës edhe pas një jave, akoma nuk janë ulur në bankat e tyre shkollore, shkruan Llapi.info.

Kjo për shkakun se vendi i nxënësve me sukses më të mirë është zënë nga nxënës me sukses më të dobët. Të paktën kështu thonë nxënësit të cilët që nga e hëna janë duke pritur për fatin e tyre para dyerve të shkollave të mesme “Aleksandër Xhuvani” dhe “Isa Boletini” në Podujevë.

Një nxënëse e cila deshi të mbetej anonim, tha për Llapi.info se është shumë e pa kënaqur pasi që shoku i saj i klasës me sukses më të dobët është pranuar ndërsa ajo jo.

“ Në klasë e kom pas e u pranu, suksesin e ka pas t’dobt edhe në shkollë edhe në test edhe u pranu e unë e shkëlqyeshme jo” tha ajo.

Përveç kësaj, edhe nxënës të tjerë të pa regjistruar janë shprehur të pa kënaqur, teksa kanë theksuar se nuk dëshirojnë që të shkojnë për të mësuar në Shkollën Teknike “Fan Noli”.

Mirëpo sipas Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku, numri i paraleleve në Ekonomik dhe Gjimnaz është plotësuar.

“Në Ekonomik janë plotësuar të gjitha paralelet gjithashtu edhe në Gjimnaz, drejtimi natyror. Në drejtimin shoqëror edhe pse është plotësuar numri kemi kërkuar ndihmë edhe nga ministria. Në ekonomik janë mbyllë 20 paralele por vetëm nëse ka lëvizje të nxënësve për të mos mbetur klasa bosh e shfrytëzojmë këtë mundësi, edhe atë për nxënësit të cilët kanë shkuar në Prishtinë e kanë provuar në medicinë. Në shkollën e mesme Fan Noli kemi vende të mjaftueshme hala të lira. 5 prej 20 paraleleve nuk janë plotësuar tërësisht ato duhet plotësuar, sidomos drejtimet e reja si tekstili apo rrobaqepësia” tha Maloku.

Sipas Malokut nxënësit të cilët nuk janë regjistruar në kohën kur ka qenë afati i pranimit nuk do të pranohen më në ato shkolla.
“Nxënësit që kanë hy në konkurrencë të pranimit, sipas ligjit ata konkurrenca i qet jashtë konkurrence. Duhet të me qenë të vetëdijshëm që nëse ke shku në gjimnaz e je hi në konkurrencë e ke hupë, në gjimnaz më s’ke vend edhe pse në parim janë pranu dokumentet si kandidat i mundshëm” tha ai.

Ndërsa, se nxënës me sukses më të dobët u kanë zënë vendin atyre me sukses më të mirë, Avni Maloku tha se llogaritë e poentimit bëhen me specifika të lëndës.

“Në parim atyre u doket qashtu. Llogaritë e poentimit bëhen me specifika të lëndës. Nëse konkurron në gjimnaz shoqërorë nuk mblidhen pikët e matematikës, kimi e fizikë por mblidhen pikët e gjuhës shqipe. Llogaritë bëhen sipas suksesit të përgjithshëm dhe suksesit specifik të lëndëve në bazë të drejtimit ku shkon” tha ai.

Për fatin e këtyre nxënësve sipas Malokut, është kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Arsimit./Llapi.info