Opinione

Opinion: (Sali Kabashi – Historian)

Duke u munduar që ta shprehin atdhedashurinë për Kosovën e Shqipërinë, disa, po kanë urrejtje dhe fobi ndaj këtij shteti, por asnjë herë nuk duhet të harrojmë atë se çka bëri për ne, atëherë kur askujt nuk i bëhej vonë për shqiptarët! Andaj, duke e lenë anash urrejtjen dhe fobinë e kamufluar me “patriotizëm” ndaj Turqisë, të kujtojmë pak të mirat e këtij shteti që i bëri për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

 Turqia ndalë planin famëkeq të Greqisë (1996-1997)

Kur në vitin 1997 (gjatë krizës në Shqipëri) Greqia ishte e gatshme të dërgonte trupa ushtarake në jug të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur minoritetet greke në Shqipëri, qeveria turke u bëri të ditur grekëve se një sulm ushtarak mbi Shqipërinë do të konsiderohej nga qeveria turke si një sulm mbi Turqinë duke e detyruar qeverinë greke të deklaroi publikisht se nuk mund të dërgonte trupa greke në Shqipëri, sepse do të sulmohej nga aleati i saj historik, Turqia.Në krizën e Shqipërisë 1996-97, në kuadër të operacionit “ALBA” Turqia dislokoi në Shqipëri 900 trupa për mbrojtjen e Shtetit shqiptar nga tendencat shoviniste të Greqisë. Turqia akuzonte grekët për revoltat në Shqipëri. Ajo që vlen të theksohet, është që përveç Turqisë, asnjë vend i NATO-s apo BE-së nuk reagoj kaç prerë në mbrojtjen të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë.

Në një intervistë, kolonel Hajro Limaj, ish atasheu ushtarak shqiptar në Ankara, deklaronte; “Të gjitha të dhënat informative vërtetonin se rreziku ushtarak i Greqisë ishte imediat. Shqipëria nuk kishte më forcë politike dhe ushtarake ti kundërvihej qëndrimit agresiv të Greqisë. Shtetet e tjera heshtnin. Turqia përpara këtij rreziku, me 17 mars 1997 nëpërmjet Kryeministres së saj Tansu Çiler deklaroi botërisht: Turqia nuk do të qëndroi spektatore ndaj përpjekjeve territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë…Gabimi që u bë me Bosnjën nuk duhet të përseritet në Shqipëri. Në këtë kuadër, Turqia do ti jap Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme, si në planin politik dhe ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak”.

Gjendja jo që nuk po qetësohej, por në disa zona kishte eskaluar situata, sa që edhe po valëviteshin flamuj grek! Duke parë situatën Kryeministrja turke Tansu Çiler me 29 maj deklaroi hapur para të gjitha mediave botërore: “Turqia është e vendosur të ruaj integritetin territorial të Shqipërisë dhe nuk mund të qëndroi pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnëcopëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Evropën, prandaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëj gjithçka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri.” Por në të vërtetë, as këto deklarata të Kryeministres turke nuk e stoponin invazionin e kamufluar të shteteve përreth Shqipërisë, andaj Tansu Çiler u detyrua që me 17 maj 1997 edhe një herë para gazetarëve të deklarohej hapur: “Dëshiroi të tërheq vëmendjenveçanërisht në disa probleme, që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Nga fundi i qershorit do të zhvillohen zgjedhjet. Po paralajmërojmë edhe një herë opinionin publik botërorë: Asnjë të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë”

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Shkruan: Fadil Maloku

1.Sondazhet “made in Kosova”, janë duke tentuar të përdorën si mjet propagande dhe si formë presioni, në adresa të gabuara, nga ana e disa partive politike. Themi kështu, ngase, sondazhet e fundit…nuk po lënë përshtypje se po bëhen për qëllime animimi dhe senzibilizimi për ofertat e tyre! Pastaj, sondazhet e tilla, çka është më interesant, nuk i dedikohen ekektoratit të vetë, apo publikut të gjerë, por, subjekteve tjera kunkurruese, duke dashur kështu përmes “alibisë” makiaveliste të sondazhomanisë të demonstrojnë “rritjen” e tyre enorme!

2.Duke harruar kështu, që të njejtit elektorat (publik) nuk i bëjnë aq shumë përshtypje “kauzat” e zbehta të; asociacionit, e demarkacionit, por, kauzat; sociale të nepërkëmbjes së dinjitetit, papunësisë, korrupsionit, e sidomos varfërisë së pahetueshme! Që është një gabim i QËLLIMSHËM dhe i PËRSËRITSHËM;

2.1. I qëllimshëm, sepse mesazhi i këtyre sondazheve të porositura partiake të punuara tejet jo profesionalisht (paramendone sondazh me 1600€!), e tejet jo shkencorisht (nuk përfillen kriteret elementare shkencore) po shihet që nuk kanë për qëllim detektimin dhe skanimin e problemeve reale, pra, problemeve boshtë të kësaj shoqërie…!

2.2. I përsëritshëm, ngase, këto sondazhe aludohet apo synojnë kinse ta “demoralizojnë” subjektin kundërshtar, ndërkaq, me gjitha këto të meta arrijnë kundërefekte! Sepse, duke dërguar mesazhe bllofi tek kundërshtarët e vetë ideologjik, apo politik, vetëm sa e rimobilizon atë! Duken shumê fëmijërore puna e tyre intencave…

3. Sondazhet e mirëfillëta sociologjike, partitë serioze politike nuk ia “reklamojnë” as kundërshtarëve të vetë politikë – përkatësisht ideologjik, e as elektoratit, përkatësisht publikut të gjerë, por, e bëjnë për konsum të btendshëm partiak. Janë shumë arsye, se përse veprohet kështu;

3.1.Nuk dëshirojnë të zbulojnë fare as potencën, e as fuqinë e ndikimit real në publik, shkaku i mistifikimit dhe konzervimit të kësaj fuqie e ndikimi…

3.2.Dëshirojnë që vetëm ata ta posedojnë “fotografimin” e gjendjes reale, në mënyrë qē saktësisht strategët partiak të din të ndërmarrin hapat preventiv…

3.3. Por, edhe shkaku se sondazhet (sado profesionale dhe shkencore) janë vetëm një “selfie” momentale e disponimit të publikut, për një proces, dukuri apo fenomen social, politik, ekonomik, etj. e jo një përgjigje e sigurt për rejtingun e një subjekti politik.

Duke shikuar përformancen e subjekteve politike në komunën e Podujevës, si dhe ofrimin e zgjedhjeve lokale, parafushata e pozitës e filluar kohëme parë dhe projektet që zakonisht ngjallën pak para zgjedhjeve, nxitja e debateve të kota që terheqin vemendjen nga temat konkrete dhe dështimet për realizimin e premtimeve të dhëna, është shumë e pa qartë se si mundë të ketë ndryshime të pushtetit në nivel lokal pasi qytetari nuk sheh alternativë tjetër serioze.

Shkruan: Shemsi Jashari

Kjo pasi partitë opozitare në Podujevë, edhe pse kan humbur vazhdimisht asnjëherë nuk kan qenë të gatshëm që të vlerësojnë me sy analitik, shkaqet e humbjeve të vazhdueshme, identifikimin e përgjegjësisë drejtuese dhe llogaridhenien ndaj votuesve te vet, por të njejtit njerëz si dretjues të partive opozitare, vetëm se janë betonuar në pozitat e veta dhe nuk kan dhënë hapsirë për ide të reja dhe kreative.

Sipas opinionit të përgjithshëm qytetarë dhe me tepër sipas përformancës publike të opozitës në Podujevë, bindja ime është se ekziston vetëm një menyrë për të ndryshuar pushtetin në komunën e Podujevës,e kjo duke krijuar një aleancë të përbashkët opozitare me një kandidat konsensual për kryetar komune.

Kandidati konsensual për të përfaqësuar të gjithë do të duhej të ishte apolitik, profesionist, i pastër para ligji dhe pa afera korruptive a shkelje penale, qfardo qofshin ato dhe që prioritet e ka zhvillimn e qytetit, shërbimet për qytetarin dhe sidomos investimin në gjeneraten e re.

Te mirat që do të vinin me ndryshimin e qeverisjes komunale në Podujevë, do të arsyetonin kompromisin politik për të garuar me një kandidat të përbashkët. Fundja, prioritare do të duhej të ishte një qeverisje ndryshe e cila si duket s’ka mundësi ndryshe të arrihet.

Shkruan: Mirsad Tahiri

Roli pozitiv i përfaqsusve në Kosovë i komunitetit Ashkanli,çdo her në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtim për avancimin e proceseve demokratike në Republiken e Kosovës.

Përkundër sfidave dhe vështirësive që ata kan hasur dhe janë ballafaquar me atë. Përfaqsusit e Ashkalinjëve në Kosovë në për institucione çdoherë janë të angazhuar me qëllimin më të mirë për ndërtimin e shtetit të Kosoves dhe një shoqërie demokratike,me synim anëtarësimin e Republikes së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Nato.

Shkruan: Azem Osmani

Ja pse nuk bënë në asnjë mënyrë të ndalohen filmat shqiptar të realizimit socialist!

Të gjithë ne që kemi jetuar dekadave të mëhershme, jemi dëshmitarë të asaj se shumë shtete si mjet të rëndësishëm për bërjen e propagandës e përdornin mediumin e kinematografisë.
Kanë qenë kohëra, kur mundësitë e komunikimit dhe informimit ishin të kufizuara për shkak të mungesës së teknologjisë bashkëkohore. Përpos mediumit të shtypit, radios dhe televizionit, kinematografia është cilësuar një makineri e fuqishme e pushteteve nëpërmes së cilës opinioni është mbajtur në kornizën e frekuencave të agjendave të tyre.

Përmbajtja e filmave artistik, por edhe e dokumentareve ka qenë një sajesë mrekullisht e stolisur nga aparati i pushtetit, e cila ishte larg realitetit. Kjo përmbajtje prodhonte mesazhe të cilat ndikonin në ndërtimin e bindjeve sipas nevojave të pushtetit.

I kam ende në kujtesë filmat amerikan, të cilët prodhonin për opinionin patriotizëm, trimëri dhe krenari nëpërmes ushtarakëve dhe ushtarëve nëpër beteja të ndryshme të luftërave, e sidomos filmat me tematikën e luftës në Vietnam. Çdo herë, kur SHBA-të kishin në plan të luftonin për kauza në ndonjë shtet të botës, Qeveria amerikane e përdorte kinematografinë për ta parapërgatitur opinionin që ta përkrahte veprimin e tyre për të marrë pjesë në ato luftëra.

Edhe pushteti komunist i Shqipërisë në krye me Enver Hoxhën, gjatë gjithë periudhës së
sundimit ka përdorur kinematografinë për nevojat e veta. Nëpërmes filmave artistik kanë synuar ta joshin popullin gjoja për të mirat që i sillte ai sistem dhe ajo qeverisje. Mirëpo, në përmbajtjen e atyre filmave të periudhës së realizmit socialist kishte edhe gjëra pozitive. Këtë gjë e them me bindje të plotë, sepse i kam shikuar, pothuajse të gjithë filmat shqiptar të kinostudios “Shqipëria e re”. Fillimisht i kam shikuar për kënaqësinë time dhe pasionin që kisha për ta, pasi nëpërmes tyre e ndjeja Shqipërinë afër meje, kurse pas fillimit dhe përfundimit të studimeve të masterit në fushën e Komunikimit dhe mediave, fillova t’i rishikoj për nevoja hulumtimi.

Është e vërtetë se tek këta filma dominojnë ngjyrimet ideologjike të atij sistemi, e shumë më pak ato të identitetit kombëtar, përpos filmave që ekskluzivisht kanë pasur për tematikë të kaluarën tonë të lavdishme për liri e pavarësi prej periudhës së Skënderbeut e deri te shpallja e pavarësisë në Vlorë. Kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes, kurse në anën tjetër tek këta filma mund të gjesh mesazhe mjaft pozitive për moralin, mirëqenien sociale, edukative-arsimore, kulturore dhe shëndetësore. Edhe nëse ngjarja e filmave ka qenë larg realitetit, mesazhet e tyre kanë ndikuar në edukimin e popullit.

Në shumicën e filmave që për tematikë kanë pasur përditshmërinë e asaj kohe, gjeja nuanca të mëdha të propagandës për të krijuar një bindje se standardi jetësor dhe mirëqenia e qytetarëve gjatë asaj periudhe ka qenë shumë e mirë. Mendimtari radikal i komunikimit masiv dhe sociologu kanadez Marshall McLuhan kishte prekur në hulumtimet e tij edhe këtë problematikë, duke thënë mes tjerash se sa më lart të ngjitet një majmun aq më shumë i duken prapanicat. Fundja, vet mediumi i kinematografisë është krijuar për të shfaqur botën imagjinare të marr nga realiteti i jetës. McLuhan, kinemanë e krahason me një bobinë induktive e cila botën reale e shpalos si një tapet magjik të imagjinatës.

Po ashtu edhe shkrimtari e regjisori i famshëm frances René Clair, nga përvoja e tij e madhe në kinematografi dhe televizion, ka thënë se ekrani hap portën e tij të bardhë për një harem gjërash të bukura dhe ëndrrash prej adoleshentësh në krahasim me të cilat edhe trupi real më tërheqës duket si defektoz.

Nga e gjithë kjo, nxjerr një përfundim logjik që lidhet me rastin e daljes të disa zërave në opinion për ndalimin e filmave shqiptar të realizmit socialist:

1. Propaganda ideologjike e tyre ka pasur ndikim të fortë në opinion, pikërisht për atë periudhë brenda një sistemi monist dhe diktatorial që ka mbajtur opinionin e izoluar nga informacionet e botës tjetër.
2. Shtrembërimi i realitetit të mirëqenies së qytetarëve që pasqyrohej nëpër filma gjatë asaj periudhe, ka qenë një propagandë që ka vlejtur vetëm për atë periudhë, sepse sot jetojmë në një kohë dhe rrethana krejt tjera.
3. Është komplet e palogjikshme të ndalohen filmat për shkak të ngjyrimeve ideologjike të asaj periudhe, në një kohë të demokracisë, ku duhet të sundoj mendimi, fjala dhe tregu i lirë kulturor.
4. Në kushtet e sotme demokratike, jo vetëm filmat, por edhe idetë komuniste mund të shfaqen hapur, për kaq sa nuk e rrezikojnë cenimin e sistemit plural dhe demokratik.
5. Nuk mund as të mendohet të ndalohen filmat të cilët prodhojnë mesazhe mjaft pozitive për moralin, mirëqenien sociale, edukative-arsimore, kulturore dhe shëndetësore, përderisa rrotull neve kanë vërshuar telenovela latino-marikane dhe turke me cilësi “kineze” dhe me çmime “Gjithçka një euro”, të cilat publikut shqiptar i sjellin mesazhe ku dominon kurvëria, tradhtia bashkëshortore, pabesia, thurja e thashethemeve, dinakëria, spiunimi dhe smira.
6. Është e papranueshme dhe qesharake të ndalosh një produkt të propagandës së kinematografisë, në një kohë kur ka shpërthyer izolimi dhe terri informativ, kur mediumet e reja të internetit kanë arritur kulmin e dominimit, nëpërmes të cilave po komunikojmë me tërë globin.
7. Të ndalosh një produkt kulturor me ngjyrime ideologjike të një periudhe të shkuar që nuk kthehet më, e të mos merresh me përmirësimin e imazhit të diskursit dhe gjuhës publike amorale që përdoret sot, sidomos nga klasa jonë politike, të kanalizuara nga mediumet aktuale, është një gjë që duhet të na shqetësoj të gjithëve.
8. Të flitet për ndalesa të produkteve të informacionit, në një kohë të mundësive të pakufizuara teknologjike, jo vetëm të internetit, por edhe të mediumeve arkivuese, duket sikur ata që kanë lansuar këtë ide, jetojnë ende me ritmin dhe ndjesinë e pashkëputur të së kaluarës me mentalitet tribal dhe me njohuri të kufizuara e të konservuara vetëm të asaj kohe.

Shkruan: (Sali Kabashi – Historian) – (Oral Histori – Histori Gojore)

Për Selman Kadrinë dhe për aktin e tij heroik (vrasjen e Miliç Kërrstes), ka disa lloje të tregimeve, mirëpo unë do të mundohem të sjelli një version të pastër nga pleqtë e rrethinës së Istogut, të cilët kanë treguar për vrasjen e Miliç Kërrtes nga Selmani.

Selmani bashkë me dy shokët e tij të ngushtë Brahim Ukën dhe Ali Kabashin, ishin këngëtarë shumë të mirë dhe shkonin nëpërdasma të shumta për të kënduar nëpër Oda. Një ditë pasi të tre shokët u kthyen nga një dasmë që kishin kënduar, shkojnë në shtëpinë e Ali Kabashit në fshatin Tomoc për të fjetur. Pasi që kishin ngrenë darkë filluan të pinin qaj dhe si zakonisht edhe kuvendonin ndërmjet vete. Gjatë bisedës Selmani i thotë Brahimit: -a qesim short e ti vrasim tre shkie t’fortë që janë tu ba terror mbi popullin tonë?- Brahimi e pyet se kënd duhej ta vrisnin, Selmani ia kthen: -Ars Peroviçin, Arseni Qyrkun edhe Miliç Kërrsten!? Të tre pranojnë që ta ndërmarrin këtë aksion dhe i vene shortet!? Brahim Ukës do ti bie që ta vras Miliç Kërrsten, Selman Kadris i bie Ars Peroviçi dhe Ali Kabashit i bie që ta vras Arseni Qyrkun. Pasi përfundojnë shortet dhe të tre e marrin përgjegjësinë për ta kryer detyrën, Selmani i kërkon Brahimit që ti ndërrojnë “viktimat”, i thotë: -ti Arsin e ke në fshat dhe e ke më lehtë që ta vrasësh edhe unë Miliçin e kam në fshat, ku do të jetë më e lehtë edhe për mua?- Brahimi pranon që ti ndërrojnë caqet e tyre të aksionit. Mirëpo më problem nga të gjithë e kishte Aliu që ta vriste Arseni Qyrkun, i cili ishte shumë larg dhe me mundësi të pakta që të realizohej plani i organizuar. Mirëpo Brahimi e kishte një shok në Poqestë (fshat afër Gorozhdevcit), ku në Gorozhdevc ishte edhe shënjestra e Aliut. Brahimi bie në kontakt me shokun e tij dhe kërkon nga ai që ta mbanë për një kohë Aliun në shtëpinë e tij, që më vonë së bashku edhe të organizohet eliminimi i Arsenit. Shoku i Brahimit menjëherë e pranon Aliun në shtëpi.

Plani ishte që brenda tri ditësh të përfundonte i gjithë misioni i nisur në një Odë. Marrëveshja ishte se ai që e përfundon punën i pari, të ikte dhe të shkonte në një Mal që quhej “Çarrista e Januzajve”, mbi fshatin Cërrc, aty të takohen tret dhe së bashku të dalin në Shqipëri. Selmanit i vjen mundësia të nesërmen e marrëveshjes që ta vras Miliçin! Selman Kadria ishte punëtorë me mëditje, i cili punonte të secili që kishte nevojë për punëtorë krahu, ku shpesh punonte edhe të vrasësi i familjes së tij, tek Miliç Kërrsta. Miliçi shkon te shtëpia e Selmanit dhe e thërret që të shkoj bashkë me të, për të peshkuar në Lumin Istog. Pasi që shkojnë në breg të Lumit, Miliçi dëshiron ta hedh grepin në ujë, mirëpo në dorën tjetër e kishte Pushkën. Ai i kërkon Selmanit që të ia mbajë Pushkën dhe e merr Selmani pushkën, ndërkohë që Miliçi e hedh grepin në ujë. Selmani e kupton se një mundësi kaq të volitshme për vrasjen e Miliçit, nuk do ti vije edhe një herë tjetër!? I drejton pushkën dhe i thotë: -O Miliç Kërrsta! Si m’besove kaq shumë, kur e din se ma ke vra të gjithë familjen!?- Miliçi i thotë: -Selman, mos luaj me pushkë, se nuk luhet me armë!- Selmani ia kthen: -Jo nuk po luaj, por po të vras.- ia shkrep në gjoks pushkën e vet dhe e vret kriminelin serb, Miliç Kërrsten. Kufomën e tij e mbulon me gjethe e me rrema, ndërsa ai vet ikë në Çarrishtën e Januzajve.

Në stacionin e Policisë në Istog, personeli alarmohet për zhdukjen e Vojvodës Miliç Kërrsta pa gjurmë, por pas dy ditë kërkime, kufomën e tij e gjejnë në vendin ku e kishte lenë Selmani. Dyshimet menjëherë qonin kah Selman Kadria, sepse të gjithë e dinin se Miliçi për të fundit herë më Selmanin kishte dalë dhe nuk ishte kthyer më? Policia shkon tek shtëpia e Selmanit dhe e kërkojnë, por nuk e gjejnë aty, me ç’rast edhe vërtetohet , se Selmani është vrasësi i Miliçit. Pasi që u vërtetua që Selmani ishte vrasësi i Miliçit, Policia menjëherë i arreston shokët e tij, Brahim Ukën dhe Ali Kabashin. Selmani pasi që qëndron dy ditë në Mal, në ditën e tretë i shef në një fushë disa djem të rinjë me lopë dhe u afrohet. Njërin nga ata djemtë e pyet se i kujt është, ai i thotë se është i Ram Vuthit-Tekerrlaçit (Rama ishte Daja i nënës të Selman Kadrisë). Selmani i thotë se e paska djalin e dajës dhe i thotë që të shkoj tek shtëpia e Dajës Ramë e ti thotë që ti sjell bukë dhe të vij tek Selmani sepse ka diçka të rëndësishme që të bisedoj me të! Pas një kohe, Rama shkon te Selmani dhe ia qon bukën. Selmani ia tregon punën dhe i kërkon që t’i ndihmoj që të ikë nga Kosova, Daja Ramë i premton se do e ndihmojë me çdo kusht.

 

Rama shkon te shpija dhe merr një Kalë, bukë dhe disa rroba femrash, që ta maskoj Selmanin. Mirëpo para kësaj, Rama shkon në stacionin e Policisë në Istog te Naçallniku dhe i thotë se Selmanin e kam në dorë, e nëse dëshiron ta arrestosh, unë ua vë në pritë. Rama shkon te Selmani. Selmani i vetëdijshëmse Rama u vonua, menjëherë i venë dyshimet te ndonjë tradhti e mundshme!? Selmani e pyet pse u vonua, Rama i thotë se nuk kishte Kalë të vetin dhe u vonua deri sa e gjeti te një komshi i veti. Rama i thotë se Pushkën duhej ta linte, sepse shumë lehtë mund të zbulohej. Ia merr pushkën dhe e hedh në disa shkurre, ndërkohë që Selmani vishet në rrobat e femrave që i kishte sjellë Daja Ramë dhe hip në Kalë. Selmani ishte me shpresë, se daja Ramë po e ndihmonte, se po e shpëtonte nga serbët, por jo, doli e kundërta!?

Pasi që ecin një kohë, rreth 10-15 metra, Selmani i thotë: -Daja Ramë ndale kalin!- Selmani e kuptoj se nuk ishte gjithçka në rregull, se Rama kishte planifikuar diçka? Selmani i thotë: -Dajë edhe nëse vdes, të paktën, mos të vdes i maskuar si femër.- Selmani e heq rrobën e femrave që e kishte të veshur, duke zbritur, kur e lëshon njërën këmbë në tokë, ndërsa tjetrën ënde e kishte në Kalë, Daja Ramë e godet me Sëpatë (Sakicë) prapa krahëve. Thuhet se, zvarrë u mundua që të afrohej tek pushka që ta merrte, mirëpo plaga që i la në shpin Daja ishte shumë e rënd për Selmanin dhe nuk kishte arritur që ta merrte Pushkën.

 

 

Kështu, Selman Kadria vdes në stacionin e Policisë në Istog, nga plagët e marra prapa krahëve nga Daja i Nënës, sipas gojëdhënës Selmani vdiq duke e shqiptuar Shehadetin. Mirëpo gjaku i tij nuk shkoj huq. Pas një kohe dy të rinjë, 14 dhe 16 vjeç, të organizuar nga një rreth më i gjer, e nxjerrin gjakun e Selmanit duke e vrarë Ramë Vuthin-Tekerrlaçin.Djemtë që e vrasin Ramën, ishin djemtë e axhës së Selman Kadrisë. Të organizuar në mënyrë shumë të mirë, i riu 14 vjetarë me emrin Bardh, në Istog, i del ballë për ballë tradhtarit Ramë Vuthi dhe i drejtohet me këto fjalë: -O Ramë Tekerrlaçi, ku i ki armët që ti kanë dhanë për Selmanin?- dhe gjuan në të, menjëherë pas tij gjuan edhe djali tjetër (të cilit nuk ia di emrin), ku edhe e vrasin në vend. Pas një kohe, të dy të rinjtë arrestohen nga pushteti dhe dërgohen në Burg.

Kështu përfundon tregimi nga pleqnarët për vrasjen e Miliç Kërrstes nga Selman Kdria, ndërsa dy të tjerët që ishin shënjestër e dy shokëve të Selmanit, Arseni Qyrku dhe Ars Peroviçi, të parin e vret një shqiptarë, ndërsa i dyti vdes nga vdekja natyrale. Vrasësi i Arseni Qyrkut i kishte zënë pritën në një livadh të tij, në të cilin Arseni kishte punëtorë duke punuar në të. Arseni pushkën e tij e kishte lenë shumë larg vetës dhe kur ulen të pushojnë, njëri nga punëtorët i thotë: -Larg po e len pushkën, mos po tenton kush me’t vra more?- Arseni ia kthen: -Ahii. Mos e ki atë dert! Hala s’ka lind nana asi djali që del e vret Arsenin!- ai që kishte ardhur për ta vrarë, pasi që i dëgjon këto fjalë mendjemadhësie të Arsenit, ngritët në këmbë, me pushkë të drejtuar drejt Arsenit dhe i thotë: -unë jam tu t’prit!- dhe gjuan drejt Arsenit ku edhe e vret në vend.

Një kuriozitet interesant është se edhe vrasësi i Arseni Qyrkut pas një kohe përfundon i tradhtuar nga një i afërm i tij, siç u tradhtua Selman Kadria.

Vërejtje:

Kjo histori e kësaj ngjarjeje, bazohet në tregimet e pleqve të rrethinës së Istogut, të përcjella brez pas brezi nëpër Oda.

 

(Sali Kabashi – Historian) – (Oral Histori – Histori Gojore)

Shkruan: Jakup Krasniqi

Po të krahasohet me të gjithë parametrat e ushtrive të vendeve sovrane, të lindjes apo të perëndimit, me doktrinat e shteteve sovrane në të katër anët e botës, UÇK-ja nuk i plotëson asnjë prej tyre. Nëse mohësit e UÇK-së kanë pasur parasysh tërësinë e parametrave, po, kanë të drejtë. UÇK-ja vërtet nuk e plotësonte asnjë parametër, madje edhe duke e krahasuar edhe me ushtrinë ndaj të cilës luftojë e fitoi. UÇK ishte më shumë se Ushtri, për të cilën kishin punuar breza të tërë idealistësh më shumë fshehtë sesa haptas, që Kosovës njerëzit e tillë nuk i munguan kurrë, ndonëse ishin pakicë! Gatishmërinë për sakrificë sublime, çdo komb e ka me pakicë edhe kombi ynë nuk mund të bënte përjashtim.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo me fajin e pjesëtarëve e të themeluesve të saj, por edhe për shumë arsye nuk mund të ishte ushtri (guerile) e përmasave më të mëdha. Nuk mund të ishte ushtri edhe për faktin se Kosova e kishte një QEVERI në ekzil, e cila kishte një buxhet në të cilin derdhnin mjete një shumicë e shqiptarëve, jashtë e brenda atdheut, kishte parti politike shqiptare me alamet kryetaresh, që nuk e merrnin as mundin më të vogël për të bërë ushtri e as për ta financuar atë! Kishte njerëz, e ka edhe sot, që më lehtë bisedonin e koketonin me Serbinë sesa me krerët e UÇK-së!

Është fakt që në rrethana të tilla, ishte e pamundshme për të pasur ushtri, madje ishte edhe e pamundshme që të kishte Kryengritje të përgjithshme popullore se jo më Ushtri në kuptimin më të mirë të fjalës. Prandaj jemi shteti më i ri në hartën e Evropës! Dhe ky shtet i ka do rrënjë diku që duhet respektuar!

Është fakt, UÇK-ja nisi si guerile, e cila duke iu falënderuar flijimit biblik të Jasharëve, guerilen, që e quante veten UÇK, e bëri Ushtri Vullnetare për çlirimin e Kosovës. Nuk ka asnjë dyshim, mobilizimi i popullit në radhët e saj u bë në saje të shembullit të sakrificës së Jasharëve e kryeflijimtarit të saj, Adem Legjendarit. Adem Jashari, për të gjallë të tij nuk arriti të bëjë ushtrinë (kryengritësit) për çlirimin e Kosovës, për çka e kishte krijuar Formacionin e tij të Armatosur, i cili në fillimin e saj e kishte quajtur ushtri. Ushtri për çlirimin e Kosovës. Duke u nisur nga kjo, LPK ose një grup i ngushtë i saj më vonë do ta quajë UÇK. Deri në marsin e vitit 1998, edhe pse ekzistonte emri UÇK, ajo vështirë se numëronte mbi 300-500 ushtarë të armatosur. Brenda vitit 1998 ajo e kalon numrin 10.000 deri në 15.000 ushtarë. Nisur nga kjo, e them pa hezituar se Rënia e Madhe e Jasharëve Legjendarë, Rezistenca e Komandantit Legjendar Adem Jashari me familje e pak ushtarë, e mobilizoi popullin shqiptar në Luftën Çlirimtare. Atëherë, nuk kishte njeri të gjallë në politikën shqiptare në Kosovë që do ta bënte një mobilizim të tillë! Por, për çudi, nuk mungonin përpjekjet për të penguar mobilizimin e kombit për luftën çlirimtare! Ndoshta këtu duhet t’i kërkojmë arsyet pse UÇK-ja nuk ishte ushtri si do ta dëshironin ata që edhe aso kohe mund ta sabotonin. Ne, as sot pas 18 vjetëve të çlirimit, nuk po dimë si ta gjejmë gjuhën e komunikimit për të bërë ushtrinë e Kosovës (Forcat e Armatosura të Kosovës)!

Quane si të doni UÇK-në e Adem Jasharit, Krijesën e Lëvizjes së Fshehtë për Çlirim, ushtri a kryengritës popullor, ajo e ka kryer misionin e saj historik e fisnik kur mori me vete NATO-n dhe Çliruan Kosovën! Marrëzitë e pasluftës le t’i marrin pa përjashtim të gjitha segmentet e “organizuara” të shoqërisë shqiptare! Si ata të kampit të luftës apo “paqësoret” e më pas paqësoret! Segmente këto që me mundësitë e tyre, jo vetëm që nuk investuan në ndërtimin e shtetit, por secili në “kaçikun” e tij, vrapuan të grabisin nga ai ende pa e konsoliduar, edhe pse bashkëqeverisën gjatë këtyre viteve! As mohësit e djeshëm a të sotshëm të Ushtrisë nuk mbetën pa hisen e tyre!

Dje Kosova i kishte mohësit e çlirimit!

Sot Kosova i ka hileqarët, mashtruesit dhe mohësit e shtetit e të FAK-ut!

Po shteti e ushtria do të bëhen se s’bënë!

Shkruan: Fadil Maloku, Opinionist, Sociolog

1.Dyshimet rreth Asociacionit, nuk qëndrojnë gjithaq tek (mos)formimi i Tij, ngase, Ai edhe ashtu do formohet, por, te frika e serbëve, e duket edhe e opozitës kosovare (jo edhe qeveritares; Edita Tahirit!), që kanë për shkallaren e fuqisë apo kompetencave që do t’i ketë ky Asociacioni (Zajednica)!

2.Serbët me “fajin tonë”, dhe “dyshimet e veta” të rafineruara, i krijuan veti hapësira të mjaftueshme për të realizuar entitetin (jo vetëm kombëtar, se ai po rindërtohet nga vetë shteti Serb!) e një lloj veçantie: subkulturore, subshtetërore, subautonomiste.

3.Synimi i tyre dhe shtetit Serb (s’ka dilema më!) është që përmes Asociacionit ta materializojnë këtë tip shtetësie, e pse jo edhe Republike (në të ardhmën) në kuadër te Kosovës!

4.Thënë, edhe me thjesht: Asociacioni, për pushtetarët e Kosovës dhe serbet lokal (lexo; shtetin Serb) do mbetet një “fushëbeteje” permanente, ku do të thyhen shtizat e shkallares se shtetësisë serbe brenda Kosovës.

5.Në këtë proces Serbia në Bruksel, de facto (por, akoma jo edhe de jure!) arriti mjeshtërisht të “problematizojë” të drejtat e serbëve kosovar, duke i mbajtur dhe ushqyer me shpresën e: federalizmit, konfederalizimit, bile edhe të ndarjes së Kosovës!

6.Tani, Serbisë i nevojitet vetëm t’i legalizoj dhe legjitimoj këto të “drejta” gjoja të munguara për serbët kosovar (!) përmes mekanizmit të Asociacionit, (alias:”Kalit të Trojes!”).

7.Asociacioni, me insistimet e Serbisë, Kosovës, do i sjell në të ardhmen shumë telashe të natyrës: politike, competitive dhe sosh të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, duke mos e përjashtuar as ndarjen!

Shkruan: Mirsad Tahiri, opinionist

Kultura dhe vlera e komunitetit Ashkanli Etniteti Ashkalinjë ka tradita të begata, Ashkalinjët të cilët kanë traditën doket dhe zakonet e tyre.
Tradita e dasmës, apo tradita tjera kulturore që manifestohen në raste festive dhe të mortit e kanë veçantin e popullit ashkalinjë i cili jeton në Kosovë.

IDENTIFIKIMI I POTENCIALIT
Një numër i të rinjve ashkalinjë janë të inkuadruar në pjesen në kulturore në krijimin dhe ndërtimin e politikave kulturore që kanë për qëllim dhe afirmimin e traditave specifike të secilit popull veç e veç.
Një potencial i njerëzve të cilët e njohin dhe e kultivojnë edhe sot e kësaj dite traditën për ti paraqitur këto vlera me rëndësi kulturore dhe shoqërore në mesin ku krijohen dhe më gjerë janë këto, disa nga karakteristikat e identifikimit të parëve tanë.
Riti, veshja tradicionale, vallja, muzika, këngët e dasmës dhe të kanagjeqit, e tjera veçanti kulturore të identitetit kombëtar Ashakalinjë.
Kultivimi i traditave tek të rinjtë ka rëndësi themelore nga se të rinjtë ashkalinjë do të rigjejnë vlerat e traditës në veçanti dhe vlerat e vet popullit të cilit i takojnë cili ka një traditë të pasur.
Afrimimi i vlerave të tradites
Sigurisht të të rinjëve për vlerat e traditës ato me këtë veçsa do të afirmohen edhe më tepër.
Kultura duhet të konsiderohet si një grup i tipareve dalluese shpirtërore dhe materiale që karakterizojnë një shoqëri dhe një grup social. Ajo përfshin letërsinë dhe artet, si dhe mënyrat e jetës, sistemet e vlerave, traditat dhe besimet.
Në kuadër të konsolidimit të vlerave të shoqërisë kosovare në përgjithësi do të jepte një kontribut të pamohueshëm në ri -afirmimin e vlerave të traditës të popujve që jetojnë në Kosovë.

Shkruan: Fadil Maloku, Sociolog, Opinionist

Mësuesi (Pedagogu) i sotshëm, përveç që: flet, shpjegon, demonstron…,Ai duhet të di edhe të frymëzoj! 1. Mësuesi llafazan, i FLET në vazhdimësi nxënësit apo studentit të vet (por, nuk lë fort gjurmë të thella tek Ai !). 2. I miri, mundohet t’i SHPJEGOJ thjeshtësinë e gjërave të komplikuara në këtë botë (por, nuk mbahet në mend shumë nga nxënësit !). 3. I ngrituri, ia DEMONSTRON dijen, nxënësit jokreativ (por, nuk ka invencion dhe koherencë !)kurse, 4. Mësuesi empirist, kujdeset ta FRYMËZOJ nxënësin apo studentin e vet (dhe arrin, pothuajse gjithnjë të mbahet në mend!), me idetë largpamëse dhe të dobishme për; mikun, shokun, familjen dhe komunitetin… 5. Ka edhe tjerë… !