Opinione

Shkruan: Florim ZEQA

Në situatë mjeruese dhe turpëruese, partinë e shpresës dhe besës së shqiptarëve të Kosovës e sollën një grusht i vogël njerëzish të lig, të pabesë dhe lakmiqar, vetëm e vetëm për të kënaqur egon e tyre për pushtet,…sakrifikuan vullnetin e elektoratit të tyre, shuan ëndrrat dhe dëshirat e gjithë qytetarëve të ndershëm, rrezikuan ardhmërinë e gjeneratave të reja të këtij vendi.

Thyerja e zemrave, trazimi i shpirtërave dhe fyerja e ndjenjave të elektoratit rugovian nga njerëz shpirtëlig, qyqarë dhe të pamoralshëm erdhi si rezultat i mashtrimit në premtim,..premtimi u kthye në zhgënjim, zhgënjimi në mallkim!

Kjo u bë nga lidershipi i LDK-së bashk me shumicën e deputetëve, që me aq lehtësi dhe pa fije turpi kapërdinën të bëmat dhe të thënat e veta,…thënë më mirë i hëngrën “qershijat e lagura” me muaj dhe vite, që trumbetonin parreshtur; “Kurr koalicion me PDK-në…”!

Thirrjet e panumërta të elektoratit rugovian për mosbashkqeverisje të turpit me PDK-në, depërtuan vetëm në veshët dhe ndërgjegjën e pak deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe pse në numër të pakt, janë me shumë vlerë për të ardhmën e ndritshme të frymës rugoviane të LDK-së.
Deputetët që votuan kundër bashkqeverisjes me PDK-në nuk janë zëra të vetmuar siq u trajtuan nga lideri i katandisur i partisë, (nuk pat fuqinë morale të pranimit të vullnetit demokratik të tyre), por janë zë i fuqishëm i mbi 120 mijë votuesve besnik të LDK-së.

Një fjalë e urtë popullore thotë; “e keqja e ka të mirën e madhe mbrapa”. Rrokullisjes dhe katandisjes politike të liderit diktatorial të LDK-së është duke i ardhur fundi.

Kjo “SALTO MORTALE” e liderit aktual të partisë, shënon ndarjën e “shapit nga sheqeri”, ndarjen e të mirës nga e keqja, e të bardhës nga e zeza,…me shkarkimin e tij të shpejtë do të filloj lindja e një fryme të re në LDK,…nga një bërthamë e shëndoshë aktivistësh dhe veprimtarësh, nga një gjak i ri që nuk pranoj nënshtrimin dhe poshtërimin, paraqet lindjen e shpreses për një fillim i ri në LDK.

Andaj elektorati i LDK-së ka arsye të ndihet krenar në qëllimin dhe vizionin rugovian të veprimtarëve të saj të shumtë në Kosovë dhe Diasporë. Unifikimi dhe bashkrenditja e veprimeve të elektoratit rugovian për largimin e uzurpatorëve dhe puçistëve nga partia, do të shënoj fillimin e ripërtëritjes së partisë me kuadro të reja, do të përshpejtojë rënjën e kësaj qeverie të kriminalizuar, shantazhuar dhe servilizuar nga pushtuesit verior serb dhe qarqeve tjera diplomatike pro-serbe.

Në zgjedhjet e ardhshme partiake, elektorati i LDK-së nuk guxon të jetë vetëm votues dhe vëzhgues i zgjedhjeve, por duhet të bëhet pjesë përbërse e ndryshimeve nga niveli i aktivëve (të eliminuara nga diktatori), nëndegëve dhe degëve, për të determinuar kështu ndryshimin strukturor të kryesisë qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Me largimin e Isa Mustafës nga LDK-ja, nuk do të ketë vend për zhgënjim dhe as për mallkim, ngase mallkimi do të ikë bashk me të mallkuarit…

Ata që shkelën mbi vullnetin e elektoratit, u shëndrruan nga drejtues në uzurpator të timonit drejtues të LDK-së dhe shtetit të Kosovës.

Ata që tradhëtuan vullnetin e elektoratit, përveq që janë produkt me afat të skaduar, u mungon edhe e drejta morale për të udhëheq me LDK-në rugoviane dhe shtetin e Kosovës në veqanti.

Elektorat mbaje kokën lartë, LDK-ja ka rininë e mrekullueshme, plot kuadro të reja dhe të fuqishme, aktivist dhe veprimtar të devotshëm, besnik të frymës rugoviane të viteve të ’90-ta gjithandej Kosovës dhe Diasporë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në procesin e ndryshimeve pozitive në shtëpinë e madhe rugoviane, shtëpi e përbashkët e të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Andaj, aktivist dhe veprimtar, elektorat dhe qytetar, të mos humbasim kohë duke u marrë me pushtetarët, por të kthehemi kah e ardhmja, të bëhemi bashkë për pastrimin e LDK-së nga mbeturinat komuniste, për t’i kthyer nderin dhe dinjitetin LDK-së rugoviane, të vetmës shpresë reale për ardhmëri të sigurtë në vendin tonë.
LDK-ja e reformuar, ashtu siq ishte dje, do të jetë sot, nesër dhe përgjithmonë lokomotivë e fuqishme dhe avangardë e proceseve demokratike në vendin tonë.

Mbështetësit e diktatorit, përveq mbrojtës skandaloz të së keqës, janë njerëz të lig dhe të pashpirtë, janë zë ogurzi i kthimit të diktaturës komunsite, shantazhit, kërcënimeve dhe likuidimit të oponentëve politik.
Shembulli më enklatant i diktaturës komuniste ishte mbyllja e dyerëve të kuvendit zgjedhor të 31 Majit 2015 për dy degët më të fuqishme në të LDK-së Disaporë (Zvicër dhe Gjermani).

Qeverisja njëvjeqare Mustafa-Thaçi 3, përgjatë vitit 2015 kaloj pa asnjë rezultat pozitiv sa i përket përmbushjes së premtimeve elektorale, siq ishin; rritja ekonomike, iberlizimi vizave, hapja e vendeve të punes, investimeve në fusha të ndryshme, rritje të pagave, përmirësim të sistemit shëndetësor, ngritje të cilësisë në arsim, përmirësim të sistemit të drejtësisë,…kur është fjala të sistemi i drejtësisë gati harrova të permendi “rezultatet”,…ato janë evidente me burgosjet politike të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që kundërshtuan marrveshjet fatkeqe për vendin.

Qeveritarët që burgosin vullnetin e qytetarëve, fjalen e lirë, mendimin ndryshe sot, janë njerëzit më të korruptuar jo vetëm në rajonin e Ballkanit por në tërë Evropën, janë këto mbeturina sllavo-komuniste që burgosjet e deputetëve po i bëjnë në emër të demokracisë, në emër të (anti) ligjit, duke injoruar kështu vullnetin e qytetarëve të vendit (të zgjedhurit e tyre).

Skenat e dhunës gjatë qeverisjes Mustafa-Thaçi 3, të kujtojnë skenat e dhunës policore të regjimit Millosheviqian të viteve të ’90-ta në Kosovë !

Veprimet antiligjore dhe antikushtetuese të drejtuesve të shtetit, më tepër se një diktature tipike komuniste, në të shumtën e rasteve u ngjajnë shërbimeve sekrete, që për dëtyrë (ndoshta) kanë rrënimin e shtetit më të ri në Ballkan-Republikës së Kosovës.

Për ironi të faktit, qeveritarët, mosantarsimin në UNESCO po mundohen ta mbulojnë me MSA-në, si masë për vazhdimin e mëtutjeshëm të getoizimit të popullatës kosovare, të vetmes pa të drejtë levizje të lirë drejt vendeve të BE-së.

Për një vit qeverisje Mustafa-Thaçi 3, krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë shënuar rritje enorme, papunësia dhe varfëria janë në nivelet më të larta,…thënë ndryshe, një vit qeverisje e dështuar, një vit aborti politik.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Shkruan: Islam KRASNIQI

Dhjetori lavdishëm na gjeti të pikëlluar, dhe të skuqur nga turpi, sepse në 17 vjetorin e rënies se tyre Kosova po ngjan sikur në vitet e 90-ta, populli i pa punë, duke u munduar të bëjë zgjidhje nëpër rrugët e Evropës.
Me 17 dhjetori të vitit 1998 në kufirin shqiptar ranë në prit 140 çlirimtar, ku dyzet e një (41) mbetën mbi borë të shtrirë, për të mos vdekur kurrë, ku në mesin e tyre ishte edhe Komandanti Mujë Krasniqi.

Sot pas shtatëmbëdhjetë viteve varrezat e tyre kanë mbetur ashtu për mjerim, pa mbikëqyrje nga institucionet tona, pa i rregulluar, dhe pa bërë asgjë për veprën dhe sakrificën e tyre. A nuk është turp për institucionet tona që të lajnë varrezat e dëshmorëve në Polac të”Kodra e Dëshmorëve ” për gjynah, sikur të ishin varreza të armiqve, ku është krahu i luftës që gjithmonë e kërko votën në emër të tyre, në emër të dëshmorëve, në emër te sakrificës së luftës Çlirimtare, që të ngre zërin edhe për rregullimin e tyre sepse ata dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë.

Komandanti i UÇĶ-së Mujë Krasniqi-Kapuçi, ishte fytyra më emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ura lidhëse mesë Drenicës dhe Dukagjinit, ishte njëri prej tre anëtarëve që dolën publikisht në skenë në Lalushën e Drenicës Heroike dhe prezantuan UÇK-në.
Ky pishtar i Lirisë është Heroi i Kombit Shqiptar, por për dikë edhe mund të konsiderohet edhe si armik sepse që 16 vite varrezat ju kanë mbetur të pa rregulluara, Kulla që 12 vite ka filluar që të ndërtohet dhe ka mbetur në gjysmë, pa i interesuar askujt për këtë kullë dhe në përvjetorin e tij përdorin foto sa për publicitet apo karrierë politike.

Mujë Krasniqi ja fali jetën kësaj toke së bashku me vëlla Alin dhe 140 ushtarët e brigadës së tij, ishte i plagosur tre herë radhazi, dhe ende pa e mbaruar shërimin ju bashkonte shokëve dhe ushtarëve të tij gjersa shkriu gurin e kufirit me gjakun e tij, që ishte vendosur padrejtësisht në mes të Shqipërisë.

U harrua betimi dhe amaneti i tyre nga shokët që dikur u rreshtonin për krah të tyre, ku u betuan në flamurin “Kuq e Zi” për çlirimin dhe ribashkimin me shtetin amë Nënë Shqipërinë, por amaneti i tyre u harrua, u shkel gjaku i tyre, ju ndërrua flamuri me të cilin luftuan dhe tash e kanë pru gjendjen deri aty që për gjithçka të bisedohet me Serbinë!..

A ishte betimi dhe ideali juaj që të bashkohemi me Shqipërinë apo të bisedoni me Serbin, por ata që u thirrën në krahun e luftës u verbuan nga dynjaja, harruan qëllimin dhe idealin e popullit shqiptar, Kosovën e shpallën shtet multietnike, ata që na vranë ende po na sundojnë, shokët e idealit po kalbën nëpër burgje të vendit që e çliruan, me akuza të Beogradit, vetëm që të njollosët Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa liderët tanë heshtin para kësaj masakre të ndërkombëtarëve në drejtësinë vendore.

Serbia dikur na masakroj për të na zhdukur nga faqja e dheut, tash po e masakron drejtësinë e vendit tonë përmes agjentëve të saj, duke i dënuar çlirimtaret dhe udhëheqësia jonë po pajtohet me ketë mision të pa drejtësisë vetëm e vetëm që të mos zbulohen krimet e pas luftës së tyre.

Ju e keni dhenë provimin, por ne nuk ditëm të ju vlerësojmë, sepse ju shijuat pavdekësinë, ndërsa ne shkelëm mbi gjakun tuaj, duke na mbyllur sytë korrupsioni, karriera dhe punët e liga.
Lavdi dëshmorëve të Kombit, Lavdi Heronjve të Lirisë !..

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Shkruan:Faik KRASNIQI

Kur ishim të vegjël, kur kërkonim diçka nga prindërit për të na blerë, na thoshin hajt se nesër ta blej, e në fakt kalonin shumë të nesërme…edhe me çështjen e vizave kështu po ndodh.

Mali i Zi mori ftesë për anëtarësim në NATO. Serbia filloi me hapjen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Liberalizimin e vizave e mori edhe Kolumbia e Pablo Eskobarit dhe Ukraina e përgjakur tash e gati dy vite.

E, Kosova ku po shkon dhe çfarë përfitoi deri më tash? As liberalizim të vizave nuk përfituam deri më tash, pavarësisht dhjetëra marrëveshjeve të nënshkruara, pjesa dërrmuese e tyre madje edhe në dëm të shtetit. Kjo tregon se kemi politikëbërës të dështuar dhe idiotë që s’e kanë shokun. Ky vend po më ngjan me një laborator për eksperimente të fuqive të mëdha, prandaj kemi një pushtet dhe një klasë politike të tillë, me lloj-lloj gangsteri, mafiozi, hajni, krimineli, banditi, aventurieri, rrugaçi, vrasësi, debili, psikopati, tradhtari, sepse janë të ndërtuar në laboratorin eksperimental ndërkombëtar.

                                                                         Përralla me mbret!

BE-ja duke mos liberalizuar vizat për qytetarët e getoizuar të Kosovës, po na tregon qartë se Kosova nuk është shtet, por është një laborator për eksperimentet e tyre djallëzore, që padyshim produkt i këtij eksperimenti janë edhe këta politikanë tanë kriminelë e mafiozë. Përralla me mbret se jemi pjesë e Evropës. Po të ishim pjesë e Evropës, dhe kjo BE po ta kishte seriozisht ndërtimin e një shteti serioz në Kosovë, fati i këtij vendi dhe këtij populli që 16 vjet, nuk do kishte ngelur në dorën e kësaj klase politike mafioze, banditeske dhe kriminale, e aq më pak në dorën e idiotëve si Hashim Thaçi me Isa Mustafën dhe bishtat e tyre!

Po të kishim një lidership serioz e jo të shantazhuar, që sot do t’i kishte ndërprerë bisedimet me Serbinë në Bruksel. Për çfarë të zhvillohen ato bisedime, për t’i bërë favore Serbisë dhe ne mos të përfitojmë asgjë?

Shuplaka e BE-së dhënë Kosovës, për mosliberalizim të vizave edhe për një afat të pacaktuar, nuk ishte shuplakë për politikanët e Kosovës, sepse ata kanë pasaporta dhe dyert e hapur jo vetëm në vendet e BE-së, por në shumicën e shteteve të botës. Shuplaka dhe sinjali i BE-së, ishte për qytetarët naivë të Kosovës, të cilët akoma po i hanë gënjeshtrat dhe mashtrimet e këtyre politikanëve mafiozë. Sinjal më të qartë për këtë popull besoj që BE-ja deri tash nuk ka dhënë, që me shqelma duhet t’i largojnë nga politika këta banditë, kriminelë e mafiozë.

Hashim Thaçi gjoja e përjetoi “rëndë” lajmin për mosliberalizim të vizave, dhe apeloi për protesta para zyrës së BE-së në Prishtinë. Kurse, Isa Mustafa filloi të tallet me qytetarët e Kosovës ”se kosovarët mund të jetojnë edhe pa viza”. Kadri Veseli me këtë deklaratë goditi fortë dy të parët kur tha “BE le të na i marrë vizat neve- politikanëve, jo t’i ndëshkojë qytetarët”.

Megjithatë, Thaçi beson se në javët e para të vitit 2016 do të ndodhë rekomandimi për liberalizim të vizave për Kosovën. Shumë të sigurt për këtë gjë janë edhe Isa Mustafa, Bekim Çollaku dhe Skënder Hyseni!

                                                                       Ia pinë gjakun me pambuk!

Për shkak të dështimit të liberalizimit të vizave në 2016, përgjegjësinë e ndëshkimit duhet ta paguajë kjo Qeveri mashtruese dhe mafioze, sepse popullata, përveç keqqeverisjes së tij, kapjes së shtetit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe papunësisë së madhe, varfërisë ekstreme dhe padrejtësive të tjera, është në shpërthim e sipër nga stërlodhja e të jetuarit tash e më shumë se 16 vite në kafaz. Dhe me të drejtë, por edhe nga “zemërgjerësia” e përfaqësuesve të BE-së, qytetarët e dërrmuar të Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave në vitin 2016, të cilët kanë mbetur peng i kësaj klase politike mafioze dhe kriminale, dhe po ndëshkohen nga BE-ja, por jo edhe pa fajin e bashkësisë ndërkombëtare, prej të cilëve këta politikanë mafiozë edhe kanë mbështetjen për krimet dhe djallëzitë e tyre.

Me një fjalë BE-ja na tregoi që ky vend me këta politikanë mashtrues, të paskrupullt dhe mafiozë, ka shkuar për lesh, në dreq të mallkuar! Prandaj, s’kemi pse të ndëshkohemi nga BE-ja, për shkak të këtij pushteti kriminal e mafioz, por t’i largojmë nga skena politike dhe t’i fusim të gjithë në burg! Popull, a nuk po e shikon se ky pushtet kriminal e këta politikanë mafiozë po tallen me ty? Zgjohu, mos fli! Tregoja dhëmbët këtyre kriminelëve që po tallen me ty. Mos lejo që fati yt dhe e ardhmja e fëmijëve të tu, të ngelet në duart e këtyre gjakpirësve, të cilët tash e 16 vite po ta pinë gjakun me pambuk!

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

 

Shkruan: Azem OSMANI

Në Kosovë prej formimit të partive të para demokratike e deri më tani ka dominuar fryma lideriste në udhëheqjen e tyre. Gjatë periudhës së okupimit serb partitë politike shqiptare kanë funksionuar në frymën lideriste për ta mobilizuar masën e gjerë të popullit konform rrethanave ekzistuese duke mbajtur gjallë pushtetin paralel përballë okupatorit. Si duket, ajo kohë ka ndikuar edhe në periudhën e pasluftës në ngritjen e kultit të liderit të partisë. Partitë politike që veprojnë në Kosovë vetëm formalisht i kanë programet dhe orientimet e tyre programore, kurse në praktikë, secila parti që ka ardhur në pushtet ka vepruar në drejtime dhe rrugë të njëjta. Kjo, sepse është dashur fillimisht të ndërtohen institucionet e shtetit, të punohet në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare në njohjen e Pavarësisë, pastaj përballja me krizën e thellë sociale.

Mirëpo kjo nuk mund t’i amnistoj për ngecjet e mëdha që i kanë pasur në zhvillimin ekonomik të vendit, në cilësinë e dobët të arsimit, shëndetësisë, ambientit, si dhe në të gjitha fushat tjera që e rrisin mirëqenien e qytetarëve, përjashto këtu përparimet në shtrirjen e infrastrukturës rrugore dhe të objekteve publike. Ajo çka më së shumti po e dëmton këtë shoqëri është krimi i organizuar dhe korrupsioni. Jam i bindur se zanafilla e gjithë këtyre anomalive e ka burimin te fryma lideriste e udhëheqjes të partive tona politike. Fryma lideriste ka krijuar lidhje shpirtërore dhe emocionale nga elektoratet me mendësi idealiste, e në anën tjetër grupet tjera materialiste “banor të oborrit mbretëror të liderit” kanë krijuar klane e rrjete për përfitime të tyre. Këto grupe në bashkëpunim me liderin e tyre “shpirtëror” për të ardhur në pushtet dhe për t’i mbajtur gjallë epshet e tyre të përfitimit e kanë hipnotizuar elektoratin e vet me simbole e fjalime hyjnore, me elozhe patriotike në emër të një periudhe të lavdishme, në emër të një individi shenjtor. Në esencë qëllimi i tyre ka qenë pushteti dhe përfitimi në mënyrë joligjore. Fryma lideriste ka krijuar edhe grupe të tjera shoqërore me përmasa nënshtruese ndaj më të madhit qendror dhe ndaj më të mëdhenjve lokal. Këto grupe njihen si grupe servile, grupe sekserësh, grupe të privilegjuara biznesesh, familjesh e fisesh. Këto grupe me lehtësi e kanë krijuar ambientin tepër të përshtatshëm për t’u sjell lideri qendror dhe liderët lokal në përmasat e një monarku a diktatori.

Kjo mënyrë e udhëheqjes lideriste vërehet në secilën parti politike në Kosovë. Kjo po e vret demokracinë e brendshme të partive, por edhe të institucioneve tona. Kriza e rëndë politike që tani e ka kapluar Kosovën e ka burimin te kjo frymë ogurzezë.

Tani më populli është lodhur me këtë klasë politike. Skenimi i qëllimeve të tyre u lexua më së miri gjatë periudhës së bllokadës politike të ashtuquajtur “Blloku VLAN”. Tani më pasqyra tredimensionale e leximit të tyre në skaner po lexohet pikërisht në këta muaj krize ku shihen qartë qëllimet e tyre. Si rezultat i kësaj gjendje, qytetari ka filluar të këndellet, të zhveshët nga emocionet militante të “made in partitë politike”, sepse e ka kuptuar fare mirë qëllimin e tyre dhelparak; aspak të sinqertë, aspak të pastër dhe aspak patriotik.

Po vërehet kudo një disponim i madh i qytetarëve për t’u shfaqur në skenë një alternativë e re politike me figura të pastra, që kanë përvojë, kredibilitet e autoritet në shoqërinë tonë. Natyrisht se kjo është e mirëseardhur për këtë popull të lodhur e të rraskapitur. Mirëpo, duke u ditur pasojat e frymës lideriste, jam i bindur se kjo alternativë politike do të mendoj të krijoj një sistem ndryshe të veprimit politik brenda partisë dhe jashtë saj.
Sistemi i zgjedhjes të kryetarit të partisë dhe Kryesisë së partisë do të duhej të bëhej me rotacion. Partia të përbëhej prej tetë anëtarëve të Kryesisë së ngushtë të cilët brenda katër viteve do ndërroheshin çdo gjashtë muaj nga pozita e kryetarit të Kryesisë së partisë. Të krijohej Kryesia e gjerë prej gjashtëmbëdhjetë anëtarëve të Kryesisë, të cilët do ta luanin rolin e mbikëqyrësit të Kryesisë së ngushtë dhe të kryetarëve të zgjedhur, por njëkohësisht të koordinonin punët e Kryesisë së ngushtë me Këshillin e përgjithshëm dhe me elektoratin. Zgjedhja e Kryesisë së ngushtë, e Kryesisë së gjerë dhe e Këshillit të përgjithshëm do të duhej të bëhej me sistemin “një anëtar një votë”. Të gjitha këto, si dhe detajet e tjera të funksionimit demokratik dhe transparent të partisë, do të duhej të specifikoheshin në statutin e tyre.
Jam i bindur se vetëm kështu do të eliminohej fryma e lidershipit, do të pengohej formimi i klaneve, do të vinte në shprehje prezantimi i programeve të kandidatëve që zotërojnë vlera profesionale dhe intelektuale. Vetëm në këtë mënyrë do na kthehej shpresa se njëmend alternativa e re politike do të shkëlqej në interes të shtetit e qytetarëve.
Unë këtë sistem të të zgjedhurit demokratik dhe të veprimit ja kisha dëshiruar në një të ardhme të afërt edhe kësaj klase aktuale politike. Deshëm apo nuk deshëm, ne jemi rritur me ta, kemi punuar me ta, prandaj ua mendojmë të mirën. Kosova ecë përpara kur ka konkurrencë vlerash.
Tani duhet të vijnë në shprehje edhe orientimet programore, sepse jemi në momentet kur ky vend duhet të lulëzoj në të gjitha aspektet për të marrë drejtimin e duhur që na shpie drejt BE-së.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Shkruan: Ardion GASHI 

Serbia bëri krimet që i pa e gjith Bota e verbër kundër popullatës së paarmatosur Shqipëtare në teritorin e Kosovës dhe doli “triumfuese” para qytetarëve të sajë dhe para Botës me hedhjen e fajit në individ të caktuar dhe u “shfajsua” (distancua) nga masakrat në popullin Shqiptratë.

Ndërsa që Ushtria Çlirimtare e Kosovës u gjykua nga tribunali ndërkombëtarë i Hagës dhe nga disa “Gjykata” vendore me gjyqëtarë ndërkombëtarë, disa nga luftëtarët e lirisë kanë vuajtur dhe po vuajn denimet për kinse krime lufte të cilat i bëri regjimi famkeq Serbo-Sllavë i Millosheviçit.

Kurse sot ende djemët më të mirë të Shqiptarisë po Gjykohen nga “Gjykatat” në Kosovë, të motnuara nga individ të caktuar të cilët ja duan të keqën vendit me ndihmen e faktorit ndërkombëtarë.

Hapi tjetër kundër luftës së lavdishme të UÇK-së u bë atë dit kur koalicioni PDK-LDK-SERBSKA të sponzoruar nga “miqët” tanë ndërkombëtarë në mënyrë të jashtëligjshme themelunan një “Gjykatë Speciale” për kundër këmbënguljes dhe dështimit të saj në Kuvendin e “Republikës” së Kosovës nga opozita Kosovare.

Kulmi i dështimit të “Republikës” dhe njollosja e UÇK-së: Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Sërbë në Kosovë dhe falja e 10.000 hektarëve nga teritori i Kosovës Malit të Zi.

Kur do të tregohet e vërteta për krimet Serbe të bëra në Kosovë, kush do ta mbrojë luftën e lavdishme të UÇK-së?

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Shkruan: Florim Zeqa
Vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry,  nga analist dhe politikan u komentua në mënyra të ndryshme. Deklaratat e shkurtëra dhe të pazbërthyera lanë zbrazëtirë të mjaftueshme komentimi, sipas dëshirave dhe orekseve politike të opinionistëve të shumtë të Kosovës së sotme. Madje disa shkuan aq largë sa e quajtën shpëtimtar të vendit tonë, duke harruar se vizita dhe konkluzionet politike të Kerryt mbi Kosovën përfunduan në Beograd !
Ne si shqiptar të Kosovës, nëse vërtetë e duam dhe respektojmë vendin tonë ashtu siq deklarohemi, zgjidhjet duhet t’i gjejmë vet. Mos t’i presim gjithmonë ndërhyrjet ndërkombëtare, ngase siq na mësoi historia e largët dhe e shkurtër e kombit tonë, “gërshërët” e ndërkombëtarëve u treguan tepër të pamëshirshme ndaj trojeve
tona etnike.
“Një herë ka zbritë mrekullia nga qielli për shqiptarët”, e kishte vlerësuar intervenimin e NATO-s për çlirimin e Kosovës, akademiku i ndjerë, profesor Mark Krasniqi.
Praktikat e gabuara të qeverisjes së vendit në këto vitet e pasluftës, e në veqanti pas rishpalljes së pavarëvsisë së 17 shkurtit 2008 në kundërshtim me vullnetin e popullit, ka quar në humbjen e besimit në klasën politike dhe rënjen e interesimit të daljes së elektoratit në zgjedhje.
Mos të shkojmë më largë, të ndalemi tek zgjedhjet e fundit të 8 qershorit të vitit 2014, kur rreth 70 % e votuesve (nga retth 45 % të qytetarëve të dalur në zgjedhje) kosovar votuan për ndryshimin e kursit qeverisës të vendit,…që ndryshe i bie, edhe 55 % të elektoratit (pasiv) që nuk votuan ishin kundër mënyrës së qeverisjes së vendit.
Ky vullnet i elektoratit për ndryshime u bë bashk në koalicionin e madh paszgjedhor LAN-VV, me qëllimin e vetëm për largimin e së keqës së madhe nga qeverisja e vendit.
Mirëpo “kryeministrit” aktual, liderit të LDK-së, aq fort ju vërbuan sytë dhe mjegullua mendja nga egoja për pushtet,…saqë ua kthej shpinën partnerëve të koalicionit paszgjedhor VLAN, qytetarëve të vendit, duke u shkëputur nga parimet dhe premtimet elektorale,…ky “truk” i radhës i liderit të LDK-së, më tepër se lojë perfide ishte tradhëti ndaj elektoratit të LDK-së dhe vullnetit të shumicës shqiptare në vend.
E kam thënë edhe më parë, po e perserisë prap, ngutja e pa arsyeshme e kryesisë dhe KP të LDK-së në mbështetjën e një koalicioni jo parimor, dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit, do të jetë me pasoja afatëgjata për të ardhmen e vendit dhe  zhvillimet e mbrendshme të kësaj partie.
Mbase ky, ishte edhe qëllimi kryesor i asaj marrveshje fatkeqe të mbrëmjes së 19 nëntorit 2014. Thyerja dhe ndarja e elektoratit të LDK- së e 2006-së e solli Thaçin në pushtet,…ashtu edhe tani, me tradhëtimin e elektoratit të LDK-së nga ana e liderit aktual të saj, po e mbanë në pushtet një klasë të dështuar politike.
Cila do të jetë tradhëtia e radhës ?
Meqenëse kjo qeveri ndodhet në prag të rënjës, shtrohet pyetja; cila do të jetë tradhëtia e radhës apo cili do të ketë radhën e kurorëzimit me parrtinë në pushtet dhe të nominimit për “postin” e kryeministrit,…kjo mbetët të shifet vetëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Nuk e kanë thënë kot të vjetrit; “Nëse paradite i hapë gropën dikujt, pasdite do të biesh vet në të”.
Për liderin aktual të LDK-së, z. Isa Mustafa “marrveshja”e fundit me Thaçin do të mbetët përvoja më e hidhur jetësore, nga e cila jo vetëm që do ta humbë postin e  kryeministrit, do t’i shkaktoj rënjën nga posti i kryetarit të LDK-së dhe rënjën përfundimtare nga skena politike.
Përqaj dhe sundo apo “Missione compiuta” e Hashim Thaçit,…pas ndarjës përçarëse të koalicionit paszgjedhor (VLAN), e realizoj e edhe ndarjën paqësore të LDK-së.
Politika është “arti i së mundshmës”, Hashim Thaçi doli fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit 2014-të dhe fitues i dyfisht i procesit paszgjedhor, duke i lënë vetës rrugën hapur edhe për një mundësi të radhës në zgjedhjet e jashtëzakonshme në pranverën  e 2016-së !
Zgjidhja më e mirë për humbësit e shumfisht të LDK-së, do të ishte dorëheqja nga postet drejtuese në qeverisjen e vendit dhe në partinë e tyre, të pasuar me një kërkimfalje të sinqert ndaj elektoratit dhe qytetarëve, veprime këto që do t’u hapnin rrugë ndryshimeve pozitive mbrenda kësaj partie,…mirëpo, përderisa kjo  ka pak gjasa të ndodhë, atëherë iniciativa për shkarkimin e “kryeministrit” dhe liderit diktatorial duhet të rrjedhë nga degët dhe nëndegët e LDK-së, nga elektorati i pastër rugovian.
Mbase gjëja më e mirë do të ishte, që iniciativa për shkarkimin e “kryeministrit” Mustafa, dhe tërheqja nga qeverisja e vendit të rrjedhë nga deputetët e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për LDK-në, shpëtimi i vetëm për vendin dhe dalja më e suksesshme nga situata e krijuar politike në vend,…e jo të sillen me dy fytyra; në njërën anë deklarojnë se nuk do ta “votojnë” Thaçin për president, ndërsa në anën tjetër t’i qendrojnë besnik një lideri diktatorial, me mbështetjen e marrëveshjeve private mes Thaçit e Mustafës dhe vendimet e tyre skandaloze për të ardhmen e vendit.
Ashtu siq e fillova me Sekretarin Shtetit të SHBA-së John Kerry, edhe po e përfundoj me deklaratat e tij; “Kosova në bisedimet e Brukselit ka marrë vendime të guximshme, (përkthyer në gjuhën popullore i bie; Kosova ka marrë vendime të rënda dhe të dëmshme për vendin),…luftojeni krimin e organizuar dhe korrupsionin,…nuk i mbështes marrveshjet e dëmshme për Kosovën,…etj”, janë tregues i mirë për nevojen e ndërgjegjësimit të faktorit politik dhe kombëtar në Kosovë.
Duhet vlerësuar lartë thirrjen e zotit Kerry për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë, mirëpo për ç’rrënjosjen e kësaj kaste kriminale dhe të korruptuar nuk mjafton “një ngrehje veshi” për qeveritarët, siq po i thonë analistët,…kemi nevojë për ndihmën konkrete të partnerëve ndërkombëtar, e në mënyrë të veqant të SHBA-ve, sepse kjo kastë politike ushtron ndikim të fuqishëm mbi institucionet e pavaruara, mbi gjykatat, prokurorinë dhe policinë e shtetit.
Si rezultat i kësaj, do të ishte iluzive të mendohej, që vetëm me fjalë dhe këshilla miqësore ta detyrosh të largohet nga skena politike një klase hajdutësh dhe kusarësh politik, abuzues dhe shpërdorues të pushtetit, gënjeshtar dhe mashtrues, falsifikator dhe plagjiator diplomash universitare.
Nevojitet një bashkrendim i zgjeruar forcave ndërkombëtare me sistemin e drejtësisë vendore dhe veprime energjike të mënjëhershme për ndryshimin e kësaj “Status Quo”-je politike dhe juridike të vendit tonë.
Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Shkruan: Faik Krasniqi 
Tregohet se një herë e një kohë, mes gomarit dhe ujkut na plasi një debat i nxehtë mbi ngjyrën reale të barit. Gomarit i ishte tiposur se bari kishte ngjyrë të verdhë dhe nuk bënte asnjë lëshim për këtë. Sakaq, ujku nga ana e tij besonte se bari kishte ngjyrë të gjelbër. “Që bari ka ngjyrë të verdhë këtë e di gjithë mileti!” thoshte gomari i vendosur. “O veshgjatë, bari është i gjelbër!” i përgjigjej ujku po aq i vendosur. Debati mes tyre nuk kishte fund. Sa herë që takoheshin e ndaheshin, muhabeti i vetëm ishte ngjyra e barit. “Po përse nuk shkoni tek mbreti i pyllit e t’ua ndajë këtë mesele?”- u sugjeruan disa kafshë të cilave me sa duket u kishte ardhur në majë të hundës debati mes ujkut e gomarit. “Shkojmë?”- thanë njëzëri gomari e ujku dhe u drejtuan për tek mbreti i pyllit. Pasi i treguan mbi konfliktin e tyre, mbreti i pyllit uli kokën, u mendua pak dhe u tha:”Kjo çështje kërkon kohë dhe një seancë gjyqi më vete. Prandaj hajdeni nesër në mëngjes herët që ta ndaj njëherë e mirë këtë punë!” Atë natë, si gomari dhe ujku panë ëndrra mbi drejtësinë e luanit, mbretit të tyre. Të nesërmen në mëngjes filloi seanca gjyqësore. Luani i dëgjoi me durim si ujkun, ashtu dhe gomarin. Të gjithë kafshët e tjera prisnin me padurim zërin e drejtësisë. Në fund, luani u ngrit në këmbë dhe deklaroi vendimin përfundimtar duke zhgënjyer pothuajse të gjithë kafshët, përveç gomarit: “Ujku do të dënohet me punë të detyrueshme një muaj!” Gomari i këputi një të pëllitur saqë shurdhoi të gjithë sallën. Mandej doli me të katra jashtë. Pasi dolën pothuajse të gjitha kafshët, ujku iu afrua luanit dhe i tha:”Lartmadhëria juaj! A nuk më thoni çfarë ishte ai vendim arbitrar? Përse më dënoni kaq rëndë, për një fakt që e dinë të gjithë? A nuk është bari i gjelbër lartmadhëria juaj?” Luani iu përgjigj:”Sigurisht i dashur ujk. Unë nuk thashë se bari nuk është i gjelbër.”Ujku e pyeti i hutuar:”Po përse më dënuat atëherë?! Unë s’kam bërë asnjë gabim!”Luani iu përgjigj:”Vërtet që nuk keni gabuar në ngjyrën e barit, ama keni gabuar rëndë që kur keni pranuar të debatoni dhe polemizoni me një hajvan si gomari! Prandaj vendosa të dënohesh me punë të detyrueshme për një muaj që të nxësh mend e të mos merresh me hajvanë të pamend!”
                                         Cilat janë mesazhet për politikën kosovare?
Mesazhet e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ishin mesazhe shumë të qarta për lidershipin dhe klasën politike në Kosovë, ku kërkoi bashkëpunim e kompromis mes pozitës e opozitës, për të gjitha mospajtimet dhe daljen sa më të shpejtë nga kjo krizë dhe bllokadë politike. Presioni i madh publik dhe politik, e sidomos pas vizitës të sekretarit amerikan, John Kerry, që është bërë ndaj kryeministrit, ka rezultuar me këtë ofertë bërë partive opozitare për dialog, por konsideroj se është e vonuar dhe është dashur të bëhej që në fillim të krizës.
Por, kryeministri Mustafa para se t’u dërgojë ftesë partive opozitare për dialog, pikësëpari është dashur menjëherë t’i lirojë nga burgu deputetët e opozitës, t’i kërkojë falje publike opozitës për dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe arrestimin e deputetëve, e sidomos pas sulmit bizar dhe dhunës të ushtruar në selinë e VV-së, në mënyrë që t’i tregojë opozitës se oferta e tij është me të vërtetë serioze. Dhe njëkohësisht edhe ta ndëshkojë zyrtarin e saj, për deklaratën e tij poshtëruese dhe nxitëse, kur veprimet  e opozitës i cilëson me metodat e organizatës terroriste ISIS, por ndëshkimet të vlejnë për çdo zyrtar qeveritar që bëjnë deklarata të pamatura, në këtë situatë të nxehtë politike, që vetëm e tensionojnë situatën akoma më shumë. E pakta që duhet të bëjë z. Abrashi, është kërkimfalja publike ndaj opozitës. Sidoqoftë, oferta e kryeministrit Mustafa bërë partive opozitare për dialog, nuk është fare serioze, kryesisht e thatë dhe e bërë vetëm sa për sy e faqe, sepse ajo është dashur të jetë më e detajuar sa i përket formatit të dialogut dhe mënyrës së ballafaqimit të argumenteve, pushtet-opozitë. Pra, nuk është dashur të ketë kufizime paraprake, në mënyrë që të krijohet një hapësirë që opozita t’i paraqesë argumentet e saj edhe para ekspertëve ndërkombëtarë që pritet të jenë pjesë e ndërmjetësimeve.
                                  Këmbëngulja për Asociacionin dhe Demarkacionin!
Në rast se Qeveria dhe kryeministri Mustafa, prapë këmbëngulin që domosdo  do t’i zbatojnë marrëveshjet, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, që në këtë formë të zbatimit të tyre janë shumë të rrezikshme për sovranitetin dhe tkurrjen e territorit të Kosovës, atëherë opozita e bashkuar s’ka pse të bisedojë me pushtetin për këto gjëra që kanë për qëllim dëmtimin e Republikës, por t’i kundërshtojnë fuqishëm ashtu siç i kanë kundërshtuar deri më tash, sepse e kanë përkrahjen edhe të popullit që këto marrëveshjeve mos të jetësohen.
Zgjidhja më e mirë do të ishte që me punën e Demarkacionit me Malin e Zi, mos të merret politika, sepse politikanët nuk janë ekspertë në atë lëmi, por t’ua lëmë në dorë ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, në mënyrë që mos të humbim territor tonin, pasi sipas pjesës dërrmuese të demografëve kosovarë, Kosova rrezikon të humbasë mbi 8200 hektarë tokë.
Kurse sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të kthehet në rinegocim në Bruksel, sepse në këtë format me gjithë ato kompetenca ekzekutive, dhe duke njohur apetitet e Serbisë, ky Asociacion pas disa vjetëve mund të na rrëshqas nga dora dhe ajo pjesë e territorit të Kosovës të na grabitet nga Serbia, ose do të na shkaktonte gjithmonë probleme në funksionimin e shtetit, prandaj pse të kemi gjithmonë probleme të brendshme me pakicën serbe të dirigjuar nga Beogradi, kur kemi mundësi që këto gjëra t’i zgjedhim gjatë bisedimeve në Bruksel. Këtë gjë e tha edhe Ulrike Lunaçek, që pala kosovare s’ka pse të zbatojë ndonjë marrëveshje që nuk e dëshiron populli, por që njëkohësisht edhe rrezikon sovranitetin e Kosovës, dhe çdo marrëveshje që konsiderohet e dëmshme për njërën ose tjetrën palë, mund të rikthehet për rinegocim në Bruksel. Ajo madje fajësoj palën kosovare, që nuk vë kushte gjatë bisedimeve.
Me gjithë ato të drejta që kanë serbët në Kosovë, që asnjë pakicë në botë nuk i ka, thuajse kanë më shumë të drejta se edhe vetë ne shqiptarët që jemi mbi 96% të popullsisë së Kosovës, nuk ka pasur nevojë të krijohet një Asociacion i tillë për serbët, por i gjithë faji është tek lidershipi i shantazhuar kosovar, që kanë pranuar një gjë të tillë, e si reciprocitet ndaj Serbisë, të njëjtën gjë nuk e kanë kërkuar edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore.
 As 40% e shqiptarëve në Maqedoni, që me marrëveshjen e Ohrit janë komb shtet-formues, nuk kanë një Asociacion, madje nuk i kanë as 5% e të drejtave  që i kanë serbët në Kosovë, e mos të flasim për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, që sistematikisht janë të shtypur dhe të diskriminuar nga pushteti serb dhe ai malazez. Këto gjëra po na ndodhin, sepse kemi një pushtet dhe politikanë të shantazhuar, që bëjnë lëshime në dëm të interesave të Kosovës, vetëm e vetëm mos të ndëshkohen nga Bashkësia Ndërkombëtare, për krimet e tyre të bëra në Kosovën e pasluftës, por edhe me çdo kusht që të ngelin në pushtet.
Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

 

Shkruan: Azem OSMANI

Është e vërtetë se mediat e reja të internetit kanë ndryshuar rrënjësisht gjendjen e publikut në aspektin e informimit. Shkencëtari i njohur kanadez McLuhan duke iu referuar epokës së përdorimit të internetit, botën e ka quajtur një Fshat Global.

Të gjithë ne, tani jemi përjetues të kësaj gjendjeje sesa shpejt po i thithim lajmet e reja nga interneti, e sidomos nga portalet informative. Këtu po luajnë një rol të madh edhe rrjetet sociale të cilat kanë krijuar lidhje konsistente me portale.

Është nevojë dhe interes i shoqërisë njerëzore për t’u informuar. Informimi i drejtë, i saktë dhe i shpejtë ndikon dukshëm në stabilitetin e një shoqërie. Por kjo varet shumë nga përmbajtja dhe mesazhi i lajmit, duke ditur se mediat më së shumti bazohen nga thënia e njohur se lajmi i vërtetë është lajm i keq.

Tani më, kur po dominojnë mediat e reja, edhe pse këto publikut i kanë sjellë shumë risi në vete, nuk mund të themi që e kanë përmirësuar cilësinë e informacionit. Përkundrazi, cilësia e informacionit ka pësuar rënie. Kjo nuk do mend, sepse secila punë kur bëhet shpejt e shpejt nuk prodhon cilësi të dëshiruara, aq më tepër kur sasia e informacionit të shpërndarë rritet në mënyrë rapide. Kjo gjendje është e njëjtë pothuajse në gjithë globin, prandaj edhe ne jemi të përfshirë në këtë zinxhirë.

Portalet informative në Kosovë lajmet po na i servojnë në shpejtësi. Tani më kemi në dispozicion shumë më shumë lajme se sa që kishim më parë nga mediat tradicionale. Mirëpo mënyra e shpërndarjes dhe qasja profesionale në prodhimin e një lajmi lë shumë për të dëshiruar.

Portalet tona informative si duket e kanë gjetur “çelësin e suksesit” për të joshur sa më shumë lexues-vizitorë-klikues. Mirëpo ky “çelës i suksesit” shkon pothuajse vetëm në favor të rritjes të profitit të tyre, por jo edhe të cilësisë së lajmit. Po marr shembull rastin e krizës aktuale politike në Kosovë që po ndodhë në Kuvend dhe jashtë tij. Redaksitë e portaleve që konsiderohen “më të mençura” po arrijnë të shfrytëzojnë momentet emocionale të publikut, duke i futur në “ujërat e tyre” nëpërmes mënyrës së informimit. Për shembull:

“Tani kanë hyrë deputetët e opozitës në Sallë”, publikohet titulli me pak fjalë dhe me foto përcjellëse.
Pas pak minutave publikohet titulli tjetër “Filloi hyrja edhe e deputetëve të pozitës”, prapë me foto.

“Foltorja e Kuvendit u rrethua me forca të sigurisë”, “Pritet sërish të hedhet gazi lotsjellës nga opozita”, “Është rrezik të ketë përleshje fizike në mes të deputetëve”…dhe kështu vazhdon minutë për minutë kjo telenovelë e lajmeve të shoqëruara me fotografi shumë herë të pakëndshme, ku shihet tym dhe skena të përleshjeve…

Është shumë e rëndësishme që publikut t’i ofrosh lajme në shpejtësi se çka është duke ndodhur, sepse fundja ai vet këtë gjë e kërkon. Mirëpo, secili lajm duhet ta ketë një fillim, një rrjedhë dhe një fund, por jo t’i servosh lajme me shkëputje të tilla sekuencash, që në shumicën e rasteve janë të parëndësishme. Pse duhet t’i interesoj publikut a hyri ose a doli? Publikut i intereson rrjedha përmbajtjesore e ngjarjes dhe rezultati i përfundimit (tjetër gjë është kur publiku përcjell rrjedhat e ngjarjeve drejtpërdrejtë në programe televizive).

Fundja, ai këtë e pret me padurim, sepse është një ngjarje në interes të vendit.

Metodat e tilla të informimit në shkëputje dhe me të dhëna të parëndësishme, pastaj fotografitë me përmbajtje tmerruese, lajmet rreth thashethemeve të personave publik, lajmet me etiketime, fyerje, sharje e kërcënime, por edhe vërshimet e informacioneve në aspektin sasior, të gjitha këto ndikojnë në stresin kolektiv të publikut, pasi kjo gjendje është e vështirë të menaxhohet në aspektin psikik.

Stresi i publikut rritet edhe më shumë kur në disa raste nga i njëjti lajm del më vonë një kundër-lajm tjetër, padyshim se publiku lajmin e parë të futur “në lukth” për “përpunim” detyrohet ta kthej serish “në gojë” për ta ripërtypur, respektivisht për ta deshifruar mesazhin e kundër-lajmit. Jo më kot McLuhan për mediat thoshte:

“Mediat duke qenë zgjatime të sistemit tonë fizik e nervor përbëjnë një botë ndërveprimesh biokimike të cilave u duhet të kërkojnë një ekuilibër të ri sa herë që shfaqen zgjatime të reja”.

Për lexuesin do të ishte më së miri ta marr lajmin e kompletuar dhe në qetësi ta deshifroj mesazhin e tij sipas mënyrës së vet.

Uroj që me kalimin e kohës pronarët dhe redaktuesit e mediave të reja, e sidomos të portaleve informative, të përpiqen për të përmirësuar këto të meta duke mos i përjashtuar edhe anët pozitive që kanë. Po ashtu të kenë kujdes edhe në aspektin drejtshkrimor, sepse nga shpejtësia e gjenerimit dhe publikimit të lajmeve po përvidhen shumë gabime, sakaq edhe në titujt e lajmeve.

Uroj që të kufizohet me ligj në masë në nevojshme numri i portaleve ekzistuese, sepse kjo gjendje është duke shkaktuar edhe një kaos tjetër informativ. Të ketë përmirësime në rastin e marrjes së lajmeve nga njëri portal në tjetrin pa kërkuar leje apo pa e përmendur burimin, si dhe të rritet numri i lajmeve ekskluzive nëpër secilin portal informativ.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

Shkruan: Florim Zeqa

Salla e madhe në Paderno (TV), e dekoruar me flamuj kombëtar dhe portrete të figurave historike që shpallën pavarësinë e Shqipërisë më 1912-n në Vlorën e Ismajl Qemajlit, kësaj radhe ishte e vogël për pjesmarrjen e qindëra bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e pjesës veriore të Italisë.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, shqiptarët e bashkuar nga të gjitha trevat etnike festuan në mëyrë madheshtore 103 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Pas intonimit të himnit kombëtar nga nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe në Paderno (TV) nën dirigjimin e mësueses Malësore Shaqiri, manifestimin e hapi, moderatorja Miradije Avdullahi, e cila pas përshendetjes dhe urimit për 103 vjetorin e pavarësisë, ndër të tjera theksoi; “Kjo sallë këtu, sot e mbushur me ju, është e madhe por njëkohësisht shumë e vogël për të zënë gjithë mallin dhe dashurinë që kemi për atdheun tonë të shtrenjtë, për Shqipërinë dhe Flamurin e shkruar me shkronja gjaku shekuj e shekuj më parë….për të vazhduar me vargjet origjinale të Isamil Qemajlit:

Buzë detit brenda në Vlorë
Shqipërisë do i vëmë kurorë
Do vijnë krushq, do vijnë dasmorë,
Me flamuj të kuq në dorë”.

Pas këtyre vargjeve, moderatorja Miradije Avdullahi fillimisht për një fjalë rasti e ftoi nikoqiren e këtij manifestimi, presidenten e shoqatës ILIRIA, avokaten Ermira Zhuri, e cili i falenderoj për pjesmarrje të gjithë të pranishmit në manifestim duke ua uruar ditën e Flamurit dhe 103 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Më pas, ndihmës moderatori Halit Cikaqi përshendeti mysafirët e nderit në këtë manifestim; Elis Badalli (drejtues i divizionit për rini sport dhe kulturë në Ministrinë e Diasporës), Ramadan Mramori (drejtues i divizionit për hartimin e planit për regjistrimin e mërgatës, poashtu nga Ministria e Diasporës) dhe Florim Zeqa (gazetar dhe analist i pavarur).

Pas fjalëve përshendetëse të mysafirëve, me një fjalë përshendetëse u paraqiten veprimtarja Mardena Kelmendi dhe përfaqësuesi i shoqatës “Nënë Tereza” nga Portogruaro, zoti Rizah Hykolli.

Në vazhdim, mësuesja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, zonja Malësore Shaqiri, pasi ua uroj të pranishmëve 28 Nëntorin, më pas foli për mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkollën shqipe në Paderno (TV).

Radha i erdhi edhe programit të pasur artistik, duke filluar me këngën për flamurin të kënduar me pasion dhe dashuri nga rapsodi i mirënjohur shqiptar Gjovalin Shani.

Më pas, në skenë u ftua këngëtarja e ardhur enkas në këtë manifestim nga Theranda, e madhja Dafina Morina me zërin e saj, sa të bukur po aq tërheqës për adhuruesit e këngës së bukur shqipe,…e cila fillimisht prezantoi me një këngë patriotike, për të vazhduar më pas me një potpuri popullore, e cila u përcjellë me ovacione dhe duartrokitje të gjata të bashkatdhetarëve të shumtë në sallë.

Me një kengë autoriale për komandantin legjendar Adem Jashari, vjenë në skenë një tjetër rapsod popullor, është ky Gjin Shani (vëllau i Gjovalinit), i cili me zërin e tij të bukur melodik ngjalli emocione të papërshkruara tek të pranishmit në sallë.

Më pas, me një interpretim të mrekullueshëm, me zërin e saj të embël në skenë u paraqit këngëtarja e talentuar Elhame Ahmeti Gyhelli me një potpuri ritmike popullore.

Përpos këngëve, kohë pas kohe në skenë u paraqit edhe grupi i valleve të shoqatës ILIRIA, nën drejtimin e koreografit Muhamet Brezaliu dhe mjeshtrit të vallëzimit, artisti të madh Imri Osmani, i cili me paraqitjet e bukura artistike elektrizoj masen e madhe në sallë.

Kështu këngëtarët disa herë u paraqiten në skenë me kengë të bukura patriotike dhe me motive popullore, sikurse edhe grupi i vallëzimit me valle të bukura nga të gjitha trevat shqiptare, duke ju bashkangjitur në vallëzim të lirë edhe audienca e gjerë, të rinjë dhe të reja shqiptare, prindër dhe nxënës të shkollës shqipe duke i dhënë shije të bukur festës së madhe kombëtare.

Në këtë mbrëmje festive prezent ishin edhe veprimtarët; Agim Mullosmani (përfaqësues i UNIKOMB-it), Ferat Avdullahi dhe profesor Bajram Desku.

Vlenë të theksohet se i gjithë ky manifestim madhështor u organizua nga një staf i gjerë bashkëpuntorësh të shoqatës ILIRIA. Organizimi i shkëlqyeshëm i këtij manifestimi, është rezultat i punës së palodhshme të presidentes Ermira Zhuri dhe dy nënkryetarëve Beqir Cikaqi dhe Mumin Brezaliu, i udhëhequr në mënyrë briliante nga moderatorja, poetja e njohur Miradije Avdullahi dhe Halit Cikaqi.

Kontribut të çmuar në zërim dhanë instrumentalistët Dj. Lami dhe Roland Çukaj.
Manifestimit qendror për ditën e flamurit i paraprinë edhe dy organizime tjera: darka festive me 27 nëntor në Chioggia (Ve) dhe ajo me prindër dhe nxënës të shkollës shqipe në Paderno me 28 nëntor.
Nga ky manifestim, u vërtetua edhe një herë, se nuk ka vlerë asnjë lloj ideologjie partiake,…ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve etnike.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.

12305887_995384343836684_1110305818_n

12277163_995386607169791_965971798_n

12301672_1509750382687496_7799909340937647396_n

Shkruan: Faik KRASNIQI

Kjo është pyetja aktuale që të gjithë ne ja bëjmë vetes dhe e diskutojmë mes miqve të ngushtë. Megjithatë në publik as nuk kemi guximin më të vogël ta bëjmë dhe të përpiqemi t’i gjejmë një përgjigje. Ku po shkon shoqëria shqiptare sot? Kemi më shumë se 16 vjet që po rropatemi lart e poshtë në kaosin e një tranzicioni që duket sikur nuk ka fund.

Sot dikush nuk studion fare por vetëm pse ka para apo miq të fortë mbaron universitetin, masterin shkencor dhe doktoraturën. I mbaron pa e pasur edhe idenë mbi lëndët që duhet të studioj. Po flisja një herë me dikë që po studion për drejtësi në një universitet privat. Po më thoshte se kishte provim.

Diplomat false të universiteteve private!

Kur e pyeta se për çfarë lënde bëhej fjalë nuk i dinte as emërtimin e plotë. Por do të shkojë shumë mirë – më tha – sido që të jetë nuk më ngelin dot. Po të më ngelin e dinë që ik në një universitet tjetër privat… E pyeta pse të mos studionte seriozisht që të bëhej vërtet i zoti në atë fushë dhe përgjigja ishte. Unë nuk jam dhe ata që futen në shkollë me para ose me parti nuk janë më të zotë se mua.

Ishte ngulitur mendimi se paraja dhe miku partiak janë cilësitë që duhen të tjerat nuk kanë vlerë në Kosovë. Më në fund pas kësaj telenovele më tha, e mora vërtetimin por duhej të bëja pagesën sepse nuk ishte falas.

Në Evropë mund të marrësh jo një por një mije vërtetime në ditë në universitete dhe që të gjithë janë falas, por duhet t’i marrësh me dije dhe me meritë. Në Kosovë e Shqipëri në fakultetet publike dhe këto janë me lekë.

A nuk u bën përshtypje pedagogëve ose vetë studentëve që asnjë me ndonjë përjashtim fare të vogël nuk mban libra apo fletore shënimesh në duar. Pse nuk dëgjojmë në një tavolinë me studentë thuajse kurrë një debat për studimet leksionet provimet apo lëndët.

Një bisedë intelektuale mbi problemet e mprehta të vendit është e tepërt të kërkohet nga studentët e sotëm. Do t’u kishte hije për derisa janë studentë. Por, bisedat që dëgjon zakonisht janë çështje banale thashetheme muhabete veshjesh aksesorësh etj.

Ky realitet i hidhur haset kudo. Ministritë janë njësoj si universitetit në këtë drejtim. Është pothuajse e pamundur të arrish të takosh lirshëm një punonjës ministrie, për të zgjidhur një çështje. Komunikimi me publikun është për tokë, qytetarët nuk respektohen dhe nuk ndihmohen.

Ku është meritokracia?

Flitet se kanë ardhur shumë të rinj që kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Unë deri tani nuk kam parë asnjë dhe nuk kam dëgjuar që dikush përmes konkursit publik, është punësuar pa lidhjet të forta politike.

Ngado flitet për militantë që ju kanë shërbyer partive dhe tani partitë po ju kthejnë kusurin për kontributin e mëparshëm. Ku janë të rinjtë, ku janë specialistët, ku është meritokracia. Një profesor, i cili është eksponent i lartë i një partie kur e pyeta si do mund të ecë ky vend përpara, kështu më tha. Po nuk bëre shumë për partinë, partia nuk bën për të tjerët. Dhe nuk ma tha më shaka.

Deri këtu ka ardhur puna. Flitet se ka ardhur koha që intelektualët dhe studentët që mbarojnë në Perëndim të kthehen në shtëpi pas liberalizimit të vizave. Të kthehen po ku do të shkojnë, me ç’punë do të merren, kur mbi gjysma e popullatës janë të papunë, e pjesa dërrmuese e tyre të rinj dhe të kualifikuar.

Edhe sot ka në Kosovë plot djem e vajza të reja që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet në perëndim, por janë pa mbështetje nëse nuk njohin dikë të partisë X apo Y. Sillen rrugëve sikur të ishin të njerkës.

Disave madje u thonë që je më i kualifikuar se ç’duhet. Ka ndodhur edhe kjo.

Flitet se ka shoqata e ka programe qeveritare për kthimin e trurit në Kosovë. Askush se di se ku janë e çfarë po bëjnë këto të ashtuquajtura mekanizma e programe.

Unë them që pas liberalizimit të vizave, që pritet të ndodh në 2016, truri i Kosovës do të ikë drejt Perëndimit, e sidomos në Gjermani.

Ku po shkon Kosova jonë që për të hyrë edhe roje duhet të jesh anëtar partie. Ku po shkon Kosova jonë që për të hyrë në punë nuk duhen diploma apo rezultatet e merituara por paraja miku dhe partia.

Ku po shkon shoqëria kur institucionet nuk kanë as në periferinë e vëmendjes së tyre qytetarin dhe hallet e tij, e aq më pak trurin e këtij vendi. A nuk duket sikur në këtë vend po investohet për të prodhuar injorantë dhe për të përjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vërtetë. Prandaj, Kosova dhe Shqipëria janë vendet e vetme në Evropë ku pafundësisht prodhohen mediokër që ulen qetë -qetë në karriget e pushtetit.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.