MIX

Në vazhdimësi janë duke u bërë hulumtime me fokus të veçantë në përmirësimin e performancës së produkteve për Gaming. E gjithë kjo me qëllimin kryesor përmirësimin e eksperiencave të gamerëve.

Kjo pasi sipas hulumtimeve të bëra kohëve të fundit, Gamerët paraqitet të jenë konsumatorët më të mëdhenj që shprehin në vazhdimësi interesim për produktet e Gaming.

Këto përfundime kanë dalur nga një hulumtim i bërë nga YouTube, ku numri i gamerëve që janë vazhdimisht aktiv është mbi 83%, ndërsa ata që janë të moshës mbi 30 vjeçare dhe njëkohësisht janë prindër është rreth 30%.

Por e veçanta e këtij hulumtimi ishte përfundimi që doli si i befasishëm pasi edhe numri i gamereve femra është vazhdimisht në rritje, me rreth 23%.

Por nuk janë vetëm këto shifra, ato që i detyrojnë kompanitë e teknologjisë që të fokusohen në inovacione dhe ngritjen e performancave të produkteve që i ofrojnë.

Ndikimi që gamerët kanë në blerjen e një produkti për gaming, në bazë të vlerësimeve të tyre nëpër platforma të ndryshme, sipas hulumtimit doli të ketë ndikim me rreth 73%, ku po këta persona kanë ndikim edhe në ngritjen e shitjeve të produkteve të dedikuara për gaming.

E veçanta e këtij hulumtimi, ishte vëmendja e kushtuar ndaj produkteve që vlerësohen si më të mirat për gaming.

Sony PlayStation 4 Pro

Pajisje për gaming që karakterizohet me sistem super të fuqishëm, ku eksperienca e lojërave virtuale vjen krejtësisht në një tjetër nivel. Përmban procesor 8 bërthamësh AMD Jaguar, që plotësohet përmes GPU AMD Radeon me performancë prej 4.20 teraflops dhe 8 GB RAM memorie, të llojit GDDR5, ndërsa memorie të brendshme prej 1TB/. Pamja e jashtme është mjaft elegante, me ngjyrë të zezë dhe me butonat përmes sensorëve. Sistemi i brendshëm i PS4 është bërë me një dizajn aq specifik, sa që e bën PS4 të lehtë për tu bartur dhe njëkohësisht fleksibil. Paneli kontrollues Wireless DualShock 4 v2 është një pajisje mjaft inovative, me sensor six-axis dhe panel të prekjes që ofron bashkëveprim mes lojërave dhe lojtarëve. Gjithashtu ju mundëson të futeni në Netflix, Youtube dhe stream të tjerë.

Xbox ONE S

Ju do të përfitoni nga argëtimi perfekt në shtëpinë tuaj me sistemin All in One të Xbox ONE, i cili njihet si konzola më e mirë për lojëra, për të shikuar filmat tuaj të preferuar apo për përdorimin e rrjeteve sociale, e shumë opsione të tjera. Luani lojëra nga më të ndryshmet që janë të përshtatshme për këtë konzolë, duke përfshirë edhe lojërat klasike nga Xbox 360. Xbox One S është momentalisht versioni më i avancuar i Xbox, sepse si shtesë e të gjitha karakteristikave tjera ka edhe një memorie prej 500GB. Në kutinë e lojës ju do të gjeni kontrollera ëireless të bardhë, një mbajtëse vertikale për konzolën tuaj dhe kabllo HDMI, dhe gjithashtu edhe 14 ditë anëtarësim në Xbox Live. Kjo pajisje argëtimi për gjithë familjen ofron edhe mundësinë e qasjes në Netflix, Youtube në kualitetin 4K.

Gaming PC

Nëse flasim për Gaming PC, gama e produkteve është shumë e gjerë.

Të gjithë PC e prodhuara në mënyrë të veçantë për gaming janë të projektuara deri në detajin më të vogël, e gjithë kjo me qëllimin e ofrimit të një eksperience sa më fantastike për gaming.

Jo më kot vlerësimet e këtyre Gaming PC marrin vlerësime tejet të larta nga ekspertët e fushës së gaming dhe njëkohësisht interesimi për avancimin e këtyre produkteve është në fokusin kryesor të produkteve të teknologjisë.

Megjithatë në vendin tonë përkundër një numri të konsiderueshëm të gamerëve, është e vështirë që të gjenden të gjitha këto pajisje për tu blerë.

Këtë risi të blerjes me shumë lehtësi të këtyre produkteve e ofron vetëm Gjirafa50.com, platformë në të cilën gjenden mbi 24.000 produkte të teknologjisë.

Pyetje: A është e vërtetë se guri i zi është gurë xheneti që ka zbritur i bardhë por që e kanë nxirë mëkatet e njerëzve?

Përgjigje: Po, është saktësuar në Sunenin e Tirmidhiut se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Guri i zi zbriti nga xheneti më i bardhe se bora, por u nxi nga mëkatet e bijve te Ademit.”

Ibn El Arabi, komentuesi i Sunenit të Tirmidhiut shprehet duke thënë: Shikoni gjurmët që lënë mëkatet në zemrat e njerëzve. Kur ato ndikojnë në këtë mënyrë mbi një gurë (duke e nxirë atë) atëherë si mendoni për gjurmët që ato lënë në zemrat e njerëzve.

Edhe një herë e themi se ky hadith është i saktë dhe se mëkatet ndikojnë shumë tek zemrat dhe në çdo aspekt të jetës.

Ai që hulumton në tekste (Kuran dhe Sunet) e kupton këtë fakt se si ato (gjynahet) ndikojnë madje edhe tek guri duke e nxirë atë. Allahu e di me se miri.

Mesh’hur Hasen al Selman

Përktheu Fatjon Isufi

Një video interesante është shfaqur në internet, në të cilën një vajzë e vogël vazhdimisht e ngatërron fotografinë e legjendës së rap muzikës Tupac me babanë e saj.

Dionne Moorman nga Gorgia e Shteteve të Bashkuara, vazhdimisht hap dollapin e rrobave brenda të cilët gjendej një bluzë me fotografinë e Tupacut të cilin e quan “babi”, transmeton Telegrafi.

Vajza 16-muajshe sa herë që e hapte dollapin e quante Tupacun, babi duke e ngatërruar me babanë e saj të vërtetë Darianin.

Duket se nëna e vogëlushes Dionne, Denise është adhuruese e flaktë e këngëtarit të ndjerë e cila ka disa bluza dhe posterë më fotografitë e tij, por kjo nuk e ndaloi vajzën që të insistojë që njeriu në foto është babai i saj. /Telegrafi/

Jasmina Povse kishte vendosur që ta fotografonte qenin e saj gjatë muajve që ai po “shërohej” nga kanceri në mëlqi, por doli të jetë një rrugëtim tragjik pasi që qeni i saj nuk arriti ta mposhtë këtë sëmundje.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e këtij qeni:

 

I

Një zvarranik indigjen në Zelandën e Re, po konsiderohet si një nga pasardhësit më të fundit të dinosaurëve.

Henry, 150 vjeçare, jeton në Muzeun e Tokës, në Invercargill, përcjellë Klan Kosova.

Sipas shkencëtarëve, kjo tuatara ka dëshmuar se kur bëhet fjalë për lindjen e pasardhësve, nuk është kurrë tepër vonë.

Henry dhe miku i saj Mildred 70-80 vjeç kanë hedhur 12 vezë prej të cilave 11 kanë çelur, përcjellë Klan Kosova.

Ajo mund të qëndrojë në jetë dhe në temperaturat më të ulëta që sjellin ngrirjen.

Në maj të këtij viti bëhen më shumë se një shekull që kjo zvarranike të mos konsiderohet si një hardhucë.

Janë të shpeshta rastet kur madhësia e trupit nuk tregon domosdoshmërisht edhe trimëri.

Kjo vihet re në shumicën e rasteve tek kafshët.

Jemi mësuar shpesh të shohim episode të këndshme me kafshët nga faqet e huaja por në rastin konkret një video e paparë na vjen nga Alliasi, Tiranë.

Kështu një mace që çunat e lagjes e quajnë Bedrie, ka sulmuar një alamet qeni të zi që po kalonte andej pari duke e fëlliqur në mes të rrugës. Macja i është hedhur sipër duke e mbërthyer dhe duke e detyruar qenin e gjorë të ikë me vrap nga frika. Video është publikuar nga JOQ.

Suda është elefant shumë i mençur. Është 4 vjeç dhe është mësuar të pikturojë veten.

Ndodhet në kampin e elefantëve në Chiang Mai, Tajlandë. Video është publikuar në YourTube në vitin 2009.

Mund të shihni se sa i mahnitshëm është ky elefant që arrin të pikturojë, një situatë kjo jo shumë e zakonshme.

Shikoni videon për të parë elefantin e talentuar:

Fotografi i njohur nga Kosova, saktësisht nga Podujeva Bes Hamiti ka zënë ballinën e revistës së njohur britanike për fotografi “Practical Photo”.

“Practical Photo” është revistë që merret ekskluzivisht me fotografi, që plason fotografinë artistik, duke ofruar edhe informata për të gjithë ata që e duan këtë e art e që synojnë ta zhvillojnë veten në këtë drejtim.

 Bes Hamiti, ka disa vite që merret me fotografi, dhe se deri më tani ka realizuar fotografi me peisazhe të mrekullueshme.


Shteti kinez ka zyrtarizuar zbulimin e depozitimin më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 ton ari në një minierë.

Sasia e madhe e arit u zbulua në minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë miliard dollarë.

Sipas “RT” shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë, shkruan syri.net. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme.

Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin të martën, nga grupi “Shandong Gold”.

Kina ka rezervat e pestë më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

Një shqiponjë e madhe zbret poshtë dhe fut në kthetrat e saj një qengj të ri nga një fushë në bregun perëndimor të Skocisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, për dashamirët e shpendëve shfaqja e grabitqarit në zonë është një “shpërblim” për suksesin e një projekti të ruajtjes i cili riprodhoi zogjtë e grabitqarëve dikur të zhdukur.

Por për fermerët lokalë, kjo është vetëm një shembull tjetër se si projekti ka dalë jashtë kontrollit dhe tani po kërcënon jetesën e tyre.

Fotot e fundit janë marrë në një fermë në North Connel, ku fermerët pretendojnë se zogjtë janë bërë “aq të zakonshëm sa gjelat”.

E fundit e shqiponjave të detit skocez lindor u qëllua në vitin 1918 dhe zogu i madh – i cili ka një gjatësi prej 2.5 metrash – u zhduk nga zona.

Por më pas kjo specie u “rifitua” pasi u soll nga Norvegjia më 1975, 1993 dhe më në fund midis 2007 dhe 2012, kur rreth 85 zogj u liruan në zonë. /Telegrafi/