MIX

Me humor i merr ndonjëherë edhe seancat e Kuvendit komunal në Drenas.

Por ajo se si sillet Ramiz Lladrovci me qytetarët e tij është epike.

Derisa po pinte kafe ne një lokal, një i ri afrohet për ta përshëndetur kryetarin Lladrovci.

Mendoi se përshëndetja do të jetë normale, por ajo çka i bëri kryetari e shkriu së qeshuri të riun.

Ai iu afrua dhe ia zgjati dorën Lladrovcit, derisa ky i fundit e bëri një “fore” që ishte “in” gjatë viteve të kaluara, por që duket se vazhdon të jetë në trend edhe sot te kryetari.

Në vend se t’ja japë dorën Lladrovci e vendosi atë pas qafës…

Për më shumë ndiqeni videon e përshëndetjes epike të tij…

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është shurdhuar pjesërisht pasi princesha belge ka shtënë me revole afër veshit të tij.

Në fotografinë e publikuar shihet reagimi i Michel derisa Princesha Astrid po shtinte me revole si shenjë për fillimin e një gare.

Ai të martën ka bërë disa kontrolle mjekësore dhe ka anuluar paraqitjen e tij në parlamentin belg.

Zëdhënësi i tij ka thënë se Michel ka pësuar nga tinitusi që përshkruhet si fishkëllimë në vesh.

Princesha Astrid, 54-vjeçare, është motra e vogël e King Philippe. Ajo mori pjesë në garën e vrapimit me shteg 20 kilometra. Ajo nisi garën vetëm pasi shtiu me revole.

Milky Way over La Palma. Milky Way in the night sky over the cloud-filled Caldera de Taburiente (right) on La Palma, Canary Islands. The Caldera de Taburiente is thought to be a crater-shaped mountain arch. It was designated a national park in 1954.
Larg nga vendbanimi njerëzor, kur koha është e mirë, yjet, planetet dhe Rruga e Qumështit shndritin me qartësi të pabesueshme në qiellin e errët të natës, transmeton lajmi.net
 

Kur vendbanimi njerëzor bëhet gjithnjë e më i urbanizuar, dritat e bëra nga njeriu errësojnë pikëpamjen tonë për yjet dhe karakteristikat tjera qiellore.

Megjithatë, më poshtë do të shihni foto mahnitëse nga e mbarë bota. 

Sahara
The Sahara Desert in Egypt (Credit: Novarc Images / Alamy)

Namibia
(Credit: Bildagentur-online/McPhoto-Ingo Schulz / Alamy)

Arabi
The "Empty Quarter" in the Arabian Peninsula (Credit: age fotostock / Alamy)

Kil
San Pedro de Atacama, Chile (Credit: stuart thomson / Alamy)

Ishujt Kanari, La Palma
(Credit: Babak Tafreshi / Science Photo Library)

Himalajet 
Moonrise over the Himalayas (Credit: Visal Chattopadhyay / Alamy)

Vullkanet në Hauai 
Kilauea volcano, Hawaii, with the Milky Way in the sky (Credit: Curved Light USA / Alamy)

Australi
(Credit: ZUMA Press, Inc. / Alamy)
Alpet
Grossglockner mountain in the Alps, Austria (Credit: mauritius images GmbH / Alamy)

USA
(Credit: Park Collection / Alamy)

Molly Schuyler nuk ka ndërmend të heq dorë nga të qenit kampione e hamburgerëve!

Kjo pasi edhe njëherë zonja e rëndë, triumfoi në kampionatin botëror të këtij ushqimi mjaft të kërkuar nga të gjithë, përcjellë Klan Kosova.

Molly Schuyler e cila peshon vetëm 45 kg ka ngrënë 7 hamburger, një pjatë me patate të skuqura dhe një pije 0.6 litërshe në konkursin vjetor ”Hwy 55 World Hamburger Eating” në Raleigh, North Carolina.

Me këtë rast duke qenë tashmë edhe njëherë kampione e rangut të tillë, Schuyler arriti që të mundë 12 burra dhe fitoi çmimin 2,500 dollarë.

Familja e kosovarit Ramadan Kurtaj do të marrë një shumë të konsiderueshme parash – kompensim për vdekjen e tij nga rrëzimi i një vinci, derisa ishte duke punuar.

‘Mbreti i Vinçave’, James Lomma, është detyruar që asaj dhe familjes së operatorit të mjetit, Donald Leo Junior, nga Staten Island, t’ua paguajë një milionë e gjysmë dollarë, njofton Klan Kosova.

Gjykata e ka urdhëruar atë që ta kryejë këtë detyrim, ose në rast të kundërt duhet të paguajë dhjetë mijë dollarë gjobë, për cdo ditë që nuk e bën këtë gjë.

Përshëndetje nga grupi GJ07Prank, fillimisht shpresojmë te jeni mir më shendet dhe ju urojmë punë të pa lodhshme.

 

GJ07 Prank kanë realizuar një kamerë tjetër të fshehtë.

Në videon e më poshtme, si një lloj eksperimenti social, synohet të tregohet se sa janë qytetarët të gatshëm të ndihmojnë të tjerët, transmeton Llapi.info.

Xhirimet janë bërë në Prishtinë, ndërkaq personazh është njëri që luan të verbrin. Ai kërkon nga dikush të thyej paratë e letrës, ndërkaq një person tjetër i ekipit GJ07 mundohet ta mashtrojë.

Se si reagojnë qytetarët, shikojeni videon! /Llapi.info/

Kur udhëtojmë, në shumicën e rasteve mendojmë për rehatinë gjatë udhëtimit.

Megjithatë, ajo që nuk duhet të harrojmë është siguria e transportit, sepse çdo automjet ka ulëse ku ndoshta nuk do të lëndoheni në raste aksidenti.

Në galerinë e mësipërme ju tregojmë një listë të vendeve të tilla në 7 mjete të ndryshme të transportit, siguria e të cilave u përcaktua në bazë të studimeve të ndryshme.

Në veturë

Vendi më i sigurt është mbrapa shoferit dhe në mes, pasi kjo pjesë është më pak e deformueshme në raste përplasjesh dhe aksidentesh

Vendi i rrezikshëm është në sediljen e parme, pasi gjatë aksidentit, drjetuesit instiktivisht përpiqen t’i shmangen makinës duke u përplasur me vendin e parë

Në tren

Vende të sigurta janë më pranë mesit të vagonit. Zgjidhni më mirë vagonin e 5-të ose të 6-të pasi në përplasje vagonat e parë ose të fundit ose dalin nga shinat ose përplasen

Vendet e rrezikshme janë ato në drejtimin e lëvizjes së trenit pasi kan♪7 rrezik që të biesh para pas përplasjes

Në anije

Vendet sa më pranë kuvertes dhe kabinës, pasi në rast mbytjesh janë pjesët që zhyten të fundit.

Vendet e rrezikshme janë kabinat e ulëta që në rast mbytjesh ose një të çare fundosin gjithë anijen dhe është e vështirë të dalësh.

Autobusi i qytetit

Vende të sigurta: vendet e djathta në mes të kabinës, të vendosura në drejtim të njëjtë me lëvizjen e mjetit, pasi ato janë më larg se pjesa tjetër nga trafiku që vjen përballë.

Vende të rrezikshme: dy rreshtat e parë të ulëseve si dhe vendet pranë dritareve dhe dyerve. Rreshti i pasëm i vendeve është i rrezikshëm në rast të një goditje nga prapa.

Autobusët vagon

Vende të sigurta janë ato në rreshtin e djathtë.

Vendet në mes të kabinës, të vendosura me shpinë në drejtim të mjetit, konsiderohen gjithashtu të sigurta.

Vende të rrezikshme: si në minibus, është më mirë të shmangni vendet pranë dritareve dhe dyerve në mënyrë që të mos prekeni nga copëzat e qelqit.

Në minibus

Vende të sigurta janë dy vendet e pasme pas shoferit, të kthyera në drejtim të kundërt me lëvizjen e mjetit, kështu do të kishte më pak mundësi për të goditur pjesën e pasme të kokës

Vendet e rrezikshme janë pranë dritareve pasi xhamat e thyer mund t’ju dëmtojnë në raste aksidentesh dhe ashtu si në veturë është mirë të shmangni vendet e para pranë shoferit

Në aeroplan

Ekspertët ende nuk kane arritur të bien dakord në cilën pjesë të avionit janë të vendosura vendet më të sigurta. Megjithatë, shumica e ekspertëve thonë se pjesa e prapme e aeroplanit është më pak e rrezikshme se sa rreshtat e parë në pjesën e përparme.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të qëndroni të qetë, të mbani mend parimet e sigurisë dhe të ndiqni rregullat e rrugës dhe sjelljes në transportin publik. Në këtë rast, probabiliteti për të hyrë në një aksident do të reduktohet në minimum.

Një moment mjaft qesharak dhe mjaft i çuditshëm është filmuar në një autostradë në Angli
 

Një shofer duke rrezikuar mjaft shumë që të ndodh ndonjë aksident fatal në këtë autostradë shumë të ngarkuar në

Britani ai vozit qet dhe pa brenga pa njërën rrotë,dhe me një shpejtësi prej 70 kilometra në orë, transmeton lajmi.net.

Videoja tregon edhe situatën e tmerrshme që përballeshin makinat tjera me këtë rast, dhe shihet qe shumë shofer i tregonin që të ndalonte dhe të mos vazhdonte më tutje.

Kjo është një nga autostradat më të ngarkuara në Britani kështu që ndaj këtij shoferi të papërgjegjshëm pritet të merren masa.

Duket se ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secili vend e ka arsyen e tij pse zgjedh njërën nga këto ngjyra për pasaporta.

Sot Gazeta Express ju tregon arsyen prapa kësaj. Nëse rreshtat e gjatë në aeroport ju mërzisin, vetëm kujtojeni këtë shkrim.

E kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat e kuqe shpesh zgjedhen nga shtetet që kanë një sistem komunist ose një histori komuniste. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Latvisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, gjithashtu përdorin ngjyra të kuqe në pasaportat e tyre. Vendet që janë të interesuara t’i bashkohen BE-së, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë.

E kaltër

Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Ngjyra e kaltër në pasaporta simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta të kaltra. Në bllokun e vendeve të Amerikës Jugore pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen me ‘Mercosur’ – një treg i përbashkët.

Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela bën përjashtim këtu: i përket gjithashtu unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976, transmeton Gazeta Express.

E gjelbër

Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbra. Si Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet të jetë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës.

Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – kanë gjithashtu pasaporta me ngjyrë të gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ata i përkasin ECOWAS (Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore).

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto pasaporta mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa shteteve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Kongo, Malavi dhe të tjera.

Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, për shkak se e zeza është ngjyra kombëtare e vendit.