MIX

Një kompani franceze përmes syzeve të saj synon t’u rikthejë shikimin të verbërve. Teknologjia me emrin “neuromodulimi”, përmes një çipi, lëshon impulse elektrike në nervat e syrit, për të rikthyer shikimin.

Ka dy vite tashmë që po punohet për këtë teknologji, ku sipas francezëve e Pixium Vision aparati i tyre rikthen shikimin në cilësinë më të lartë, krahasuar me gjithë produktet konkurrente.

Teknologjia funksionon me anë të një çipi me 150 elektroda, që vendoset përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale në retinën e syrit.

Syzet e pajisura me një kamera, përçojnë pamjet në një aparat, që pacienti e mban me vete. Aparati i i shndërron pamjet në sinjale që përçohen me valë infrared tek çipi që gjendet në sy. Çipi krijon impulse që prekin nervat optike për të përçuar imazhet në tru.

Ndërkohë kompania franceze pohon se provat janë kryer me sukses tek kaviet dhe pas disa përmirësimeve, teknologjia parashikohet të aplikohet tek pacientët në vitin 2016. Gjithçka vetëm për 100 mijë euro.

Mjekët mbajtën artificialisht në jetë për 7 javë në një grua shtatzënë, truri i të cilës kishte vdekur, derisa lindi, përmes prerjes cezariane fëmijën e saj, dhe më pas ‘e lejuan të largohej’ nga kjo botë. Karla Perez, 22 vjeçe, ishte ankuar nga dhimbje të forta koke ndërsa qëndronte në shtëpinë e saj në Nebraska në muajin shkurt, përpara se të binte në tokë pa ndjenja.

nena

Pas testeve të shumta mjekët kokluduan se truri i 22-vjeçares kishte vdekur për shkak të një hemorragjie. Familjarët e të resë kërkuan nga mjekët që të bënin të pamundurën që fëmija të mund të vinte në jetë. Fetusi, në kohën që 22-vjeçarja u shpall klinikisht e vdekur ishte 22 javësh dhe shumë i vogël për të lindur.

gjyshja

Sipas mjekëve, në këtë moshë një foshnjë nuk mund të mbijetojë jashtë barkut të nënës ndaj, në mënyrë artificiale, ata arritën ta zgjasin shtatzëninë e 22-vjeçares për 7 javë të tjera, duke bërë të mundur që ajo të sillte në jetë vajzën e saj, Genesis e cila megjithëse shumë e vogël ka shëndet të qëndrueshëm. Pas lindjes së foshnjë, prindërit e 22-vjeçares i dhuruan organet e saj, duke i shpëtuar jetën 3 personave të tjerë./Gazetashqip

Krijimi i zakoneve (disiplinave) të mira veç se ju ndihmon në çdo aspekt të jetës dhe karrierës tuaj si student, apo profesionist. Në të njëjtën kohë, përdorimi i pajisjeve teknologjike në jetën dhe punën e përditshme janë gjithashtu një ndihmesë e madhe.

Por, koha që shpenzoni si dhe mënyrat e përdorimit të pajisjeve teknologjike nuk janë pa ndikim! Sidomos nëse filloni të kuptoni ndikimet negative që zakonet dhe mënyrat e gabuara të përdorimin mund të kenë mbi jetën tuaj.

Përfundimet e Dr. Dan Siegel, profesor i psikiatrisë klinike te Fakulteti i Mjekësisë në UCLA (SHBA), tregojnë se si përdorimi i gabuar i pajisjeve elektronike me ekran (celularë, tablet, laptop, etj.,) ndikojnë negativisht në vetë proceset biologjike që lidhen me gjumin, si dhe vetë mirëqenien tonë mendore dhe fizike.

Sipas tij, drita e reflektuar nga pajisjet elektronike, si celularët, përpara se të flini gjumë krijon efektin e kundërt të gjumit. Drita e ekranit e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejt-për-drejtë te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë.

Shumica e njerëzve kanë nevojë te flenë nga 7 deri në 9 orë në ditë për të rikuperuar energjitë dhe ripërtërirë proceset biologjike në trurin dhe trupin tuaj. Por përdorimi i ekranit përpara gjumit bën që ju të mos ndieni gjumë menjëherë dhe rrjedhimisht edhe nuk ngopeni mjaftueshëm.

Dr. Siegel shpjegon se efektet negative të mungesës së gjumit ndihen menjëherë pasi ju:

– keni më pak energji për t’u përballur me ditën,
– përqendrimi juaj bie,
– kujtesa nuk funksionon siç duhet,
– aftësia analitike të trurit reduktohen,
– niveli i insulinës, që rregullon metabolizmin, çrregullohet duke ju nxitur të hani më shumë dhe/ose të shtoni peshë, si dhe
– rritet niveli i toksinave në qelizat e trurit tuaj, etj.

Rrjedhimisht, Dr. Siegel këshillon fort ndërprerjen e përdorimit të ekraneve të paktën një orë përpara se të flini gjumë. Sipas tij, përdorimi i ekranit është një situatë me efekte negative mjaft serioze, por që mbetet diçka për të cilën ne mund ta ndryshojmë duke vendosur t’i mbajmë ekranet të fikura gjatë natës dhe duke i dhënë kështu gjumit prioritetin e nevojshëm!

E.B

Gjiganti i teknologjisë “Microsoft” vijon të sjellë risi për klientët e tij. Kështu kompania ka prezantuar një program të ri që do të ndihmojë njerëzit të gjejnë moshën e të tjerëve.

Programi quhet “Hoë-old-me” dhe është në gjendje të identifikojë moshën e dikujt vetëm me anë të një fotoje që ai ngarkon në këtë faqe.

Ky aplikacion përmirësohet vazhdimisht dhe bëhet më i saktë me rritjen e numrit të fotove që ngarkohen në të.

Kompania njofton se tani për tani “How-old-me” nuk është 100% i saktë, por shumë shpejt me masivizimin e tij gabimet do të vijnë duke u reduktuar.

Sa për përdorimin, ai është shumë i thjeshtë, praktik dhe për më tepër argëtues. Kjo është mënyra se si kompania zgjedh të peshkojë klientë të rinj.

Ky është një paralajmërim i një projekti të madh të “Microsoft” për identifikimin e personave vetëm me sinjale të veçantë dhe matje shumë të sakta gjeometrike./SHO

Kush thotë se nuk ka pasur asnjëherë dëshirë të qëndrojë orë pa fund në shtrat, pa bërë asgjë, sigurisht është gënjeshtar. Të gjithë e ndiejnë herë pas here këtë nevojë. Por kur kjo gjendje bëhet kronike, atëherë duhet të shohësh brenda vetes pak më shumë. Mos të kanë kapur “traumat” e dembelizmit?

Si ta kuptosh që shenjat kanë filluar të të shfaqen? Sepse, realisht, është një vijë shumë e hollë mes dëshirës për të mos bërë asnjë punë për një farë kohe dhe përtacisë serioze. Nuk është shumë e vështirë, mjafton që gjendja jote të pengon të bësh punët e përditshme ose arritjen e qëllimeve që i ke vënë vetes në mëngjes. Por nëse kjo është e vërtetë (që ka shumë pak mundësi), si mund ta luftosh dembelizmin në ato ditët dhe netët kur të kap dëshira për të qëndruar pa fund në shtrat?

Ka disa mënyra:

Gjej një motiv

Njëri nga faktorët më të zakonshëm të përtacisë është thjeshtë mungesa e motivimit. Kur nuk je e vendosur për të bërë diçka, e shtyn për më vonë, pa asnjë arsye. Ndaj ditës duhet t’i japësh një kuptim duke gjetur një motiv, pa marrë parasysh nëse do të arrish diçka të madhe apo të vogël, siç është thjesht të bërit punët e shtëpisë. Është shumë e rëndësishme të kesh gjithmonë në mendje qëllimet që do të arrish: ky është shpesh motivi më i mirë dhe më efikas.

Merru me sport

Mos e nënvlerëso asnjëherë fuqinë e ushtrimeve fizike. Nëse je dembele kronike, atëherë duhet të shtosh patjetër shanset për t’u marrë me sport. Do të habitesh edhe vetë se po të ushtrohesh çdo ditë për 30 minuta, do ta ndiesh të nevojshme të bësh shëtitje të gjata. Ajri i freskët i mëngjesit është i pazëvendësueshëm dhe do të të ndihmojë shumë për të rimarrë “xhirot e motorit”.

Ndaj detyrat e mëdha në më të vogla

Një nga arsyet më të zakonshme pse ne zgjedhin të shtyjmë çdo gjë për më vonë është për shkak se kemi detyra të vështira që kërkojnë shumë kohë. Nëse ky është rasti, atëherë të duhet të organizosh veten për të ndarë detyrat e mëdha në më të vogla. Në këtë mënyrë, do ta kesh shumë më të thjeshtë për t’i përfunduar të voglat, por edhe të mëdhatë njëkohësisht.

Një hap me kohën

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë shumica nga ne është tendenca për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. E vërteta është se jo të gjithë kanë aftësi për të bërë dy ose më shumë gjëra njëkohësisht. Disa mund të përqëndrohen në më shumë se një punë, të tjerë kjo gjendje mund t’u shkaktojë probleme. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të qenë në një hap me kohën, sepse mund të ndihesh plotësisht e zhytur nga dembelizmi. Thjesht kontrollo veten.

Gjithmonë shiko shembuj pozitivë

Shembujt pozitivë mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në motivimin tonë. Të gjithëve na duhet dikush për të na frymëzuar sa herë që e shohim të vështirë për të shkuar më tej. Në rast se sheh shembujt e njerëzve të suksesshëm që të frymëzojnë, njerëz që të motivojnë, ke për të shkuar shumë larg. Mbaj rreth vetes njerëz të suksesshëm, të cilët gëzojnë reputacion të mirë, falë këmbënguljes dhe punës së tyre./Revista class

Lajme të këqija vijnë për të gjithë admiruesit e Apple, por që i kanë krahët dhe më saktë, pjesën e pulsit të tatuazhuar. Në rrjet shumë përdorues thonë se iWatch ka probleme me tregimin e kohës së saktë.

Në fakt, vetë Apple tregon në një video të publikuar në YouTube se si një orë e tillë që vendoset në një puls të tatuazhuar nuk punon mirë për shkak se nuk arrin të vendoset në kontakt me pulsin, ndaj kërkohet që ta kurdisësh, ta vendosësh në orën e duhur sa herë që e përdorni.

Sipas përdoruesve me pulsin e dorës të tatuazhuar, kjo orë e blerë me një çmim mjaft të majmë del thuajse jashtë funksionit në dorën e tyre. Deri më tani nuk është dhënë asnjë deklaratë zyrtare nga ana e kolosit të prodhimit të iWatch, por përgjigja mund të jepet edhe duke lexuar në letrën e njoftimit që shoqëron orën kur blihet.

Në të thuhet se: “sensori i frekuencës kardiake përdor fotoplestimografinë, e cila bazohet në faktin se gjaku është i kuq dhe reflekton dritën e kuqe duke absorbuar atë jeshile”.

Pajisjes përdor drita led jeshile për të treguar sasinë e gjakut që rrjedh në puls dhe në këtë mënyrë, tatuazhet mund të interferojnë në zbatimin e teknologjisë./tesheshi

Teknologjija ka ndryshuar jetët e njerëzve, por edhe mënyrën se si shkruajmë sot. Të rinjtë priren që në SMS të shkruajnë sa më shkurt, duke bërë që ndonjëherë të mos kuptohen fare.

Një studim në Britaninë e Madhe, ku janë përfshirë 2000 familje, ka nxjerrë përfundime se 86% e prindërve nuk kuptojnë fëmijët e tyre kur këta të fundit ju shkruajnë SMS në celular ose rrjete sociale.

John Sutherland, profesor në Universitetin e Londrës, ka thënë se shumë fjalë kanë ndryshuar nga të rinjtë, shpjegime për të cilat nuk gjenden as në fjalor, prandaj as nuk kuptohen nga prindërit e tyre.

Në të vërtetë, ky problem është edhe tek ne, pasi të rinjtë përdorin shkurtesat për të kursyer kohën dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin, megjithatë rrezikohen që të mos kuptohen nga brezi më i vjetër, përfshirë edhe prindërit e tyre./Tch

Një hajdut përfundoi në prangat e policisë britanike pasi gjatë përpjekjes për të vjedhur në një anije në pronësi të një të moshuari, e zuri gjumi.

Hajduti ‘fatkeq’, një 30-vjeçar i njohur me emrin Brandon Funkhouser, u gjet pas disa orësh i shtrirë sa gjerë e gjatë në anije nga i zoti i saj. Ky i fundit njoftoi policinë e cila e zgjoi me tingujt e prangave.

Ky nuk është rasti i vetëm i çuditshëm kur një keqbërës përfundon në pranga për shkak të një ‘budallallëku’. Gjatë javës, po në Britani një grabitës u arrestua pasi ‘pëlqeu’ statusin e policisë që e shpallte atë në kërkim. Klikimi ishte sinjal i mjaftueshëm për policinë që të lokalizonte vendodhjen e tij.

Në një tjetër rast dy grabitës përfunduan në pranga pas shkrepjes së një fotoje përmes një iPad-i të vjedhur. Fotoja u ngarkua në llogarinë e të zotit të pajisjes që menjëherë bëri denoncimin në polici./Tch

Kishte vendosur t’i bënte gjyshes së tij një xhiro me veturë e tij të re, me rastin e 78-vjetorit të saj të lindjes, shoqëruar edhe me sirena policie.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA, madje me pamje të filmuara të hedhura në “You Tube”.

Ai shëtit me gjyshen 78-vjeçare me një veturë sportive, duke i bërë një surprizë. Pasi vetura ndalon, nipi e fton gjyshen të ulet në vendin e shoferit për t’i bërë një fotografi, por pas tyre dëgjohet sirena e policisë që parkon.

Oficerët e rremë “e arrestojnë” gjyshen dhe e njoftojnë se vetura me të cilën u kap në timon ishte e vjedhur, përcjell Kp.

Gjyshja u trondit dhe filloi të kishte shqetësime në zemër. Teksa polici po i lexonte të drejtat e arrestimit, nipi i sjell tortën me qirinj dhe gjyshja e kupton se gjithçka ishte një lojë dhe surprizë e bukur në ditën e saj të lindjes.

Një veturë e policisë në Londër ishte parkuar në vend të ndaluar dhe kishte ndezur dritat e emergjencës, vetëm që një oficer i policisë të mund të porosiste në McConald.

Kjo veturë jo vetëm që kishte parkuar në vend të gabuar me drita të emergjencës, por edhe kishte bllokuar një rrugë të autobusëve, kur vetëm pas marrjes së porosis së tij, i kishte fikur dritat e emergjencës, e ishte larguar ngadalë nga aty.

Si mendoni a i përdorin edhe te ne policia dritat e emergjencës pa ndonjë arsye?