MIX

Vajzat adoleshente të Barack Obama-s ndoshta nuk dëshirojnë të dalin me të atin, por një fëmijë i vogël mendon se Presidenti është shumë i mirë.

Të shtunën, 4-vjeçari Luca Martinez bëri një grushtim prej superheroi me Presidentin, raporton CNN. Ai kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë bashkë me të atin fotograf, për të parë 53-vjeçarin Obama të largohej me helikopterin e marinës.

Ky ishte një rast i veçantë që donte gjithashtu veshje të veçantë, kështu që Luca ishte veshur me një kostum superheroi. Presidenti e pa Luca-n mes gazetarëve dhe iu afrua për të bërë grushtimin e heronjve, para se të largohej me helikopter. Sipas CNN, ky është grushtimi i parë në publik për Presidentin./Tch

Në korridorin e urgjencës së një spitali australian u paraqit një mesnatë një pacient i pazakontë.

Dyert u hapën dhe në hollin e pritjes së “Hamilton Base Hospital”, në Viktoria të Australisë, u paraqit një koala. Pasi u ‘sorollat’ për disa sekonda, kafsha kureshtare e gjeti sërish rrugën e daljes.

Pamjet u fiksuan nga kamerat e sigurisë së spitalit./Tch

Ndryshe nga ai klasik,VW do të lansoj një kabrio, me version Targa, të cilit kulmi i largohet manualisht dhe jo në mënyrë automatike.

Volksëageni është duke konsideruar seriozisht këtë stil të trupit për ta shtuar në familjen e Golfit. Kjo veturë pritet që të jetë gati për në vitin 2017 dhe pritet që të jetë i pajisur me marsh me dhjetë shpejtësi.

Interneti mund të pësojë një kolaps total brenda tetë vjetësh. Shkencëtarët thonë se deri në vitin 2023, fibrat e tanishme optike që shpërndajnë internet në mbarë botën nuk do të arrijnë limitet dhe nuk do të jenë funksionale.

Kabllot optike janë transparente dhe të holla sa një qime floku, ku të dhënat transformohen në dritë dhe transformohen në informacion sërish kur bien në kontakt me fibrat.

Profesori Endrju Ellis në Universitetin e Birminghemit thotë se po punohet për të gjetur një mundësi që brenda një fibre optike të kalojë më shumë informacion.

“Të dhënat rriten dita-ditës, ndërsa infrastruktura pëson ndryshime të pakta. Deri tani, po shfrytëzojmë të njëjtën infrastrukturë prej një dekade me pak ndryshime. Ndaj mendoj se duhet të fillojmë punën për të gjetur alternativa të reja, ndryshe, brenda 8 vjetësh do të kemi një kolaps total të internetit”, thotë ai.

Kina vazhdon të na habisë me shpikjet e saj. Këtë radhë ekspertët e teknologjisë në Kinë kanë krijuar një robot që ka një ngjashmëri shumë të madhe me qenien humane, sa është e pamundur të bësh diferencën mes tyre.

Roboti “Yangyang” u prezantua në konferencën “Global Mobile Internet” në Pekin, me qëllimin për të tërhequr më shumë njerëz të rinj në studimin e robotikës, transmeton Krokodili.

Ky robot është në gjendje të shfaqë një sërë shprehish njerëzore në fytyrë. E veshur me një pallto në ngjyrë të kuqe, roboti me pamje njeriu mund të lëvizë kokën, të përplasë duart dhe të flasë, duke e bërë të pamundur dallimin mes një femre të vërtetë.

Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës dhe jetesës në kohët e sotme. Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së njerëzve në të gjithë botën.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha përfitimeve që ajo mund të na ofrojë, nuk mund të zëvendësojë asnjëherë dashurinë midis njerëzve, atë ndjenjën e bukur kur takon dikë, transmeton krokodili.

Ka një moment kur ju keni nevojë për një përqafim në vend të marrjes së një mesazhi në telefon.

Videoja e mëposhtme tregon se është koha të lini telefonin dhe t’u kushtoni më shumë vëmendje të dashurve tuaj.

iPhone 5s – mund të jetë një vit i vjetër, por ende është një telefon i mirë, sidomos në qoftë se nuk do ndonjë ekran më të madh. Në qoftë se dëshiron një eksperiencë të mirë të iPhone me çmim të lirë, atëherë merr iPhone 5s.

Nexus 6 – telefoni i ri i Google-s, Nexus 6, është një pajisje masive me ekran 6 inch.

OnePlus One – është prodhim Kinez i cili sapo ka hyrë në treg, dhe iu ka bërë rivalitet firmave të mëdha. Ka ekran 6.6 inq dhe software të mrekullueshëm.

Moto X – telefoni i ri i Motorola, Moto X, i cili është futur në treg në Shtator, është një konkurrent për telefonin më të mirë Android.

HTC One M9 – ky telefon është një përsëritje e vogël e modelit të vitit të kaluar. Ka kamerë më të mirë, dizajn më të mirë, dhe procesor më të shpejtë.

Samsung Galaxy Note 4 – Note 4 është ‘phablet-i’ më i mirë që mund të blini.

Samsung Galaxy S6 Edge – është pothuajse i njejtë me S6, mirëpo ka ekranin e lakuar, gjë që e bën të duket shumë bukur.

Samsung Galaxy S6 – Galaxy S6 është telefoni Android më i miri i bërë ndonjëherë nga Samsung.

iPhone 6 – në qoftë se nuk dëshiron një ‘phablet’ me ekran të madh, iPhone 6 është telefoni më i mirë që mund të blesh. Përveç në qoftë se dëshiron të përdorosh sisteme Android apo WindoWs, iPhone 6 duhet të jetë zgjedhja juaj e parë.

iPhone 6plus – iPhone 6 është telefoni më i mirë për shumicën e njerëzve. Ekrani 5,5 inch është shumë i madh, mirëpo ky telefon ka bateri më të mirë.

Shtetin më i ri i krijuar në botë Liberland, është vizituar nga 100 banorët e tij të parë. Liberland është një shtet i vogël në mes të Kroacisë dhe Serbisë. Akoma aty nuk ka shtëpi e as ndërtesa, por kryetari Jedlicka u ka thënë njerëzve që duan të bëhen banorë të këtij shteti, të sjellin me vete ushqim, birra e tenda.

Liberland më 2 maj ka festuar dhe “Ditën e Lirisë”. Ndërkohë mësohet se deri më tani rreth 300 mijë njerëz nga mbarë bota kanë aplikuar për shtetësi.

Sipas Kushtetutës së këtij vendi, çdo kush mund të aplikojë për shtetësi përveç nazistëve, komunistëve dhe personave që kanë të kaluar kriminale. /albeu

11

12

 

Apple po bashkëpunon me kompaninë IBM për të krijuar iPad të veçantë për të moshuarit. Këto pajisje do të kenë të instaluara mbi 100 aplikacione që do t’u vijnë në ndihmë të moshuarve.

Aplikacionet e zhvilluara nga IBM janë krijuar për të lidhur të moshuarit me shërbimet mjekësore, komunitetin dhe familjarët e tyre.

Ato janë të fokusuara gjithashtu në tre objektiva kryesore. Aplikacionet do të monitorojnë shëndetin e të moshuarve, do t’u kujtojnë atyre kohën e ilaçeve dhe takimet me doktorët, dhe do t’i lidhë ata me shërbimet mjekësore.

Apple po bashkëpunon gjithashtu me shoqatën japoneze të sigurisë, Japan Post, për të pajisur të moshuarit në këtë shtet me iPad. Shoqata Japan Post do të fillojë me shpërndarjen e iPad-ve në gjysmën e dytë të këtij viti dhe shpreson që deri në vitin 2020 të jenë pajisur mbi 5 milionë të moshuar japonezë. Japan Post do të mësojë gjithashtu të moshuarit të përdorin iPad-ët.

Josip Broz Tito ishte i admiruar në tërë Jugosllavinë. Për këtë, ka pas shumë që atij i kanë kënduar këngë, madje edhe nga radhët e shqiptarve.

Është këngëtari i famshëm kosovar, Sabri Fejzullahu, që e ka një këngë të kushtuar për diktatorin jugusllav, Titon.

Fejzullahu, që para pak kohe nxjerri një këngë edhe për Shqipërinë, Titos i kishte kënduar shumë më heret, deri sa kënga quhej, Put Maršala apo Rruga e Mareshallit./Indeksonline