Lajmet

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se numri i biznesve të hapura vitin e kaluar është më shumë se dhjetë mijë, ndërsa, rreth dy mijë janë shuar.

Ajo ka thënë se numri më i madh i bizneseve të hapura janë nga fusha e prodhimit, ndërtimtarisë, shërbimeve etj.

“Vitin e kaluar janë regjisturar mbi dhjetë mijë, janë shuar mbi dy mijë. Struktura e këtyre biznesve është në soktorë të ndryshëm: kemi në prodhim, ndërtimtari, shërbime që ka bilanzë pozitivë. Nuk është e vertëte se këto biznese janë OJQ për shkak se OJQ regjistrohen në Ministrinë e Administratës Publike e jo në MTI”, ka thënë Bajrami, në konferencën e organizuar nga MTI’ja me temë “Ambienti i Biznesit 2017”.

Agjentët federalë të SHBA’së për Emigracion kanë arrestuar qindra emigrantë pa dokumente në të paktën gjashtë shtete gjatë kësaj jave. Këto arrestime zyrtarët i quajtën “veprime rutinë”.

Raportimet për bastisjen e emigrantëve këtë javë kanë ngjallur shqetësim midis avokatëve të emigracionit dhe familjeve, pas urdhrave ekzekutiv të presidentit Donald trump, i cili ua ndaloi refugjatëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, hyrjen në SHBA, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

“Zbatimi i këtij urdhri po bëhet në Atlanta, New York, Chicago, Los Angeles dhe zonat përreth”, ka thënë drejtori i zyrës së Emigracionit dhe Doganave në Los Angeles, David Marin.

Agjencia nuk ka nxjerrë numrin e saktë të të burgosurve.

Në këtë konferencë, kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, që është edhe udhëheqës i kësaj konference, ka debatuar me pronarë biznesesh, të cilët kanë shprehur kërkesat e tyre në të bërit biznes në Kosovë.

Mustafa, duke iu përgjigjur atyre, ka pranuar se fajtor për pabarazinë e të ardhurave në mes të sektorit publik dhe atij privat është vet Qeveria.

“Të gjithë po donë të punojnë në sektorin publik sepse të ardhurat i kanë më të mëdha. Por, ata nuk janë fajtorë. Fajtor është Qeveria që s’ka siguruar barazi në të ardhura dhe që e ka deformuar tregun e punës, sepse inxhinierët më me dëshirë punësohen në sektorin publik sesa në atë privat. Prandaj, ne duhet t’i bëjmë këto korrigjime”, ka theksuar kryeministri Mustafa, raporton Koha.net.

Mustafa ka thënë gjithashtu se nuk pajtohet me ata që thonë se Kosova është vendi më i korruptuar, me papunësinë më të lartë çka tjetër, sepse, sikur të ishte kështu, “unë s’do të ulesha në të njëjtin vend me ju, e as ju me mua”.

Ai tha se rritja ekonomike, që është më e larta në rajon, është krijuar duke iu falënderuar bizneseve, ndërsa Qeveria vetëm i ka krijuar masat e politikave ekonomike që iu përgjigjen atyre.

“Ju aktualisht punësoni numrin më të madh të punëtorëve në Kosovë, sepse sektori publik është i kufizuar. Janë rreth 80 mijë punëtorë dhe më shumë s’ka mundësi të ketë në sektorin publik”, theksoi Mustafa.

Këto komente, Mustafa i ka bërë në  konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, të organizuar nga  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”.

Roli i ambasadorëve të huaj në rajon ka traditë, thotë Stefan Lehne, ekspert për politikën e jashtme të BE-së në fondacionin e njohur “Carnegie Europe” në Bruksel, pas disa përplasjeve publike në rajon.

Lehne thotë se “në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim”.

Deutsche Welle: Në disa vende në Ballkan, ambasadorët amerikanë akuzohen nga figura publike për përzierje, madje ushtrim presioni. Në Shqipëri kryeprokurori i vendit bën fjalë për presion, në Maqedoni u fol për ndikim direkt në politikë. Më parë nuk dëgjoheshin kaq hapur zëra të tillë. Si e shpjegoni këtë?

Stefan Lehne: Në fakt më duhet të them, se gjatë angazhimit tim prej 10 vjetësh në Ballkan e kam dëgjuar shpesh këtë. Grindje me politikanëve lokalë dhe ambasadorëve amerikanë ka pasur herë pas here. SHBA-ja është një vend i fuqishëm, ambasadorët luajnë rol aktiv, kjo sjell herë pas herë fërkime. Nuk shoh ndonjë zhvillim të ri këtu. Roli i diplomacisë ndërkombëtare nuk është aq i fortë si në vitet ‘90-ta, rajoni është stabilizuar, prandaj edhe roli nuk është më aq vendimtar si atëherë, por ky ndikim është prapë i madh, ka prezencë ndërkombëtare, edhe këto vende ndjekin politikën e afrimit me BE-në, këtu ambasadorët luajnë rol të rëndësishëm.

Këtë e kupton shpejt në rajon, ambasadorët i ke mjaft prezentë në medie, në vende të tjera nuk është kështu, a është kjo shenja më e qartë edhe e demokracive të brishta në këto vende?

Stefan Lehne: Kjo është një trashëgimi e së shkuarës. Sigurisht roli i bashkësisë ndërkombëtare në vitet ‘90-ta ka qenë i fortë dhe i pazëvendësueshëm, Kosova ka qenë protektorat, Bosnja-Hercegovina po ashtu. Kjo trashëgimi mesa duket vazhdon ende. Por faktikisht ky rol ka ardhur duke u zvogëluar e natyrisht forcat e ndryshme politike në rajon bazohen si edhe më parë tek mbështetja e personaliteteve të huaja, por edhe profilizohen në kurriz të tyre pjesërisht.

Sa kanë të bëjnë zhvillimet e lartpërmendura me ardhjen e një presidenti të ri në SHBA, Donald Trump? Mund të flasim për formacione politike të reja në rajon që duan, le të themi, të fitojnë mbështetjen e Trump për arritjen e projekteve të tyre politike?

Stefan Lehne: Më duket se kemi spekulime më shumë këtu se një bazë të vërtetë. Ajo që mund të thuhet me shumë gjasa është që Ballkani nuk gjendet në prioritetet e administratës së re. Ata kanë shqetësime të tjera, Kina, Meksika, Rusia. Ballkani zë një vend të vogël aty. Ndoshta me zonjën Clinton mund të ishin ndryshe gjërat, për shkak të përvojave të saj personale, si gruaja e ish-presidentit amerikan në vitet ‘90-ta, ajo mund të kishte pasur një lidhje më të fortë me këtë rajon. Por nga ana përmbajtjesore, nuk mendoj se politika amerikane do të ndryshojë shumë, nuk kemi deri më tani ndonjë deklaratë nga ndonjë funksionar. Mendoj se angazhimi do të jetë më i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë vendin e vet, sepse amerikanët kanë një influencë shumë të madhe në rajon, e mendoj se ambasadorët do të mbeten aktorë të rëndësishëm, edhe ndoshta nëse kanë më pak mbështetje nga Uashingtoni, gjithsesi roli i tyre do të jetë i fortë.

Çfarë ndryshimesh mund të priten në politikën e Trumpit për Ballkanin?

Stefan Lehne: Teorikisht po, por para së gjithash do të ketë shumë më pak angazhim. Besoj se do të ketë më pak aktivizëm, por edhe më tej influencë në sfera të caktuara. Ndërsa lidhur me përmbajtjet, tani spekulohet shumë, sesi do të jetë marrëdhënia me Rusinë, do të ketë pajtim apo një përplasje të re, kjo mund të ketë ndikime edhe pse jo të drejtpërdrejta në politikën për Ballkanin.

Në ç’kuptim?

Stefan Lehne: E kuptoj se në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim.

Në medie flitet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, një temë tabu deri më tani. Mendoni se kjo mund të kthehet në një temë nën administratën Trump?

Stefan Lehne: Ka pasur artikuj që sinjalizojnë një hapje për riorganizimin territorial të Ballkanit. Kjo është absolutisht e pakuptueshme për mua, për administratën e re kjo nuk do të jetë një temë parësore. Ata kanë shqetësime të tjera, një politikë e re e ndryshimit të kufijve kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm e intensiv. Kjo nuk pritet aspak tani. Mendoj, se administrata e Trumpit, kur të zhvillojë politikën për këtë rajon, e kjo do zgjasë disa muaj, sepse ende nuk është përcaktuar personeli, do të ecë në drejtimin mundësisht të ruajë stabilitetin në Ballkan. Jam gati i sigurt që tendenca e politikës amerikane do të jetë në drejtim të ruajtjes së statusquosë. Pa harruar që ndryshimi i kufijve nuk do të thotë patjetër paqe, sidomos në Ballkan…

Po, këto janë gjoja-zgjidhje, që në fakt rindezin konflikte të reja. Edhe aktorët kryesorë politikë në rajon janë të mendimit se rindarja e territoreve do të sillte më shumë tragjedi se zgjidhje.

Tensionimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, gjendja në Maqedoni, zhvillimet e fundit të bëjnë të pyesësh, a po rizgjohen fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

Stefan Lehne: Shqetësimi im nuk është ringjallja e konflikteve, por stanjacioni i përgjithshëm, pra kur rajoni nuk ecën përpara, as ekonomikisht, as nga strukturat politike, ose që problemet e mbetura nga e shkuara vazhdojnë të mbeten të ngrira pa bërë progres. Letargjia është rreziku më i madh.

Si e shikoni rolin e BE-së në Ballkan aktualisht. Perceptimi i unionit ka ndryshuar pas krizave brenda BE-së, duket një lloj paralizimi, a po e konkurrojnë BE-në fuqi të tjera si Turqia e SHBA-ja?

Stefan Lehne: Nuk mund të flitet për paralizim. Natyrisht për shkak të krizave të brendshme, influenca e BE-së është zvogëluar, edhe perspektiva e anëtarësimit ka humbur mjaft besueshmërinë, prandaj është e rëndësishme që jo vetëm Komisioni, por edhe vende të tjera si Gjermania apo vende pranë si Italia të mbeten të angazhuara. As vendet e rajonit nuk kanë një alternative tjetër strategjike se orientimi në BE, e as unioni nuk ka alternativë tjetër, pasi ai ka investuar shumë, për t’i hedhur poshtë këto investime. Si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE-ja është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, sesa vende të tjera, më shumë se SHBA-ja, Rusia e Turqia që do të jenë ndonjëherë.

Stefan Lehne është studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel. Politika e jashtme e BE-së dhe marrëdhëniet e vendeve anëtare, si edhe Ballkani, janë në fokus të studimeve të tij.

I arrestuar mbi 30 herë nga policia, pjesëmarrës në dhjetëra protesta, pjesëtar i UÇK-së, UÇPMB-së…, i lënduar disa herë, një pjesë të kohës të kaluar nëpër burgje, Sali Zyba është i gatshëm sërish të protestojë, e edhe të luftojë për luftë çlirimtare, po që se e kërkon nevoja.

Zyba njihet si heroi i protestave.

Sali Zyba, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje” që nga themelimi i saj, tashmë drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, konsiderohet “heroi” i protestave dhe arrestimeve në Kosovë. Në një rrëfim ekskluziv për “Zërin”, Zyba sjell momente të vështira, të mira, mbi të gjitha të paharruara për kohën sa kaloi, më shumë se 30 herë, nëpër duar të policisë e nëpër burgje.

Më 2005, i ndaluar për herë të parë, Zyba nuk do që ta kujtojë herën e fundit kur është arrestuar, pasi që, sipas tij, hera e fundit ende nuk ka mbërritur.

“Për herë të parë në 2005-ën, në njërin prej aktiviteteve të “Vetëvendosjes”, e fundit nuk besoj që është ende e fundit. Kemi kohë për t’u arrestuar prapë, për të bërë aktivitete prapë, për të kontribuar prapë”, shprehet Zyba për gazetën “Zëri”.

E si i lënduar disa herë , ai thotë se pasojat afatgjate sa u përket lëndimeve kanë qenë të dukshme. Siç tregon Zyba, prejse e kishte lënduar boshtin kurrizor, edhe sot e kësaj dite ndihet efekti i këtij lëndimi. Porse, me bindje të thellë, ai thotë se do të vazhdojë tutje. Nuk do të ndalet.

“Po, një lëndim personalisht ka qenë në boshtin kurrizor, që ndoshta edhe sot pason kjo si vuajtje, por nuk e konsideroj se më ndal në aktivitet”, shton ai.

Përkundër asaj se ai përjetoi momente jo të lehta, arrestime, përjetime në burgje e lëndime, nuk ndihet i penduar për as edhe një veprim që e çoi shumë herë drejt prangave. Përkundrazi, ai thotë se me veprimet e tija ka kontribuar për vendin e tij.

Gjatë këtij mandati qeverisës janë organizuar protesta të shumta e për çështje të ndryshme, por pavarësisht numrit të madh të protestave, vlerësohet se pak prej tyre kanë pasur efekt. Si protestat më të efektshme vlerësohen ato për shkarkimin e ministrit, Aleksandër Jabllanoviq, pas fyerjeve që u kishte bërë nënave gjakovare.

Opozita konsideron se Qeveria e vendit nuk është demokratike prandaj edhe i injoron kërkesat e protestuesve.

Në anën tjetër, analistët politikë thonë se qytetarët kanë humbur besimin që përmes protestave mund të ndryshohen gjërat. Madje ata thonë se qytetarët e kanë kuptuar se protestat nga subjektet politike konsiderohen si mjet për të dërguar vendin në zgjedhje dhe më pas për të ardhur në pushtet.

Shkodran Hoti nga Zyra për Informim në Lëvizjen “Vetëvendosje”, duke folur për injorimin e protestave nga ana e pushtetit, ka thënë se është e natyrshme që një qeveri autoritare të mos marrë parasysh kërkesat e qytetarëve.

“Prej një qeverie autoritare nuk mund të presim që do t’i marrë parasysh mjetet demokratike si peticioni, protestat apo format tjera që mund të përdorë opozita apo shoqëria civile. Megjithatë, pavarësisht se a japin efekt të menjëhershëm protestat, në asnjë moment nuk duhet të hiqet dorë nga to”, ka deklaruar Hoti.

Megjithatë sipas tij, ka pasur disa protesta në Kosovë që kanë dhënë rezultate. Madje Hoti ka thënë se edhe protesta e opozitës kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj për Demarkacionin kanë dhënë rezultate, pasi sipas tij, këto protesta kanë bërë që marrëveshjet të stagnojnë, shkruan “Zeri.info”.

“Por përveç kësaj unë mendoj se ka pasur disa protesta të cilat kanë dhënë rezultate të menjëhershme, këtu dua të përmend protestat kundër Aleksandër Jabllanovicit, protestat e fundit kundër Zajednicës e Demarkacionit dhe protestat e studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi. Të gjitha këto kanë dhënë rezultate”, ka shtuar Hoti.

Në fund ai ka thënë se ka aq shumë probleme në vend që nuk janë vetëm të aspektit politik, por edhe të atij ekonomiko-social, prandaj Hoti konsideron se ka shumë arsye për të protestuar.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se në vend tjera qeveritë bien për shkak të protestave masive, kurse në Kosovë, sipas saj, pushteti injoron ato.

“Në vendet demokratike ministrat japin dorëheqje ose edhe bie qeveria për shkak të pakënaqësive të qytetarëve dhe protestave të vazhdueshme. Në anën tjetër është bërë më shumë se një vit që qytetarët e Kosovës protestojnë kundër 2 marrëveshjeve të dëmshme, ndërsa Qeveria është indiferente karshi këtyre protestave edhe pse janë më masivet në Kosovë e pasluftës”, është shprehur Kadrijaj.

Deputet e AAK-së më tej ka thënë se ka pasur raste kur pushteti ka ironizuar me protestuesit.

Ish-legjionari dhe agjenti i shërbimit informativ të Ushtrisë franceze, njeriu që sipas mediave serbe ka pasur në dorë sekretet më të mëdha botërore e ishte pjesëmarrës në shumë fushëbeteja, njeriu që thuhet se ka njohur personalitetet më me ndikim në Evropë, serbi Jugosllav Perishiq, tregon versionin e tij se cila është prapaskena e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe nëse ai do të ekstradohet në Serbi.

“Ai (Haradinaj), kurrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij francez, që punon në UNMIK”, thotë Perishiq, i cili ka qëndruar së fundmi në Francë, raporton gazeta serbe “Pravda” , transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Haradinajn e solli miku i tij në Francë për t’ia ngritur “gatishmërinë luftarake” , respektivisht që ta aktivizojë.

“Kinse ai sërish u akuzua për krime luftë, sepse filloi të humbasë primatin në Kosovë”, thotë ai, duke potencuar se Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti “mbajnë një sistem të tërë të ish-oficerëve të NATO-s, të cilët kanë krijuar bazën e tyre Bondsteel, bazë kjo e cila në 15 vjetët e fundit ka qenë faktor kryesor i të gjitha zhvillimeve në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Ballkan…”, thotë agjenti serb. “Ramush Haradinaj është dashur të aktivizohet, respektivisht të shpëtohet, sepse disa herë kanë provuar të kryejnë atentat ndaj tij dhe familjes së tij dhe në këtë mënyrë të asgjësojnë tërësisht krahun që do të mund të vazhdonte financimin dhe mbajtjen e tërë projektit të Ballkanit…”!

“Unë nuk e shoh atë si një Ramush Haradinaj, e shoh si një pjesë të një organizate të fuqishme, prapa të cilës qëndrojnë CIA dhe NATO”, thotë spiuni dhe legjionari serb, duke shtuar se “prapa Haradinajt qëndrojnë persona nga strukturat e CIA-s dhe NATO-s në vendet e Evropës, por jo edhe këto institucione”, transmeton Telegrafi. “Ai punon për grupin rreth Clintonit dhe Bushit”.

Perishiq thotë se gjithçka ishte në rregull derisa nuk erdhi të ndryshimi i Administratës amerikane pas zgjedhjeve të fundit në SHBA.

“Kur erdhi të ndryshimi pas zgjedhjeve në SHBA, 40 kryetarë të shteteve të Evropës janë mbledhur për të parë se si do t’i kundërvihen Donald Trumpit… sepse ishin klikë e cila dikur punonte me Clintonin dhe Bushin”’, thotë ai. “E kanë ftuar Haradinajn që të bëhet një lojtar ofensiv në rast se do t’ju duhet për ta ndalur Trumpin dhe Putinin. Në tërë këtë rrjedhe të konflikteve, Ramush Haradinaj është dashur që sërish të kthehet në orbitë, që sërish vazhdimisht të flitet për të, se kinse bëhet fjalë për krime të luftës në mënyrë që shqiptarët sërish të mobilizohen përreth tij…”, thotë agjenti dhe legjionari serb Perishiq.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Selimi ka kundërshtuar deklaratën e ministrit Arban Abrashi, i cili ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Selimi ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë dhe se më këtë Qeveria e Kosovës po dëshiron të mbajë peng formimin e ushtrisë.

Ai ka thënë se më çështjen e ushtrisë Bashkimi Europian nuk marr asnjëherë, që sipas tij me këtë gjë është marr NATO.

Selimi i cili është edhe anëtarë i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së,  duk kujtuar edhe rastet e më pashme kur Qeveria ka tentuar që formimi e ushtrisë ta vendos në pako si me Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara në Kuvend për minoritetin serb, për lajmi.net  ka thënë se tash edhe me Demarkacionin po luan një lojë të rrezikshme me ushtrinë.

“Për herë të parë ndoshta jo publikisht është tentuar të futen pengë krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës më vazhdimin e vendeve të rezervuara për serbët pa e kërkuar fare ata. Pastaj është tentuar në pako edhe me Gjykatën Speciale gjë qe nuk kanë mundur të bëjnë. Pastaj janë munduar ta fusin edhe me ‘Zajednicë’, tash mundohen ta futin edhe me Demarkacionin”.

“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme me Ushtrinë e Kosovës me sigurinë në Kosovë dhe Rajon e mbi të gjitha është një manifestim që ata ushtrinë e kanë për ta shitur jo për ta themeluar”, ka thënë Selimi, për lajmi.net.

Ai ka thënë, se qeveria e kaluar dhe kjo e tanishmja nuk e kanë prioritet formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ministri i Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në emisionin “Imazh” të RTK, ai ka deklaruar se ky kusht u është përmendur zyrtarëve të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Madje, ai thotë se NATO-ja nuk dëshiron që një shtet fqinj mos ta ketë të definuar kufirin me fqinjët tjerë.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se janë mbi 30 mijë familje që kanë përfituar nga subvencionet qeveritare.

Ai ka thënë se vitin e kaluar Ministria e tij ka ndarë 48 milionë euro për fermerë.

“Fakti është se vitin e kaluar i kemi dhënë 48 milionë euro dhe kontot e fermerëve. Nëse mendon dikush se është më mirë se me ua dhanë pesë gjashtë bizneseve, unë, absolutisht e them të kundërtën. Ne duhet t’i ndihmojmë direkt fermerët”,

“Janë rreth 30 mijë familje përfitojnë mjete nga Ministria e Bujqësisë”, ka shtuar Krasniqi, në prezantimin në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”.

Wikipedia hidhet në terren kundër “lajmeve të rreme”: bashkëpunëtorët e versionit në anglisht të enciklopedisë online kanë vendosur që të eliminojnë Daily Mailin nga burimet e cituara, duke e konsideruar tabloidin britanik përgjithësisht jo të besueshëm, për shkak të mos verifikimit të fakteve, sensacionit dhe lajmeve të sajuara.

“Wikimedia Foundation”, pjesë e të cilit është Wikipedia, ka shpjeguar se autorët e versionit britanik të enciklopedisë ishin duke diskutuar në lidhje me ndalimin e Daily Mail-it, qysh prej fillimit të vitit 2015.

“Redaktorët vullnetarë të Wikipedia English kanë vendosur që Daily Mail është përgjithësisht jo e besueshme, dhe se përdorimi si referim përgjithësisht do të ndalohet, mbi të gjitha në rastet kur ekzistojnë burime të tjera më të besueshme”, ka bërë të ditur fondacioni.

Reagimi i Daily Mail nuk ka vonuar.

“Daily Mail në vitin 2014 ka ndaluar të gjithë gazetarët që të përdorin Wikipedian si burim të vetëm, për shkak të pabesueshmërisë së saj”, ka thënë një zëdhënës i të përditshmes, sipas asaj që shkruan The Guardian. “Të gjithë ata që besojnë në lirinë e shprehjes duhet të jenë thellësisht të shqetësuar për këtë përpjekje cinike dhe të motivuar politikisht, për të mbytur median e lirë”.