Lajme nga Maqedonia

Do të doja të tregojë si kalova në fenë Islame

Jam e lindur në një familje krishtere, nga babai maqedonas dhe nëna maqedone. Jemi dy fëmijë, unë isha anëtari më i vogël i familjes, kam vetëm një motër më të madhe. Të gjithë e dimë se feja vjen nga prejardhja e familjes, ashtu edhe unë u rrita me fenë e prindve të mi.

Fëmijërinë e kalova si të isha jetime pa baba.

Sic po rritesha, frigohesha të dal me shoqe, kisha frigë nga shoqëria e keqe, pasi mendoja se në të ardhmen mund të kish pasoja ndaj meje dhe familjes sime. Shumë herë mendoja cka do të thotë jeta, pse jemi lindur, pse ekzistojmë? Me kalimin e viteve rritej edhe interesi për besimin dhe fenë. Thuajse cdo nat e luta Zotin të ma lehtësojë jetën, qaja dhe lexoja Biblën, shkoja në Kishë, lutesha… por asnjëherë nuk gjeja ngushëllim, mendoja ndoshta kjo nuk është feja e vërtetë për mua. Asgjë nuk më tërhiqte kah krishterizmi.

Fillova të mendoj përse të besoj në kishë, pse të puth ikona, të cilat janë mashtrim për kinse qetësim të shpirtit dhe zemrës. Gjithë këtë e mendoja, por nuk kisha askënd dhe nuk e dija me kë të bisedoj. E kisha shumë vështirë… isha e pafuqishme. Doja të zbuloja dicka të vërtetë që do të më qetësonte shpirtin, por nuk e dija ku të kërkoj. Isha e pafuqishme?! Por Allahu është i Fuqishëm, më dërgoi njeri nëpërmjet të cilit e njoha të vërtetën! Musliman. E njoha në Shkup…ai më spjegonte se Islamin dhe më dha Kuranin, transmeton Aktuale. Lexoja Kuran… gjithcka ndryshoi me leximin e Kuranit, atë që e kërkoja me vite tani e gjeta, e njoha Islamin, e zbulova të vërtetën, thelbin e jetës, gjithcka që doja më herët e gjeta në Islam.

Secilën ditë zbuloja dicka të re. E doja hixhabin, ndjehesha pastër, derisa lexoja zëri më dridhej dhe nuk ndalesha duke qarë, dhe thash me veten time këtë ndjenjë nuk duhet lejuar të më ikë. Nga besimi i madh në Zot, vendosa të shkoj në Qytetin e Manastirit. Shkova me shumë shpresë, e dija se Allahu është me mua, zemra më rrahte fortë, dhe mezi prisja të arrij në oborrin e xhamisë, kur hyra në xhami e pranova Islamin, ajo ndjenjë nuk mund të përshkruhen, qaja nga gëzimi…u ktheva në shtëpi dhe e pyesja veten se si do të reagojnë familjarët e mi?

Kur më panë me hixhab, u befasuan shumë dhe u hidhëruan, isha e qetë, qaja para tyre, qaja shumë dhe më zihej fryma nuk mund të flisja asnjë fjalë…

Me ndihmën e Tij (Allahut) e bëra atë që doja. Ndjeja se namazi nuk ishte i mjaftueshëm që të tregojë sinqeritetin tim ndaj Allahut. Prej atëherë mbaj hixhab, u mbulova. Planifikoj ta ndryshoj edhe emrin.

Jam shumë e gëzuar me Islamin, dhe dua që të gjithë të ndjehen ashtu. Kur dëshiron nga zemra, Allahu vetë ta tregon të vërtetën dhe të afron tek Ai…

Une e gjeta të vërtetën, nuk më duhet më shumë…E gjeta!

Katerina Zaova , Labunista.mk

Katerina Zaova 1

Republika e Maqedonisë sot shënon 24-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran, por shqiptaret e Maqedonise nuk e njohen kushtetuten maqedonase e cila ishte dhe është gjenerator i shumë problemeve

Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi.

Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit: “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Pikërisht për shkak të përmbajtjes së kësaj pyetje të referendumit, shum ekspertë vlerësojnë se Maqedonia tani 24 vite nuk është as në Jugosllavi, e as jashtë Jugosllavisë.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë.

Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina…

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore.

Megjithatë për shkak të kundështimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëm patronat të KB-së , Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit që ka me Greqinë me emrin kushtetues të Maqedonisë, që ende vazhdon.

Gjatë 24 viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia kaloi në një sërë probemesh dhe vështirësish. Inflacioni treshifror në fillim të viteve të 90-ta, embargoja greke, kriza kosovare e refugjatëve dhe konflikti në vitin 2001 ishin sfida të vërteta dhe kërcënime për shtetin e ri të Maqedonisë, që e ngadalësuan rrugën e saj drejt realizimit të qëllimeve strategjike – përforcimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.

Vitet e fundit i shënoi procesi i përshtatjes së legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, decentralizimi i pushtetit, reformat në mbrojtje të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqasëse me Unionin. Greqia pas shembullit me NATO-n e bllokoi edhe eurointegrimin e Maqedonisë, duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin.

Ditëlindjen e 24-të të pavarësisë Maqedonia e kalon me krizën më të thellë politike ku opozita maqedonase publikoi “bombat” e kryeministrit Gruevski dhe bashkëpuntorëve të vet se si kanë keqpërdor pushtetin, zgjedhjet, buxhetin shtetëror dhe kanë vënë në kontroll të plot gjithë shtetin nga drejtuesit e VMRO-së.

Brukseli ishte i detyruar që të intervenon dhe të kërcënoj Maqedonin se do ti mer statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, nëse nuk e respekton Marrëveshjen e Përzhinos. Për momentin janë bisedimet për prokurorin e ri special që duhet të zbardh të vërteten e keqpërdorimeve.

Portali Centarnews duke u thirrur nga burime të afërta qeveritare ka shkruar se parmbrëmë në shtëpinë e ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov në lagjen Vodno ka shpërthyer një sherr dhe zënkë midis atij dhe kryeministrit Nikola Gruevski, por edhe bosit të disa bizneseve, Orce Kamçev

Siç spekulohet, arsyet e këtij konflikti kanë qenë disa pazare biznesi që nuk ishin realizuar, për shkak të turbulencave në skenën politike, pas publikimit të bombave nga ana e opozitës, por edhe pas arritjes së marrëveshjes politike.

Një reagim siç shkruan ky portal ka qenë se pushteti dhe pronari Kamçev po humbasin kontrollin ndaj kompanisë mediale Media Print Maqedoni dhe gazetarëve në tri gazetat që së fundi dolën në grevë pas paralajmërimeve për uljen e rrogave.

Kamçev ka shprehur shqetësime se shteti ka shumë borxhe ndaj tij dhe nuk po shlyen ato. Po ashtu raportohet se mes tyre ka pasur propozime për realizimin e disa detyrimeve të mbetura në sferën e bizneseve dhe pronave të ndryshme. (INA)

Afera “Magjar Telekom” e inicuar nga Komisioni amerikan për letra me vlerë (SEC) pranë Gjykatës së Nju Jorkut poqese përfundon me dënime të aktorëve të përfshirë në vepra korruptive njëherë e përgjithmonë do t’ju jep përgjigje dilemave të shqiptarëve të Maqedonisë pse BDI nuk e lëshon qeverinë edhe sikur ta tërhjekish zvarrë me bulldozerë ndërsa liderëve të tyre të cilët rrokën pushkën për dollarë dhe euro dhe i morrën në qafë bijtë më të mire të popullit do t’ua shpalojnë fytyrën e tyre të zezë si katrani

Partia për Prosperitet Demokratik kërkon që kjo aferë të zbardhet edhe nga ana e Prokurorit Special i dakorduar nga Marrëveshja e Përzhinos përderisa në ndërkohë BDI ta lëshojë urgjent Qeverinë dhe të inkriminuarëve eventualë në këtë aferë tu sekuestrohen pasuritë e paligshme dhe të përgjigjen para gjyqit.

PPD apelon te të gjitha forcat intelektuale e politike të bashkohen dhe ti venë pike kësaj të keqeje që gati dy decenie i nëpërkëmbë me pashpirt të drejtat kombëtare shqiptare.

E kemi thënë edhe më herët, e përsërisim edhe tani. BDI nuk e kupton rëndësinë e parashtrimit të fakteve: Gjykatës së New-Yorkut nuk mund t’i hidhet baltë, e as t’i mohohet vërtetësia e materialeve të publikuara nga kjo Gjykatë

Dëshmitë e publikuara nga Gjykata e New-Yorkut për rrjetin kriminal-financiar që ka operuar në shtetet Balkanike, ku përveç emrave të biznismenëve grek dhe krerë të shërbimeve sekrete, përmenden edhe emrat e dy figurave kryesore të BDI-së, flet mjaftë për konstatimin se këto dy kanë vënë në shit-blerje çdo gjë shqiptare, madje edhe idealet e shumë luftëtarëve që dhanë jetë për këtë komb.

Rasti “Magjar Telekom” vërteton përfundimisht se binomi Ahmeti-Xhaferi asnjëherë nuk kanë pasur pikësynim avansimin e të drejtave të shqiptarëve, por vetëm përfitimet personale të tyre. Ky binom është vënë nën hipotekë të të tjerëve, ndërsa funksionarët partiak i kanë vendosur nën hipotekë të tyre. Në këtë mënyrë lidershipi i BDI-së ka vënë nën hipotekë tërë kauzën shqiptare, gjithë këto vite.

Lëvizja për reforma – PDSH kërkon dorëheqjen e mënjëhershme të binomit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri nga postet e tyre shtetërore dhe politike, e me këtë t’i hapet rrugë edhe hetimit të funksionarëve të tjerë partiak të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, duke pastruar njëherë e përgjithmonë politikën shqiptare nga logjika e shit-blerjes dhe përfitimeve të ulëta personale në kurriz të shqiptarëve.

Prokurori i Përgjithshëm Zlatko Bikovski nga prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkup 1 për revokimin e pasaportës të Zoran Zaevit, kurse MPB-ja nuk ka të drejtë ti japë pasaportë të re që i Zaevi të mos mundet të largohen nga vendi

Prokurori kërkoi nga kolegji që të ndryshojë vendimin e mëhershëm, sipas të cilit Zaev, i akuzuari i katërt në rastin “PUC”, është dashur të paraqitet çdo të hënë tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Strumicë dhe t’i merret pasaporta, pas më shumë se dy muaj Zaevi nuk paraqitet në gjykatë, transmeton TetovaSot.

Këtë kërkesë prokurori e bëri për të shtyrë gjyqin e sotëm për rastin “PUC”, sepse gjykatësja Ljubinka Basheska ka përfunduar që çështjen me të gjitha dokumentet t’i nënshtrohen vendimit të Dhomës Penale të Gjykatës së Shkupit.

Për gjykim e sotëm, sipas gjyqtares Basheska, thot se Zoran Zaev e kishte marrë ftesën.

Gjyqi tjetër është caktuar për më 5 tetor. Në gjyqin e sotëm në sallën e gjyqit janë dërguar të arrestuarit Zoran Verushevski dhe Georgi Lazarevski nga burgu i Shkupit, të pranishëm ishin edhe Sonja Verushevski dhe Branko Palifrov të cilët mbrohen me kusht në liri.

Avokati Angele Ilievski pas gjyqit tha se ai pret që prokurori special i cili pritet të emërohet më 15 shtator të marrë përsipër rastin dhe me këtë t’i ndalet juridiksioni i Këshillit të Gjykatës Penale dhe prokurorit.

Prej sot në mëngjes për 16 ditë me radhë do të jetë e mbyllur qarkorja në periferi të Shkupit, për shkak të xhirimit të filmit francez “A Fond”.

Të gjitha makinat do të drejtohet për në hyrje të Shkupit dhe nuk do të mund të shfrytëzojnë qarkoren e autostradës të Korridorit 8.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajlovski ka arsyetuar këtë vendim , duke informuar se shtëpia franceze e produksionit “Shik Film” po xhiron filmin në qarkoren e Shkupit dhe pikën e pagesës rrugore Petrovec, por edhe në një pjesë të autostradës në Gradsko, që çon drejt Velesit. Për këtë bllokim të rrugës, produksioni francez do t’i paguaj shtetit 284 mijë euro, një pjesë e të cilave, siç thuhet, do të përdoren për rikonstruimin e rrugës së vjetër Veles – Gradsko.

Në xhirimin e filmit do të jenë të përfshirë kasakaderë të mirënjohur, rreth 100 nga Franca dhe rreth 400 punëtor të filmit, përfshirë edhe trupën e aktorëve.

Ndryshe sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Informata ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë të kufirit.

Dhjetë ditë para afatit të fundit, ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për prokuror special

Edhe pse liderët e partive negociuese, disa herë kanë theksuar se zgjedhja është kah fundi dhe tani për tani nuk ka asnjë emër për prokurorin special, as edhe pas hyrjes së deputetëve të opozitës në kuvend, nuk ka filluar procedura për një ligj të ri për prokuror special publik as nuk janë propozuar ndryshimet me atë ekzistues.

Kryeministri Gruevski sot përsëri ka theksuar se intensivisht po negociohet për prokurorin, por pa përgjigje nëse një ka zgjidhje konkrente, transmeton TetovaSot.

Në pjesën edëshmimit të ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish këshilltarit të Qeverisë -Sllobodan Bogoevski, dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së sajë motër – “Telekomi i Maqedonisë”, Bogoevski në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontravers grek Dimitris Kondominas

Gjatë seancës para gjykatën e Nju-Jorkut, Bogoevski ka dëshmuar dhe është përgjigjur në pyetjet e avokatit qeveritar amerikan, që kanë të bëjnë me miton e marru nga partnerë të caktuar politikë pjesë e qeverisë së atëhershme, të ciliën atëherë e kryesonte kryeministri Vllado Buckovski.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 25 faqe, Bogoevski i përmend Buckovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

Me këtë rast partnerët e koalicionit shqiptar nga BDI-ja e kanë kushtëzuar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në mes të dy palëve, me pagesën e këstit të parë të shumës së marrëveshjes për ryshfet në vlerë 2.5 milionë euro.

Prandaj, një grup bashkëpunëtorësh të Buçkovskit dhe Kondominasit kanë udhëtuar për në Tetovës tek shtëpia Abdilhalim Kasami, ku kanë qenë Ahmeti dhe Xhaferi për të dorëzuar paratë e tyre në kesh./TetovaSot/

Ja transkripti origjinal:

1 am

2 am

3 am