Lajme nga Maqedonia

Sipas portalit Dokaz, këtyre ditëve po zhvillohet një aksion për grumbullimin dhe evidentimin e rezervistëve të policisë dhe ushtrisë në Maqedoni

Portali shkruan se, për çdo qytetarë të interesuar për t’u shkruar si rezervistë aktiv në Armatën e Maqedonisë apo Ministrinë e Punëve të Brendshme, paguhen nga 100 euro në muaj, transmeton INA.

Dje siç bëhet e ditur një aksion i tillë është realizuar në rajonin e Ohrit dhe Strugës.

“Këtë po e bën familja në pushtet duke grumbulluar të ashtuquajtur paramilitar. Këto sigurtë janë votues të VMRO-DPMNE dhe se nesër nëse mjegullohet situata atëherë atyre do ti ofrohet rrogë e plotë për të mbrojtur regjimin në ikje”, ka shkruar Dokaz.

Ka mbaruar takimi i grupeve punese të katër partive. Nuk është arritur marrëveshja dhe nesër do të vazhdojnë takimet, transmeton TetovaSot

Gjatë kësaj periudhe, janë bërë përpjekje për të arritur marrëveshje për një prokuror special dhe si dhe ekipin e prokororit, gjegjësisht nëse do të ketë zavendësa apo asistentë.

Më parë kishte optimizëm nga ana e pjesëmarrësve në negociata nga ana e partive dhe ekspertëve të huaj që negociatat kanë hyrë në fazën finale dhe që sonte do të arrihet marrëveshje përfundimtare mbi Prokurorin Special Publik, dhe që nesër ndryshimet e ligjit të prokurorit do të gjenden në Parlament.

Por nuk është arritur marrëveshje, dhe nesër grupet e punës përsëri do të takohen në Klubin e deputetëve.

Policia maqedonase në kufi, ka përdorur shkopinj gome për refugjatët për të parandaluar mijëra refugjatë të cilët ishin të detyruar nga shiu të hyjnë në Maqedoni

Në regjistrimet që u bënë sot shihen se si goditen refugjatët në kufirin e Maqedonisë gjatë shirave të rrëmbyeshëm, raporton Sky News.
Së paku 7.000 njerëz, duke përfshirë shumë prindër që kishin me vete edhe fëmijë të vegjël, po kalonin nëpër fushat me baltë përreth Greqisë dhe Maqedonisë. me qëllim që të shkojnë drejt Serbisë, transmeton TetovaSot.

Lisa Holland, gazetare e Sky News tha: “Këto pamje janë bërë në Maqedoni. Ne e kuptojmë se kjo është një roje kufitare, e di se çfarë dhe kush janë ata, dhe ata mund të thonë se ata janë duke u përpjekur për të ruajtur kontrollin, por mund të shihni se si njerëzit goditen me shkopinj gome”.

Policia greke njoftoi se lëvizja e njerëzve që hyjnë në Maqedoni ishte vala më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve që kanë parë deri tani.

Maqedonia po e konsideron mundësinë për ndërtimin e një muri në kufi me Greqinë, sikurse Hungaria që ka ndërtuar një mur të ngjashëm në kufi me Serbinë, në mënyrë që të parandalojë fluksin e madh të refugjatëve nga jugu

Lajmi është konfirmuar nga Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoni, Nikola Popovski, transmeton Indeksonline.

Popovski në një intervistë për të përjavshmen hungareze “Figi” ka thënë se Maqedonia me siguri se do të ndërtojë një mur si masë fizike, edhe pse sipas tij, kjo nuk do të jetë një zgjidhje për kohë të gjatë.

Ai ka thënë se Maqedonia do ta ndërtoj nëj mur në kufi me Greqinë apo ta zbarkojë ushtrinë, ose që të dyja së bashku.

Bashkimi Evropian finanson vetëm mediat maqedonase, ato shqiptare i diskriminon. Fondet e Bashkimit evropian në Maqedoni po keqpërdoren në mënyrën më brutale

Këta keqpërdorime i bëjnë funksionarët dhe institucionet të cilët kryekëput kontrollohen nga maqedonasit.
Kështu vlerëson për Zhurnal, Ish zëvendës drejtori i Radiotelevizionit të Maqedonisë, Nijazi Muhamedi.

Ai vlerëson se BE-ja i ka bllokuar mediat shqipe dhe shoqërinë civile shqiptare në Maqedoni pasi nuk mban llogari që ti mbeshtet ata si duhet.

“Të gjithë projektet deri tani,BE i ka realizuar përmes donacioneve që u jep mediumeve maqedonase në emër të shqiptarëve. Kjo situatë ka krijuar një superstrukturë që e kontrollon dhe e bllokon shoqërinë shqiptare që mos të jetë dinamike në këto rrjedha. Mediat shqipe janë vendimtare që të senzibilizojn tema në interes të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi dihet një pjesë e popullatës nuk e njeh gjuhën maqedonase”, ka deklaruar për Zhurnal, publicisti, Nijazi Muhamedi.

Ndërkohë Muhamedi apelon që Brukseli të mos i keqpërdor Fondet e veta në mediat ku pronarët janë maqedonas, ndërsa të punësuarit janë shqiptarë. Ai vlerëson se këta media rrejshëm para opinionit promovohen si media shqiptare dhe nuk e kryejn misionin e tyre qytetar.

“Këta konkurojnë përmes shqiptarëve dhe marrin fonde të majme nga Evropa të cilë parimisht iu dedikohen institucioneve mediatike, por i tjetërsojnë këto mjete për të mbetur përsëri tek maqedonasit, e gjithë propaganda bëhet përmes mediave maqedonase. Brukseli duhet ti mbështet mediat e vërteta, jo ata që kanë lidhje të ngushta me ndonjë punonjës në zyrën e BE-së ”, konsideron në vijim Muhamedi.

Sipas tij, fondet e BE-së po shfrytëzohen, kryekëput vetëm tek mediat maqedonase, ndërsa më e keqja është se mediat shqiptare, anashkalohen në formën më të paskrupullt. Muhamedi mendon se ky diskriminim i ka pasojat fatale, ngase shqiptarët mbeten të painformuar për cështjet më të rëndësishme shoqërore, duke apeluar që zyrtarët e BE-së gjatë cdo iniciative mediale të përkrahin mediat shqipe.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkimi Evropian sot në Shkup do ta promovojnë fushatën “Të drejtat të gëzohen, obligimet të respektohen”, që realizohet në suaza të projektit për “Përforcim të kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjit për veprim adekuat me personat e mbajtur dhe të dënuar”. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i fushatës publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është të ngritet vetëdija publike për avancimin e policisë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.

Ndryshe edhe në fushatën mediale pritet të anashkalohen mediat shqipe në Maqedoni mendojnë ekspertët.

Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të reformohet, duke sjellë kuadro të reja, të dëshmuara profesionalisht. Kështu bën të ditur gazeta maqedonase, “Dnevnik” në artikullin e fundit me titull: ”Ahmeti pos jell një gjak të ri në BDI, të pakënaqurit do të përçajnë një pjesë të partisë”, transmeton Zhurnal

Sipas po të njëjtit burim, me këto reforma, lideri Ahmeti do të bëj përpjekje që t’i tejkaloj ndarjet brenda partiake dhe pakënaqësinë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Dnevnik” shkruan se reformat brenda partiake, Ahmeti do t’i bëjë me qëllim që të ul rivalitetin mes krahut të komandantëve dhe atij të intelektualëve, dhe nuk do të jetë befasi nëse të ashtuquajturit ministrta dhe funksionarë të përhershëm, nuk do të jenë në kombinimin gjatë hartimit të listave zgjedhore partiake.

Paralajmërimi se Ahmeti është i gatshëm për të realizuar reforma në parti, merret si shembull emërimi i ministrit të Ekonomisë për shef të shtabit Zgjedhor të BDI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

”Zgjedhja e Nezirit për shef të shtabit zgjedhor është vetëm një fillim i reformave partiake, të cilat u paralajmëruan. Ky është konfirmim se partia është e hapur, siç thuhet një fjalë për “gjak të freskët”.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se Ahmeti do t’i përjashtojë kuadrot e vjetra, siç është rasti me sekretarin gjeneral të BDI, Abdylaqim Ademi, të cilin Ahmeti e emëroi për zëvendës të Nezirit. Reformat të cilat do të realizohen në parti do të jenë në harmonizim të kuadrove të reja dhe atyre të vjetra”, thonë nga qendra për informim e BDI –së.

Një person u lëndua në një aksident komunikacioni, që sot në mëngjes ndodhi në autostradën Veles-Shkup para pikës pagesore, Otovicë. Zëdhënësja e SPB- Veles, Anita Stojkovska informon se në aksiodentin kanë marrë pjesë katër automjete.

Komunikacioni, i cili ishte në ndërprerje, siç theksoi Stojkovska, tani është normalizuar dhe zhvillohet në një korsi.

Ekipet e SPB Veles janë në terren dhe punojnë në ndriçimin e aksidentit./portalb.mk

Në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në selinë e Lëvizjes për Reforma-PDSH në Tetovë, Naim Bajrami anëtar i Kuvendit Qendror, akuzoi krerët më të lartë të BDI-së për aferën “Maxhari Telekom”, ku janë të inkriminuar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri.

Në vazhdim mund ta lexoni të plotë deklaratën për media:

Dëshmitë e publikuara, në gjykatën e New Yorkut, afera “Maxhari Telekom” që përfshin z.Ali Ahmeti dhe z.Musa Xheferri, njëri kryetar i BDI-së dhe tjetri funksionar i lartë i BDI-së dhe zv kryeministër për Implementimin e MO-së atehërë dhe tani, flet në vetvete për katandisjen e shqiptarëve në Maqedoni. Siç duket 2.5 milion euro është çmimi për tradhetinë e idealit te UÇK-së dhe po aq çmimi për mosimplementim të MO-së.

Tani që në Maqedoni po zhvillohen negociata në lidhje me prokurorin special vlersojmë se Prokurori Special do të ishte i pafuqishëm të ç’rrënjos këtë oligarki e cila patjetër që rrënjët i ka thellë edhe në gjykatat e vendit. Kërkojmë që në Maqedoni të vijnë gjykatat speciale europiane si mjet që elemente të tillë njëherë e përgjithmonë do t’i largonte nga jeta publike e vendit.

Këto element assesi që nuk duhet të përfaqësojnë shqiptarët për vet faktin që këto kane çmim. Çmim për gjakun e dëshmorëve, çmim për lotët e nënave,çmim për vuajtjet e jetimëve. Robëria për sojin e këtyre paska një çmim, Liria qenka e shitshme dhe ardhmëria qenka para. Sa turp, sa faqezinj. Ne nuk presim që sistemi që ka qenë dhe është palë blerëse e lirisë së shqiptarëve të dënojë klientët e tij Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin por presim që shqiptarët në Maqedoni t’i dënojnë duke ua kthyer shpinën atyre që shiten gjakun tonë për 5 milion.

Në gjithë këto vite që ka zëra për një aferë të tillë dhe tani pas dëshmive të gjykatës së Neë Yorkut nuk e kanë parë të arsyeshme të paktën një deklaratë të japin. Heshtja e tyre është pohimi më i madh që bëhet kësaj mitmarrje dhe pengmarrje në të njëjtën kohë të një populli të tërë. Fshihen pas deklaratave qyqare për gjoja luftë shërbimesh sekrete. Ju që keni pranuar të bëheni palë me ta jeni shëndrruar në shërbim dhe shërbimet në luftë të përhershme janë.

Izet Jusufi, arsimtar në qytetin e Manastirit në Maqedoni, thotë se “prindërit dëshirojnë që fëmijët t’u shkollohen në gjuhën shqipe, mirëpo nuk ka se kush të organizojë formimin e paraleleve shqipe në shkollat e mesme. “Nuk u bë asnjë përpjekje, nuk kishte asnjë organizim prej askujt, as nga MASH-i”, tregon ai.

Përgjegjësi në Sektorin për arsim të mesëm, Safet Neziti nuk mund të prononcohej me arsyetimin se “ndodhet jashtë shtetit” . Paradoksalisht, në Manastir, qytetin e Alfabetit – nuk kemi as shkolla shqipe.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndjehet askund ku ka probleme me shkollimin në gjuhën shqipe, nxënësit dhe profesorët shqiptarë.

Pasi kanë pranuar dështimin me tekstet shkollore, respektivisht kanë lejuar përdorimin edhe të atyre librave që i bëjnë shqiptarët “njerëz mali” e “ardhacakë”, pasi nuk ia dolën të bëjnë gati disa objekte të cilat i premtuan për vitin 2015/2016 dhe nuk arritën të sigurojnë as arsimtarë dhe profesorë të mjaftueshëm për nxënësit shqiptarë, MASH nuk ia ka dalë të sigurojë as formimin e paraleleve të mesme shqipe në Manastir.

Prej të gjitha dështimeve, kjo e fundit është pa dyshim në krye të radhës, pasi në Maqedoni flasim ende për mungesë të të drejtave elementare, atë të shkollimit të shqiptarëve në gjuhën amtare edhe atë në një kohë kur MASH-in e drejtojnë shqiptarët. Përveç ministrit Abdilaqim Ademit, në strukturën e brendshme të MASH-it, shqiptarët drejtojnë edhe sektorin për arsim të mesëm, që ka në kompetencë të drejtpërdrejtë edhe përgjegjësinë për formimin e paraleleve të mesme në gjithë Maqedoninë. Përgjegjësi i këtij sektori, Safet Neziri, nuk mund të prononcohet rreth shkaqeve të mos formimit të paraleleve shqipe në Manastir, me arsyetimin “ndodhem jashtë shtetit”.

Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, si zakonisht – edhe sivjet ishin caktuar të formohen tri paralele me mësim në gjuhën shqipe. Mirëpo, me gjithë pritjet e prindërve dhe arsimdashësve të Manastirit, atje nuk u ndërmor asgjë konkrete për formimin e atyre paraleleve, të cilat ishin caktuar në Konkursin e vitit shkollor 2015/2016.

Izet Jusufi, arsimtar në shkollën fillore “Goce Dellçev”, thotë se në Manastir ka aq nxënës shqiptarë sa për t’u formuar paralelet e caktuara me Konkurs. Problemi, sipas tij, është se në shkollat e mesme të këtij qyteti nuk ka pasur asnjëherë paralele shqipe dhe se për t’u bërë hapi i parë – duhet një angazhim institucional, me qëllim që prindërit të ndjehen të sigurt kur ti paraqisnin fëmijët e tyre për regjistrim në paralelet shqipe.

“Prindërit normal se janë shumë të interesuar që fëmijët tu shkollohen në gjuhën shqipe, mirëpo nuk ka se kush të organizojë formimin e atyre paraleleve. Edhe sivjet nuk u bë asnjë përpjekje, nuk kishte asnjë organizim prej askujt, as nga MASH-i”, tregon Jusufi. Problemi me mungesë e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe vjen nga Manastiri, qyteti ku 107 vite më parë u konsolidua Alfabeti i gjuhës së sotme shqipe.

Paradoksalisht, në qytetin e Alfabetit shqip nuk kemi as shkolla dhe as paralele të mesme shqipe.

E, ky problem fatkeqësisht nuk ka arritur të zgjidhet as 14 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, megjithëse këtë të drejtë MASH-i dihej t’ua kishte siguruar nxënësve shqiptarë të Manastirit pa pasur nevojë për atë marrëveshje. Shkollimin në gjuhë amtare shqiptarëve të Manastirit ua garanton Kushtetua dhe Ligji për arsim të mesëm në Maqedoni, mirëpo MASH-i nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të vënë në jetë respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit, njofton Koha.

Të dyja këto akte juridike e obligojnë këtë institucion të sigurojë kushte të barabarta për shkollimin e të gjithë nxënësve, sipas asaj që lejon Ligji. Mirëpo, duket se kur janë në pyetje shqiptarët, në Maqedoni nuk vlen as Kushtetuta dhe as ligjet. Talljet që u bëhen nxënësve dhe profesorëve shqiptarë në shkollën e mesme “Maria K.Skllodovska” të Komunës së Aerodromit e ilustrojë më së mirë pafuqinë politike të ministrit dhe përgjegjësve shqiptarë në MASH. Këtë pozitë inferiore shqiptarët e MASH-it kishin rastin ta provojnë jo më larg se para tre viteve me shkollat e Aerodromit.

Edhe pse jashtë të gjitha normave pedagogjike dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, në shkollën e mesme të Lisiçes paralele të tre viteve u bashkuan në një klasë. Shkeljet u konstatuan edhe nga inspektorët e arsimit, por asnjë shqetësim nuk iu shkaktua në atë kohë drejtoreshës së shkollës “Gove Dellçev” dhe as kryetarit të Aerodromit, Ivica Konevskit. Edhe në rastin e SHM “Maria K. Skllodovska” MASH u tregua e paaftë të parandalojë problemet e shkaktuar me qëllim të largimit të shqiptarëve nga kjo shkollë.

Njëlloj si gjashtë-shtatë vite më parë kur u transferuan paralelet shqipe nga SHM “Vllado Tasevski” e kësaj Komune në SHM “8 Shtatori” në Komunën e Gazi Babës. Rastet me mos sigurimin e arsimtarëve, transportit dhe hapësirave janë të panumërta. Rastësisht ose jo të gjitha, në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. /Koha Jonë/

Kryetari i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, do të vazhdojë me publikimin e “bombave”, nëse deri në afatin e caktuar sipas marrëveshjes, nuk zgjidhet prokurori special, transmeton Zhurnal

Grupet punuese dje sërish kanë biseduar rreth emërimit të prokurorit, por ende janë larg marrëveshjes. Dhe, përderisa LSDM insiston për zëvendësprokurorët e prokurorit special, VMRO – DPMNE konsideron se ato janë kundër kushtetutës.

Qëndrimi i LSDM është se prokurori special nuk mund të punojë pa zëvnëdësprokurorët, ku do të shyrtohen përgjimet e audioinçizimeve dhe rasti “puç”, qëndrim të cilin, siç mësohet jozyrtarisht e ndajnë edhe ndërkombëtarët të kyçur në bisedime.

Ndërkaq, për VMRO – DPMNE një kërkesë e këtillë del jashtë suazave të marrëveshjes së 2 qershorit, dhe është kundër kushtetutës, transmeton Zhurnal. Ndryshe, mbeten edhe 5 ditë nga emërimi i prokurorit special.