Lajme nga Maqedonia

Nga Sonila Meço

Po për çfarë ekonomie flasim sot? Çfarë ndihme kërkojnë t’u japim? Po sa raporte jashtë propagandës duhet të lexojmë që të bindemi se jemi keq, më keq se Maqedonia e një krize shumvjeçare politike a Bosnje-Hercegovina e një shteti te shkalur që mbahet ende në një letër Dayton-i dalë boje. Ja një nga produktet e kuzhinës së pushtetit, servirur nga kazanët – mediat sipas fjalorit kryeministror – që citojnë institucionet ndërkombëtare:

Të ardhurat e Shqipërisë për vitin 2016, ishin sa 30% e mesatares së BE-së, po aq sa në vitin 2012. Teksa vendet e tjera të rajonit shënuan rritje të ndjeshme, duke e lënë shumë pas vendin tonë. Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia, duke zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit, në raport me Bashkimin Europian. Përmirësime me 3 pikë përqindje, bëri edhe Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Vetëm Serbia ka shënuar ulje me një pikë përqindje. Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës – që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane, në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së – është përkeqësuar.

Që prej vitit 2016, në renditjen totale të vendeve të BE-së dhe atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes së përbashkët europiane, Shqipëria është e fundit. Edhe Bosnje-Hercegovina që ishte e fundit në këtë renditje, e ka lënë pas Shqipërinë në vitin 2016. Shqipëria ka ndërkohë dhe pagën minimale më të ulët në Europë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe të matur sipas fuqisë blerëse.

Do të mjaftonte një tregues si ky, që bilanci katërvjeçar të alarmonte çdo drejtues qeverie e të shqetësonte çdo shqiptar. Do të mjaftonte kjo “tepsi” e mangët që nuk shuan dot urinë e shqiptarëve, që çdo drejtues qeverie të mbante përgjegjësi në emër të përveçëm e më pas si pjesë koalicioni. Por shtuar edhe pranimin duarlart të dështimit të sistemit që u premtua të ndërtohej katër vjet më parë, atëherë elektorati nuk ka nevojë as për manifest e as për t’u përvëluar në zhegun e qershorit për të dëgjuar premtimet e radhës. Ka dështuar shteti, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht!

Kryeministri Zoran Zaev propozoi 15 kandidatet e rinj për zëvendës ministra në kabinetin e ri qeveritar. Zaev në arsyetimin e tij tha se personat e propozuar janë profesionistë të vërtetë dhe është i bindur se ata do të punojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në dobi të qytetarëve.

Mirëpo deputetët e VMRO DPMNE-së kundërshtuan këto propozime duke thënë se janë emra partiak, të harxhuar dhe prej tyre nuk mund të pritet t’i përmbushin reformat e nevojshme. Në veçanti deputetët e VMRO DPMNE-së kundërshtojnë kandidimin e Arta Toçit për zëvendës ministre e jashtme, sepse e njëjta sipas VMRO DPMNE-së, nuk pranon emrin kushtetues të Maqedonisë dhe se ajo ka thënë se Maqedonia Perëndimore i takon Shqipërisë.

Antonio Milloshoski theksoi se zv/ ministri për punë të jashtme Arta Toçi, nuk është e denjë për tu emëruar në këtë post, pasi sipas tij, Toçi më herët ka deklaruar se Maqedonia perëndimore duhet t’i takoj Shqipërisë dhe se Maqedoninë në të shumtën e rasteve e quan FYROM.

“Arta Toçi mbështet idenë se Maqedonia perëndimore duhet t’i takojë Shqipërisë. Vlerësojmë se një sjellje e këtillë, duke cenuar integritetin territorial dhe emrin tonë kushtetues nuk jep garanci se Arta Toçi me entuziazëm do ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë, të cilën në të shumtën e rasteve madje e quan FYROM”, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev theksoi se kandidatët propozuar do të punojnë në interes të qytetarëve.
“Janë institucionet që vendosin, kaloi koha kur vendoste vetëm një përson. Dhe një gjë ta kemi të qartë se parlamenti i emëron dhe shkarkon”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Mësojmë se Aleanca për shqiptarët ka bërë lëshim për postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës në shkëmbim të numrit më të madh të drejtorive të institucioneve kulturore.

Këtë qëndrim Aleanca e mbështet në cilësisnë e komisionit për kulturë që funksionon në kuadër të LRPDSH.

Ekspertët e shumtë të kulturës që e kanë përpiluar programin dhe platformën e kulturës janë garancë për reforma në këto institucione të cilat janë në një gjendje letargjie.
Burimet tona flasin se Aleanca kërkon gjysmën e drejtorive të pallateve të kulturës.

Disa nga kërkesat e Alencës që i kemi mësuar, janë Teatri i Tetovës, Teatri i Kumanovës, Qendra për konzervim në Gostivar, Pallati i kulturës në Gostivar, Galeria e arteve në Tetovë , një vend të rëndësishëm në agjensionin për media dhe një pozicion në TVM etj.
Ditëve në vijim pritet të bëhet ndarja e posteve në eshallonin e tretë.

Propozimi për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski i nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, sot arriti në arkivin e Kuvendit, transmeton Alsat-m. Shumica parlamentare njëzëri deklaroi se do të votojë “për”shkarkimin e tij. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev deklaroi se nuk ka ikje nga reformat dhe pret që opozita të mos ketë ndërhyrje procedurale për të bllokuar shkarkimin e Zvërlevskit.

I tërë opinioni e pa se si strategjia e bllokimit të VMRO-së përfundoi. Sot disi të gjithë ne shprehim keqardhje për ato ndodhi, unë aspak nuk mendoj që opozita konstruktive mund të mendoj të përsërit atë strategji. Në interes i të gjithë qytetarëve është që reformat sa më shpejtë të fillon dhe për këtë të gjithë kemi konsensus sepse të gjitha partitë ishin pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos– deklaroi Tomisllav Tuntev .

Për shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm Publik Marko Zvërlevski do të votojnë edhe partitë shqiptare, pjesë e shumicës parlamentare. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, në krye të Prokurorisë Publike duhet të qëndrojë një ekspert në lëmin e gjyqësisë.

Si qeveri e re, normal është propozuar deri tek Këshilli i prokurorëve për shkarkimin e Zvërlevskit dhe ne si shumicë parlamentare ne do të votojmë për shkarkimin e tij- tha Ejup Halimi, BDI.

Ne si grup parlamentar do ta përkrahim shkarkimin e Prokurorit të përgjithshëm shtetërorë. E vlerësojmë si një nga personat më përgjegjës për krizën dhe situatën të cilën e kemi në sistemin e drejtësisë. Edhe si person edhe si institucion, si prokurori e përgjithshme- tha Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

Jemi angazhuar për angazhuar për një gjyqësi të pavarur, të drejtë, të pakontrolluar, të depolitizuar, të dekriminalizuar. Gjithsesi se kryefjala e krejt kësaj gjyqësie është Kryeprokurori Publik që do të thotë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit– tha Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa nga VMRO – DPMNE-ja vetëm thanë se prokurori publik Marko Zvërlevski ishte ai i cili e hetoi kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev në rastin “Mit marrje” dhe për këtë arsye Zaev dëshiron që sa më shpejt ta ndërrojë nga pozita e Prokurorit Publik. Javën e kaluar Këshilli i Prokurorëve publik me shumicë votash votoi për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski i cili vendim më vonë u miratua edhe nga Qeveria. Mbetet që kryeparlamentari Talat Xhaferi të caktoi seancë për rastin e Zvërlevskit nuk të cilën mund të jetë i pranishëm edhe vetë ai. Për zëvendësimin e tij është e nevojshme shumicë e thjeshtë, ose më saktë 61 e deputetë.

Pas iniciativës për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski, burime tona brenda BDI-së dhe LSDM-së flasin se në radhë për shkarkim është edhe zëvendësi i tij, Xhelal Bajrami, transmeton INA. Bajrami është kuadër i BDI-së, ka qenë ministër dhe funksionar i lartë i BDI-së gjatë qeverisjes me VMRO-në, ndërsa si pasojë e disa skandaleve, atij nuk iu dha pozicion politik, por u shpërblye me postin e zëvendësprokurorit publik.

Xhelal Bajrami njihet si bashkëpunëtor i Gordana Jankullovskës, sidomos gjatë ngjarjes makabre të vrasjes në Liqenin e Smillkovës, kur ai bashkë me ish-ministren Jankullovska, dolën para mediave dhe me krenari e quajtën procesin “Monstra” ku u akuzuan disa shqiptarë të rajonit të Shkupit. Ky proces flitet të jetë i montuar dhe se të burgosurit shqiptarë janë të pafajshëm.

Pikërisht këto detaje dhe afërsia me VMRO-në e bëjnë Xhelal Bajramin të dyshimtë dhe me çdo kusht do të kërkohet shkarkimi i tij. LSDM nuk ka besim te Bajrami, ndërsa edhe përkundër afërsisë me kreun e BDI-së, për Bajramin janë kundër një pjesë e madhe e anëtarësisë së BDI-së dhe funksionarëve të saj, të cilët besojnë se ish ministri Xhelal Bajrami e ka dëmtuar rëndë partinë e tyre.

Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kumtoi se konform Ligjit për festa, dita e parë e Fitër Bajramit, gjegjësisht 26 qershori i vitit 2017 (e hënë), është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë qytetarëve të fesë islame ua uron Fitër Baramin.

Përndryshe, besimtarët e fesë islame në Maqedoni do festojnë tre ditë, sipas rregullave të besimit islam.

Sonte pak pas orës 2, një tërmet ka lëkundur Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sipas Agjencia Botërore Sizmologjike, tërmeti me fuqi 3.6 shkallë të Riterit ka qenë me epiqendër në jug të Maqedonisë, afër Resnjës dhe në Shqipëri.

Nuk raportohet për dëme eventuale.

Situata në Kuvend u tensionua pasi kërkesa për ndërhyrje procedurale nga deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorgjev ia refuzua në kryeparlamentari, Talat Xhaferi. Xhaferi tha se Gjorgjev kishte të drejtën e replikës ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltore. Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja Gjorgjevin. Pasi sigurimi u afrua në foltore ndërkohë Gjorgjev vazhdonte të flasë Xhaferi e ndërpreu senacën dhe kërkoi 10 minuta pauzë, transmeton Alsat-M.

Paraprakisht në foltore ishte deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski i cili kërkoi nga kryeparlametnari që të caktojë një seancë ku do të diskutohet për gjendjen alarmante në qytetin e Strugës, ku me ditë të tëra vazhdon djegja e deponisë së egër .

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e pestë, ku si pikë të fundit në rendin e ditës është zgjedhja e zëvendës ministrave të Qeverisë.

Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja dje është zhvendosur si e fundit në seancë me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.

Para se të debatojnë për zgjedjen e zëvendës ministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për miratimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin do të kërkohet vazhdim të pushimit të lindjes.

SHBA-ja mbështet një zgjidhje të pranueshme mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, pa saktësuar se cila do të mund të ishte ajo zgjidhje për çështjen e emrit që po e mban të bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Është mirë që Maqedonia zhvillon negociata me Greqisë dhe me vendet tjera fqinje. SHBA-të gjithmonë e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Baily, i pyetur nëse Uashingtoni mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë me shkurtesën IRJM.

“Duhet biseduar me Qeverinë e re si dhe me gjithë faktorët tjerë në shoqëri edhe me opozitën për hapat që duhet të merren. Ky është një proces që përfshinë gjithë shoqërinë dhe shtetin në përgjithësi. Pra, i gjithë shteti duhet bashkohet rreth kësaj që të arrihet zgjidhje”, ka thënë Baily.

Ambasadori amerikan, gjithashtu, ka thënë se procesi i reformave në gjyqësi dhe në sfera tjera është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Lidhur me çështjen e emrit, kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Detaje nga kjo bisedë nuk janë dhënë përveç asaj se dy kryeministrat kanë biseduar edhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe mundësinë e një takimi të nivelit të lartë gjatë këtij muaji në Athinë.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë zgjodhi dje qeverinë e re të vendit në prani të 111 deputetëve, prej të cilëve 62 votuan pro, 44 kundër dhe pesë abstenuan.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e kabinetit të ri bënë betimin solemn pas zgjedhjes së qeverisë.

Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re të Maqedonisë:

Kryeministër Zoran Zaev

Ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska

Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski

Ministër i Financave Dragan Tevdovski

Ministër i Jashtëm Nikolla Dimitrov

Ministre e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska-Deskovska

Ministër i Transportit Goran Sugarevski

Ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski

Ministre e Punës Milla Carovska

Ministër për Administratën Damjan Mançevski

Ministër i Kulturës Robert Allazjizovski

Ministër i Mjedisit Sadulla Duraku

Ministër i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministër i Drejtësisë Bylent Salihu

Zëvendëskryeministër për Eurointegrimin Bujar Osmani

Ministër i Shëndetësisë Arben Taravari

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.

Ka vazhduar edhe sot debati mbi programin dhe përbërjen e re qeveritare, por pa mos munguar përplasjet mes kryeparlamentarit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat-M.

Ilija Dimovski nga kjo parti ka theksuar se me vetë faktin që Talat Xhaferi vetëm deputetëve të VMRO-së u drejtohet në gjuhën shqipe, paraqet provokim për të cilin siç u shpreh ai, Xhaferi dhe shumica parlamentare duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kjo sjellje e Xhaferit nuk çon në drejtim të normalizimit të situatës.

Dua të jem korrekt, dhe të them para opinionit se ne nuk do të hymë në skenarë të provokimeve të cilët i shohim edhe sot. Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e skenarëve të tilla, as të jemi të akuzuar për të njëjtit. Qëllimi ynë i mirë u dëshmua dje, por vetëm nëse ka sjellje korrekte prej palëve tjera. Nëse ajo sjellje korrekte bie në nivel kaq të ulët të llojit të provokimit që bënë Talat Xhaferi dhe disa deputetë tjerë, atëherë kot kemi shpresuar për normalizim të situatës- tha Ilija Dimovski nga VMRO – DPMNE.

I menjëhershëm ishte reagimi i Xhaferit i cili theksoi se gjithnjë përderisa deputetët e VMRO-së nuk do e njohin si Kryetar dhe do t’i drejtohen si deputet, atëherë edhe ai do tu përgjigjet si deputet duke iu drejtuar në gjuhën shqipe.

Për pjesën e procedurales që ka të bëjë me mu, unë nuk di ndryshe si të drejtohemi përderisa më drejtohesh si deputet. Për faktin që jam deputet, jam deputet edhe këtu edhe atje. E kuptoj shumë qartë se duke qenë kryetar i Parlamentit, nëse dua ti drejtohem Parlamentit, e kam për obligim të dal atje. Derisa më drejtoheni përmes ndërhyrjeve procedurale dhe deputetit Talat Xhaferi, un vetëm e kryej obligimin tim zyrtar- u përgjigj krye parlamentar Talat Xhaferi.

Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski gjatë debatit tha se koha kur Maqedonia ishte shndërruar në një shtet privat të Gruevskit dhe familjes, dal ngadalë po përfundon.

Në këtë moment Maqedonia është shtet ku nuk sundon drejtësia. Mafia e cila deri këto moment sundonte, la pas vete sistem që është mësuar ti shërbej vetëm një njeriu. La pas vete vend ku qytetarët ishin mësuar në vjedhje, gënjeshtra, dhe të përdorur si makineri e thjeshtë për votim- tha Pavle Bogoveski nga LSDM-ja.

Ndërkohë para fillimit të seancës për përbërjen dhe programin e qeverisë, pa prezencën e VMRO-DPPMNE-së vazhdoi seanca konstituive, me çrast deputetët votuan formimin e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ndërsa më vonë me praninë edhe të VMRO – DPMNE-së por pa debat u votua edhe vendimi për themelin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit.