Lajme nga Bota

Vetëm vrasësit lejohen të bëhen anëtarë të bandës më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për bandën MS-13.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se banda brutale do jetë “pjesë e historisë”.

Operacioni ka nisur.

 

Fillimisht janë arrestuar 39 anëtarë të kësaj bande.

Ata akuzohen për një vrasje të dyfishtë.

Gangsterët janë të njohur pasi i qëllojnë viktimat në fytyrë.

MS-13 i vret viktimat edhe me shkopinj bejsbolli dhe masheta.

Aq të rrezikshëm janë, sa Trump tha se janë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Banda e rrugës me origjinë nga Amerika Qendrore ka prezencë në 40 shtete të botës, mes tyre Meksikë, Kanada e Spanjë.

Banda ka 100 mijë anëtarë në mbarë botën. 6 mijë prej tyre janë në SHBA.

Shenja dalluese?

Tatuazhet në fytyrë.

Por si lindi kjo bandë?

Ajo lindi në vitet ’80 nga emigrantët nga El Salvadori, që kishin marrë pjesë në luftën civile.

Disa prej tyre u vendosën në Los Angeles, ku krijuan bandën e rrugës.

Shumë shpejt ata u rritën, duke e kthyer në kërcënim në SHBA.

Kjo e fundit i deportoi shumë prej tyre në El Salvador, Guatemala dhe Honduras.

Aty ata krijuan trekëndëshin më vdekjeprurës në botë.

Shumica u rikthyen në SHBA, duke forcuar akoma më shumë ndikimin e tyre.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Një zviceran do të paguajë një gjobë, sepse me anë të Facebook-ut paralajmëronte shoferët e tjerë që në një rrugë të caktuar kishte kontroll të policisë.

Policia, sipas shtypit zviceran, paraqiti një ankesë kundër përdoruesit të Facebook-ut për këtë “solidaritet me shoferët”, shkruan Albinfo.ch.

Ai mohon se e ka kryer veprën penale për kundërvajtje, por Gjykata e St Gallen e ka shpallur fajtor dhe vendosi një gjobë prej 200 frangash zvicerane.

Gjykata shpjegoi se shoferi dënohet për shkak se “paralajmërimi publik në komunikacion është i ndaluar nga viti 2013”.

Paralajmërimi i shoferit ishte postuar në grupin në Facebook që kishte rreth 30 mijë anëtarë.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të lërë gjurmë edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ndërrimi drastik i rangimit të blloqeve politike në vend pritet që të reflektojë jo pak edhe në zgjedhjet lokale.

Sipas njohësve të çështjeve politike në vend zinxhiri i ndryshimit, i filluar më 11 qershor, do të vazhdojë ta prekë vendin kronologjikisht deri në nivelin lokal, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Duke qenë kështu, politologët theksojnë se lëvizja “Vetëvendosje” mund të befasojë me rezultat, siç bëri në zgjedhjet qendrore.

Madje ata mendojnë se rritja e “Vetëvendosjes” mund ta qesë atë si partinë e parë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Megjithatë, analistët mbesin skeptikë sa i përket kapacitetit të qeverisjes lokale që “Vetëvendose” posedon, sepse, siç thonë ata, kjo parti ende ka deficit kapacitetesh njerëzore për t’i sfiduar seriozisht pushtetet lokale.

Përkundër kësaj, në partinë e Visar Ymert shprehen të gatshëm t’i marrin në dorë frerët e pushtetit lokal.

E përveç LVV-së, e bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale është edhe PDK-ja.

Sipas tyre bastionet e saj nuk do lëkunden jo vetëm në këto zgjedhje lokale, por as në 20 vjetët e ardhshme.

Popullsia e botës do të rritet nga 7.6 miliardë – sa është këtë vit – në 9.8 miliardë në vitin 2050, parashikojnë Kombet e Bashkuara.

Sipas tyre, vendet që nxisin rritjen e popullsisë janë: India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, Shtetet e Bashkuara, Uganda dhe Indonezia.

India, e cila aktualisht ka 1.3 miliard banorë, pritet të zëvendësojë Kinën me 1.4 miliard banorë, si vendi më i populluar në botë brenda shtatë vjetësh.

“Përqendrimi i rritjes së popullsisë në vendet më të varfra do ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të kenë ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor, arsim dhe të tjera”, vlerëson OKB-ja.

Po sipas saj, popullatat në Evropë, Japoni dhe vende të tjera të zhvilluara do të vazhdojnë të plaken dhe të bien në numër.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se një avion luftarak i NATO-s i kaloi sot mjaft pranë avionit ku udhëtonte Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu mbi Detin Baltik. Një avion rus që shoqëronte delegacionin, arriti ta largojë atë të NATO-s.

Avioni i NATO-s iu afrua aeroplanit të ministrit rus teksa ky fundit fluturonte mbi ujëra neutrale. Avioni tjetër rus, i cili u fut midis atij të ministrit Shoigu dhe NATO-s, realizoi një manovër për të treguar se ishte i armatosur. Pas kësaj, avioni i NATO-s u largua dhe avioni shoqërues rus u kthye mbrapsht, thonë agjencitë ruse të lajmeve.

NATO-ja sqaroi se kjo është një “procedurë standarde”.

Një përfaqësues ushtarak i organizatës tha për “Zërin e Amerikës” se javën e kaluar mbi Detin Baltik ka pasur një numër të madh avionësh luftarakë rusë, gjë që është e pazakontë. Monitorimi i avionëve të panjohur në afërsi të hapësirave ajrore të NATO-s, është procedurë standarde e forcave ajrore të aleancës.

Shoigu po udhëtonte drejt qytetit perëndimor rus të Kaliningradit ku do të takohej me anëtarë të tjerë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi një avion luftarak rus iu afrua deri në disa metra një avioni të ushtrisë amerikane, i cili fluturonte mbi Baltik.

Rusia po përparon me mbrojtjen e saj në zonat perëndimore si përgjigje ndajveprimit agresiv të NATO-s, tha Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu.

Ai gjithashtu tha se beson se rritja e pranisë ushtarake të NATO-s pranë kufijve rus është dëshmi për një qëndrim anti-rus të aleancës ushtarake perëndimore, raporton Reuters.

Pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik

Me udhëzimin e mbretit Selman, pushimi për Bajramin e Ramazanit në Arabinë Saudite rritet në 23 ditë.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, njofton se pushimi për Bajramin e Ramazanit, i cili filloi më 16 qershor, me udhëzimin e mbretit Selman bin Abdulaziz do të përfundojë më 9 korrik.

Dita e punës pas pushimit 23 ditor të Bajramit për shërbyesit civilë dhe personelin i cili vepron në institucionet ushtarake do të fillojë më 9 korrik, ditën e diel.

Ministria e Punës së pari kishte shpallur se pushimi për festën e Bajramit do të jetë 11 ditë, kurse më parë ishte shtyrë për pesë ditë dhe ishte zgjatur në 16 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Arabisë Saudite, kanë pushime të gjata në Bajramin e Ramazanit dhe të Kurbanit, kurse përveç këtyre dy festave ata pushojnë vetëm në ditën kombëtare të tyre më 23 shtator.

Rrethanat tragjike të zjarrit të javës së kaluar në Grenfell Tower në Londrën Jugore ishin parashikuar në një episode të serial “ln House of Cards”

Drama politike e BBC-së, që filloi më 1990 dhe u transmetua si trilogji sërish deri më 1995, ndoqi punët makiaveliane të politikanit nga Partia Konservative, Francis Urquhart.

Bazuar në romanin nga Michael Dobbs, një ish shef stafi i Partisë Konservative, kjo dramë inspiroi që shërbimi Netflix ta riprodhoje këtë serial më 2013 duke e transferuar aksionin në Shtëpinë e Bardhë.

Në seritë e dyta më 1993, Ta L Urquhart, tani kryeministër, krijon zemërim kur ballafaqohet me një zjarr dhe kolapsin e mëpasshëm të Corbusier House, një ndërtese të neglizhuar në brendi të qytetit të Londrës.

Armiku i Urquhart nuk është lider i Partisë Laburiste, por Mbreti i ri, i angazhuar politikisht, që është i vendosur që të shfaqet në  vendin e fatkeqësisë që “t’i ngushëllojë njerëzit”, sepse Kryeministri mbetet indiferent dhe i tërhequr.

Fjalët e njërit prej këshilltarëve të mbretit tingëllojnë të ngjashme me ato te tragjedisë në Grenfell Tower, ku arkitektët dhe banorët kishin paralajmëruar se “një fatkeqësi pritej të ndodhte” .

Personazhi thotë që tragjedia “nuk ishte e rëndomtë, jo aq e pashpjegueshme. Këta njerëz janë lënë që të qelben, sepse jane njerëz që nuk mund t’i përballonin banesat e këshillit, njerëz që nuk mund ta përballonin pagesën e faturave të gazit. Corbusier House ishte një katastrofë që po priste të ndodhte, ashtu si zjarri i madh ne Kullen Grenfell.

 

Zjarrfikësit portugez kanë njoftuar se janë duke përparuar në shuarjen e zjarrit në pjesën qendrore të vendit, në të cilin u vranë 64 njerëz, dhe shpresojnë se së shpejti do ta vënë nën kontroll.

Më shumë se 1000 zjarrfikës që tri ditë janë duke luftuar flakët në Pedrógão Grande, raporton AP.

Numri i të vdekurve apo të zhdukurve që mendohet se kanë vdekur pas zjarrit masiv në Grendfell Tower të Londrës është rritur në 79, njofton policia.

Komandanti i Policisë Metropolitane, Stuart Cundy, e ka konfirmuar shifrën sot përmes një komunikate, duke shtuar se ajo mund të ndryshojë përsëri, transmeton Express.

Zjarri e përfshiu të gjithë bllokun 24-katësh të banimit në perëndim të Londrës, pak pas orës 2 të mëngjesit më 13 qershor.

Shumica e familjeve të prekura kanë humbur më shumë se një të afërm, ka thënë ai.

Prioritet është identifikimi i personave që kanë vdekur në ndërtesë dhe largimi i tyre nga aty sa më shpejt që të jetë e mundur, ka shtuar ai.

Por, ai ka thënë se jo të gjithë do të mund të identifikohen dhe se operacioni do të marrë javë të tëra për të përfunduar.