Kulturë

Shkurti është muaj i rëndësishëm për industrinë e filmit. Përcaktimi i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar në ditën e 28-të të këtij muaji, i jep shkurtit rëndësi të madhe sa i përket botës së artit.

BBC ka radhitur katër filmat që me patjetër duhet t’i shihni nëse jeni adhurues filmi dhe e vlerësoni këtë lloj arti.

Spotlight

1

Është muaji i Oscar-it, dhe Spotlight është njëri ndër filmat e dominuar për disa nga kategoritë e cmimeve të Akademiës së Filmit. Ngjarja ka të bëjë me disa gazetarë investigativë, që zbulojnë skandale të Kishës Katolike që lidhen me abuzimin e fëmijëve.

Pride and Prejudice and Zombies

2

Filmi i bazuar në librin me të njëjtin emër, sjellë në ekran një histori të zombieve, diçka që s’duhet lënë pa u parë.

Zoolander 2

3

Skuadra e dikurshme e filmit Zoolander, vjen sërish me Ben Siller Owen Wilson. Në film po ashtu shfaqen Kim Kardashian dhe Justin Bieber.

Race

4

Stephan James ylli i filmit Selma, vjen në një rol të jashtëzakonshëm. Ai portretizon atletin amerikano-afrikan Jesse Owens, i cili kishte fituar katër medalje të arta në lojërat Olimpike të vitit 1936.

Aktori Italian, Raphael Schumacher, është në gjendje kome për shkak se një skenë ku duhej të performonte sikurse po varej, nuk shkoi ashtu siç duhet.

Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në një performancë eksperimentale që quhej “Vegimet” në teatrin Pissa, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet për atë se çfarë realisht ka ndodhur në skenën kur Shchumacher duhej të bënte sikur po varej.

Hetuesit janë duke i kushtuar shumë rëndësi masave të sigurisë, që si duket nuk kanë qenë të duhurat sepse Schumacher duhej të ishte veshur me një parzmore sigurie si dhe një kuti që duhej ta kishte mbështetur atë në vendin e vet.

Gjithashtu një anëtar i ekipit të aktorëve tha se zhurma që u shkaktua duhet të ketë qenë e rreme.

Sipas gazetës italiane, Il Giorno, autoritetet nga kjo ngjarje nuk po e përjashtojnë vetëvrasjen, pasi sipas tyre aktori ka dashur që të vetëvritet në atë mënyrë. Por nëna e Schumacher e ka mohuar se biri i tij kishte tendecë që të vetëvritet.

“Kohën e fundit djali im e humbi babain e tij dhe kishte përfunduar një lidhje, por ai e kishte gjetur qetësinë në vete përsëri. Ai nuk e ka lënë asnjë shënim se do të vetëvritet, dhe nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë”, është shprehur nëna e tij.

Në momentin kur Schumacher po e bënte aktin e varjes, publiku e kishte vënë re se ai kishte filluar të dridhej kështu që kishin vrapuar për ta ndihmuar.

Shumë filma të rinj do të lansohen gjatë muajit shkurt, të cilët pritet të zgjojnë interesim te kineastët botërorë për t’i parë ata. Në vazhdim ju sjellim një listë me 8 prej këtyre projekteve kinematografike.

“Hail, Caesar!” është një komedi e mistershme, me regji dhe skenar të vëllezërve Joel dhe Ethan Coen, të cilët po ashtu vijnë në rolin e producentit të filmit. Në këtë projekt që pritet të pëlqehet nga adhuruesit e filmit dhe kritikët, luajnë aktorë yje të Hollywoodit si: Josh Brolin,George Clooney, Ralph Fiennes, Jonah Hill, Scarlett Johansson, Tilda Sëinton, Channing Tatum etj. Ai e rrëfen historinë së Eddie Mannixit, i personifikuar në film nga Josh Brolin, i cili e ka një punë të çuditshme në industrinë e filmit të quajtur “fixer”, që do të thotë se u ndihmon yjeve t’i zgjedhin problemet e tyre, pa e marrë vesh opinioni i gjerë. Ngjarja e filmit zhvillohet në Hollywoodin e viteve 50-ta, dhe Eddiet i caktohet një detyrë e re, që është ta gjejë çfarë ka ndodhur me një aktor, i cili zhduket gjatë xhirimeve të filmit. “Hail, Caesar!” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 05 shkurti.

“Misconduct” është një tjetër dramë amerikane, e cila nuk duhet lënë pa u shikuar. Ajo vjen me regji të Shintaro Shimosawa-s dhe skenar të Simon Boyesit dhe Adam Masonit. Filmi e sjell historinë e avokatit ambicioz Ben, i personifikuar nga Josh Duhamel, i cili e gjen veten të ngatërruar në një betejë mes një ekzekutivi të korruptuar farmaceutik Denning, i personifikuar nga Anthony Hopkins dhe partnerit të tij në biznes Abrams, i cili në film vjen i personifikuar nga Al Pacino. Dhe kur kjo çështje merr kahe të rrezikshme, Ben detyrohet ta zbulojë të vërtetën para se t’i humbasë të gjitha. “Misconduct” i takon zhanrit dramë/triler dhe do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 5 shkurti.

Aktorja Lily James e portretizon një prej personazheve më të famshme të literaturës klasike, atë të Elizabeth Bennetit, në filmin e saj të ri “Pride and Prejudice and Zombies”, i cili e pati premierën në Los Angeles. Filmi e sjell tregimin klasik të Jane Austenit për dashurinë, e cila iu bënë ballë klasave shoqërore të Anglisë së shekullit 19, por kësaj radhe në këtë version të filmit shfaqen edhe disa përbindësha. James, e cila më së miri njihet për portretizimin e të Përhiturës në filmin e vitit 2015, “Cinderella”, para një muaji pati deklaruar se mendon që adaptimi i historisë së “Pride and Prejudice”, në një triler me përbindësha, ka funksionuar mjaft mirë dhe beson që edhe publiku do ta ndajë të njëjtin mendim. E a do të ndodhë kjo gjë, mbetet të shihet nga 5 shkurti, atëherë kur filmi “Pride and Prejudice and Zombies” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës Veriore.

“Deadpool” është filmi i radhës që pritet të korrë suksese të mëdha në arkat filmike, me të filluar së shfaquri për publikun amerikan. Filmi bazohet në superheroin jo të zakonshëm të librave komik Marvel. Ky projekt vjen me regji të Tim Millerit, dhe në rolin e protagonistit e sjellë aktorin shumë të dashur Hollywoodian, Ryan Reynolds. Ngjarja e filmit fokusohet në historinë e Wade Wilsonit, i cili pasi që diagnostikohet me një kancer të pashërueshëm, vendos të bëhet pjesë e një eksperimenti, që i dhuron atij aftësi të jashtëzakonshme, dhe kështu ai vendos ta ndjekë personin që pothuajse ia shkatërroi jetën. “Deadpool” ka marrë 11 vjet për t’u realizuar, dhe do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 12 shkurti.

Komedia e radhës, e cila pritet të zgjojë interesim te publiku për ta parë atë, është ajo “How to Be Single”. Filmi vjen me regji të Christian Ditterit dhe skenar të Abby Kohnit dhe Marc Silversteinit, si dhe bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores, Liz Tuccillo. Në film luajnë aktore të njohura të Hollywoodit, si: Dakota Johnson, Rebel Wilson, Alison Brie dhe Leslie Mann, si dhe e rrëfen historinë e disa mikeshave beqare, të cilat e ndihmojnë njëra-tjetrën ta gjejnë dashurinë. Por, diku në mes të takimeve me persona të ndryshëm dhe lidhjeve të dështuara, këto vajza mësojnë si të jenë beqare në një botë të mbushur me njerëz që kanë definicione të ndryshme për dashurinë. “How to Be Single” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës Veriore nga 12 shkurti.

Dy prej modelistëve më të njohur të botës, Derek dhe Hansel, rikthehen në ekran pas 15 vjetëve, me filmin e tyre të ri “Zoolander 2”. Regjinë e tij e ka bërë Ben Stiller, i cili edhe luan në të, ndërsa skenarin e kanë shkruar John Hamburg, Justin Theroux, Ben Stiller dhe Nick Stoller. Në këtë vazhdim luajnë aktorë të njohur të skenës së filmit si: Ben Stiller, Owen Wilson, Will Ferrell, Penélope Cruz, Kristen Wiig dhe Fred Armisen, si dhe me rol të vogël shfaqen edhe yjet, Justin Bieber, Ariana Grande dhe Mika. Xhirimet e kësaj komedie kanë filluar në prill të vitit të kaluar në Romë të Italisë, ndërsa filmi do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 12 shkurti.

I shtati në këtë listë të filave që duhet shikuar gjatë këtij muaji është filmi biografik “Race”. Ky është filmi i parë i cili e sjellë historinë e atletit afrikano-amerikan, Jesse Owens, i cili theu rekord duke i fituar katër medalje të arta në Lojërat Olimpike të Berlinit në vitin 1936. Me regji të Stephen Hopkinsit dhe skenar të Joe Shrapnel dhe Anna Waterhouse, në film luajnë aktorët Stephan James, Jason Sudeikis, Jeremy Irons dhe William Hurt. Ky projekt po ashtu është mbështetur nga familja e Owensit dhe fondacionet “Jesse Owens Foundation”, “The Jesse Owens Trust” dhe “Luminary Group”. “Race” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës dhe Kanadasë nga 19 shkurti.

“Triple 9” është një film i zhanrit krim dhe dramë, i punuar nga regjisori John Hillcoat dhe me skenar të Matt Cookit. Ai e rrëfen historinë e një grupi kriminelësh dhe policësh të korruptuar, të cilët e gjejnë veten në një situatë tejet problematike. Mafia Ruse po u bënë shantazh dhe mënyra e vetme për të shpëtuar nga ta është ta realizojnë një prej vjedhjeve më sfiduese të mundur. Në këtë film, i cili pritet të korrë sukses në arkat filmike, luajnë aktorët: Casey Affleck, Chiwetel Ejiofor, Anthony Mackie, Aaron Paul, Norman Reedus, Woody Harrelson, Kate Winslet, Clifton Collins, Jr.,Michael K. Williams, Teresa Palmer dhe Gal Gadot. “Triple 9” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 26 shkurti i këtij viti.

Pra, për të gjithë ju që jeni adhurues të filmave, do të ketë lansime të larmishme edhe gjatë muajit shkurt.

Këtë vit, në edicionin e 66-të të Berlinales pjesë e programit do të jetë edhe filmi “Babai” nga Visar Morina, i cili do të shfaqet në kuadër të programit Lola at Berlinale. Filmi do të shfaqet të premten me datë 12 shkurt në ora 16 në kinemanë “Zoo Palast”.

Ky film është një ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë tonë dhe së fundmi protagonisti i filmit Astrit Kabashi fitoi çmimin aktori më i mirë në festivalin Angers Film Festival në Francë.

“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Filmi “Babai” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga fondacionet gjermane të filmit si Film und Medien Stiftung NRW, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez Cinema Du Monde dhe nga televizioni publik gjerman WDR si dhe televizioni publik gjermano-francez ARTE dhe është prodhim i NikoFilm, Gjermani, Produksioni Krusha, Kosovë, Skopje Film Studio, Maqedoni dhe Eaux Vives Productions, Francë.

Regjisori i mirënjohur James Cameron raportohet se do të fillojë incizimin e vazhdimit të filmit “Avatar” në muajin prill.

Filmi i vitit 2009 “Avatar”, i cili kishte përfitimet më të mëdha të të gjitha kohërave, raportohet se do të ketë edhe dy vazhdime të tjera, pjesa e dytë e së cilit do të fillojë të krijohet nga 15 prilli në Kaliforni dhe Zelandë të Re, raporton My Entertainment World.

“Avatar 2 dhe 3” priten që të përfundojnë në këto tre vitet e ardhshme, transmeton Koha.net.

“Avatar” përveç përfitimeve të mëdha materiale, ai ishte nominuar edhe në nëntë kategori në Oscar, duke fituar tre prej tyre.

Për këtë nismë që do të realizohet në shenjë të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, për KultPlus ka konfirmuar edhe ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci, e cila ka shpjeguar se ky festival organizohet nga Shoqata ”Dea”, në Zagreb dhe mbahet nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Më 23 dhe 24 shkurt të këtij viti do të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Filmit të Kosovës në Zagreb të Kroacisë, festival i cili organizohet nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Për këtë nismë që do të realizohet në shenjë të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, për KultPlus ka konfirmuar edhe ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci, e cila ka shpjeguar se ky festival organizohet nga Shoqata ”Dea”, në Zagreb. Geci ka thënë se mbi këtë organizim është punuar edhe në koordinim me KosovaFilm, ku në këtë edicion, do të shfaqen edhe filmat “Kukumi”, me regji të Isa Qosës dhe “Babai”, me regji të Visar Morinës.

Përndryshe, Ambasada e Kosovës në Kroaci e udhëhequr nga Shkëndije Geci dallohet për organizimin e eventeve kulturore, duke bashkëpunuar shumë herë edhe me organizatat ekzistuese të komunitetit shqiptar në Kroaci.

Në festivalin Atlas & AIRES International Film Festival, i cili ka filluar më 16 janar dhe ka përfunduar më 31 janar, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, filmi kosovar “Agnus Dei”, me skenar e regji te Agim Sopit, ka fituar dy çmime: est Special Efects , Asllan Hyseni dhe Best Makeup and Hairstylling, Bujar Gjata.

Ky film që është mbështetur nga QKK deri më tashti ka marrë disa çmime ndërkombëtare.

Teatri “Shakespeare’s Globe” do të inskenojë një performancë të shfaqjes “Hamleti” në kampin e emigrantëve në Calais, që ndryshe njihet si “Jungle”, në Francë.

Ngjarja e cila do të zërë vend më datën 3 shkurt është pjesë e një turneu të gjatë botëror të produksionit i cili së fundmi realizoi edhe një shfaqje për refugjatët e Jemenit në Djibouti, transmeton “Koha Ditore”. Drejtori artistik i teatrit “Globe”, Dominic Dromgoole, ka thënë se ky turne ishte “një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i shfrytëzimit të teatrit si formë për të arritur tek popujt e zhvendosur”.

Rreth 6 mijë njerëz sa janë në “Jungle” jetojnë në kushte të rrezikshme dhe josanitare. Produksioni për realizimin e shfaqjes do të mundësohet nga “Good Chance”, një kompani teatrore e cila ka bazë në kampin e Calais.

“Si produksion i cili ka udhëtuar për audiencat në mbarë botën, është me vend që viziton edhe kampin e Calais, ku përfshihen njerëz të më shumë se njëzet kombeve”, kanë thënë drejtorët artistikë të “Good Chance”, Joe Murphy dhe Joe Robertson. Në dhjetor të vitit të kaluar Murphy kishte thënë për “BBC” se nevoja për stimulim intelektual është shumë e nevojshme për njerëzit që janë të strehuar në kamp.

“Ne jemi këtu për njerëzit që kanë nevojë për stimulim. Ata jetojnë në një ambienti i cili nuk u jep asnjë lloj emocioni apo ushqim për trurin”, ka thënë ai. Pas performancave në Paris dhe Monacu produksioni i “Globe” do të jetë në Malta me datën tetë shkurt ku audienca pritet të jetë e përbërë nga emigrantë libianë. Organizatorët kanë thënë se turneu do të përfundojë në muajin prill, dhe deri në atë kohë ata do të inskenojnë shfaqjen në secilin shtet të botës. Më 23 prill të vitit 2016, ditën kur edhe zyrtarisht do të përfundojë turneu, shënohet edhe 400-vjetori i vdekjes së Shakespearit.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton se është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.

Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencave shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e ASH.

Ai është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

New York Times, ka shkruar një artikull mbi filmat e shkurtë të nominuar në Oscar.

Titulli i artikullit është: “Filmat e shkurtë të nominuar në Oscar, pasqyrim i një bote me dhimbje dhe qendresë”, transmeton Klan Kosova.

Në këtë artikull është shkruar për të gjitha filmat e shkurtë të nominuar për natën 88-të të Oscars, e natyrisht që edhe për filmin kosovar “Shok”.

Ja se si New York Times e përshkruan filmin “Shok”.

“Edhe më i errët e i trishtë se filmat e tjerë është filmi “Shok” nga Jamie Dounghue, i cili flet për Kosovën e vitit 1998. Ky film përmes syve të dy fëmijëve që janë miq të ngushtë, tregon historinë e dëbimit të familjeve nga Kosova nga ushtarët serb. Serbët janë sadistë, dhe monstra arrogante të cilët do i vrisnin me shumë kënaqësi ata të cilët do qëndronin”, shkruan New York Times.

new york times