Ish-lojtari i Italisë, Antonio Cassano, tha se problemet për Italinë janë tani përpara, ndërsa Azzurrët kaluan në çerekfinale në EURO 202, pas një fitore 2-1 ndaj Austrisë në një kohë të shkurtër.

Cassano, i cili ka të shënuara 10 gola në 39 paraqitje për Italinë, mori pjesë në tre Kampionate Evropiane midis 2004 dhe 2012 dhe theksoi se “Tani fillojnë problemet e vërteta për Italinë”.

“Suksesi ndaj Austrisë më kujtoi ndeshjen e vitit 2006 kundër Australisë”, tha ai, shkruan Football Italia, trnasmeton Klankosova.tv.

Cassano vlerësoi trajnerin Roberto Mancini për ndryshimet e tij taktike.

“Mancini bëri një kryevepër me dy ndryshime”, u shpreh ish reprezentuesi i Italisë.