Përzgjedhësi i Argjenitinës, Angel Cappa, ka komentuar deklarimet që Maradona i bëri javën e kaluar për argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi.

72-vjeçari, Cappa mendon se skuadra e “Blaugranëve” pa magjinë e Messit do të ishte në mesin e tabelës.

“Pa të, Barcelona do të ishte e dhjeta, ai ka shpëtuar ata në shumë ndeshje në këtë sezon”, ka thënë selektori i Argjentinës.

“Deri më tani në LaLiga në 2018/19, ai ka marrë pjesë në 10 nga 19 ndeshjet për Katalunasit dhe ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime”, ka shtuar më tej Cappa.

Barcelona pas javës së tetë në La Liga, renditet e dyta në tabelë dhe ka gjithsej 15 pikë.

Në foton më poshtë është trajneri i Argjentinës, Angel Cappa.