Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar komisionarin e BE-së, Johannes Hahn.

Cakaj ka thënë se bashkë me komisionerin Hahn biseduan për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Diskutim i mirë me Johanes Hahn. Nënvizuam arritjet thelbësore të Shqipërisë në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe kontributin tonë në stabilitetin rajonal. Mirëpritëm mbështetjen e tij për të kundërshtuar dhe rezistuar çdo përpjekje për të destabilizuar dhe minuar progresin tonë drejt fazës tjetër të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ka shkruar Cakaj në Facebook.