Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim homologun e tij nga shteti i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur se çka është biseduar, Cakaj më vonë do të takohet edhe me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani si dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Cakajt pas zgjedhjes së Qeverisë së re.

Ndërkohë ndonëse pas takimit me Konjufcën ishte paralajmëruar konferencë për media, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.