Njerëzit i kanë ditur dhe vlerësuar vetitë mahnitëse të xhenxhefilit me shekuj të tërë. Xhenxhefili është burim i pasur i shumë nutrientëve dhe ofron efekte të fuqishme antibakteriale, antivirale, anti-parazite dhe antipezmatuese.

“Si një nga pijet më të konsumuara në botë, nuk është befasi që efektet fitimprurëse të xhenxhefilit janë shumë të mira’, thotë Rachael Link, doktoreshë, transmeton Telegrafi.

Xhenxhefili është një prej burimeve më të pasura të vitaminës C, por është gjithashtu i pasur edhe me magnez dhe minerale tjera, andaj edhe ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, tretjes, e pastron mëlçinë, e trajton astmën dhe i parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët thonë se konsumimi i rregullt i xhenxhefilit e ulë rrezikun e sulmeve të trurit, i largon dhimbjet e kokës, e parandalon kancerin dhe i shkrinë gurët në veshka.

Receta (përbërësit):

– ¼ e lugës së çajit xhenxhefil
– ¼ e lugës së çajit shafran
– 1 gotë ujë
– Qumësht kokosi
– Mjaltë

Vlojeni ujin, pastaj shtojeni xhenxhefilin dhe shafranin.

Lëreni ashtu për 10 minuta, pastaj shtojani qumështin e kokosit dhe përzijeni mirë. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe shijojeni!