Biologët kanë disa lajme të mira për ata që duan çajin. Një përbërës në çajin e gjelbër mund të ndihmoj trupin e njeriut nga tumoret kancerogjene dhe riparon ADN-në.

Për deri sa ende nuk ka ndonjë ilaç që shëron kancerin ose ndonjë garantim që s’do keni këtë lloj sëmundje asnjëherë, ka mënyra për ta larguar rreziqet e kancerit.

Disa nga mënyrat janë të njohura si të vësh krem dielli dhe të mos pish duhan. Por tani studimet tregojnë se duhet të merrni në konsideratë që të pini më shumë çajin e gjelbër.

Një studim i publikuar në gazetën Komunikimet e Natyrës, ka EGCG e cila është një përbërje unike bimore e që mund të mund të pengojë proceset që çaktivizojnë p53, një proteinë shtypëse e tumoreve dhe riparuese të ADN-së. Me fjalë të tjera, EGCG mund të ndihmojë sistemin rregullator të trupit tuaj të bëjë atë që duhet të bëjë për të luftuar kancerin.

“Studimi është i mrekullueshëm sepse na ndihmon që të gjejmë mekanizma për të cilat benefitete e çajit të gjelbër janë të mundshme”, ka thënë Michael Donalds, PhD drejtor i studimeve në “Hallelujah Acres”.

Ai tha që studimi nuk e thotë që shpejt të filloni konsumimin e çajit të gjelbër ose të merrni produkte që përmbajnë EGCG, por mbi të gjitha duke krahasuar me këtë studim me studimet tjera për benefitet e këtij lloji të çajit të cilat luftojnë kancerin dhe sëmundjet e tjera, ai vjen në përfundim që të përfshini çajin e gjelbër në rutinën tuaj është një ide e mrekullueshme.

Për shembull, Donaldson tregon studime të ndryshme që shpjegojnë aftësinë e çajit të gjelbër që mbrojnë nga kanceri i prostatës dhe gjirit, si dhe studime që tregojnë se pija mund të ulë rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet. Ky studim i veçantë, megjithatë, ofron një pasqyrë të vlefshme se sa të mëdha janë përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër për trupin.

Pirja e më shumë çajit jeshil është vetëm një nga zakonet dietike që mund të ndihmojnë trupin tuaj të shmangë kancerin.