Banorët e Komunës së Podujevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme infrastrukturore të natyrave të ndryshme, shkruan Llapi.info

Ani pse dje në rrugën “Ilir Konushevci”, u intervenua për t’i mbyllur gropat, asfalti nuk qëndroi as edhe një ditë, i cili tashmë është larguar i gjithi.



Sipas banorëve të cilët edhe kanë dërguar pamje nga zona të ndryshme të kësaj komune, problemet me asfalt kanë filluar me t’u shtruar shtresa.

Ndërsa një tjetër rast ka ndodhur edhe rrugës për në fshatin Buricë të kësaj komune, e cila kalon edhe nga fshati Siboc. Por, sipas banorëve, problemet kanë filluar pasi që asfalti i shtruar para 3-4 vjetësh ka nisur të çahet dhe të rrjedhë ujë.

Krejt kjo, sipas tij, pasi që në fillim të punimeve në lagjet Visoka dhe Cubolli, janë dëmtuar gypat e ujësjellësit, e që tani për pasojë ka nisur të dali uji mbi sipërfaqe dhe një pjesë e banorëve ka mbetur pa ujë, kështu duke u dëmtuar edhe shtresa e asfaltit.

E ‘ujitja’ e asfaltit ka bërë që në lagjen tjetër “Deda” të nis lulëzimi i asfaltit. Në bazë të pamjeve të dërguara, shihet se gjelbërimi ka nisur të marrë pamje nëpër asfalt në këtë fshat.

Ndryshe, probleme të tilla me çelje të asfaltit së bashku me stinën e pranverës janë raportuar edhe nëpër vende tjera të Podujevës./Llapi.info