‘Martesa’ Llapi- Bylbyl Sokoli ka marrë fund.

Trajneri i mirënjohur kosovar është larguar nga skuadra e Llapit, raporton Insporti.com.

Burime të sigurta të Insporti.com mësojnë se Sokoli sot ka dhënë dorëheqje.

Arsyet e largimit ende nuk janë bërë të ditura.

Ai iu bashkua Llapit në verë duke e lënë skuadrën e Ferizajt të cilën e riktheu në elitë pas ndeshjes së barazhit.

Llapi ne pesë xhirot e para në Ipko Superligë ka tubuar dhjetë pikë.