Një person është arrestuar dje rreth orës 14:45 në Podujevë pasi që ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Shkaqet e sulmit ndaj gruas nuk janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës, njofton Llapi.info.

Viktima, pas sulmit ka pësuar lëndime trupore me që rast i është ofruar edhe trajtim mjekësor.

Kurse, personi i dyshuar me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info