Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me anëtarë të ekzekutivit komunal, kanë vizituar sot kullën 200-vjeçare në Herticë të Podujevës, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë̈ Kulturore, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, i pari i Podujevës ka thënë se objektet kulturore, sipas tij, duhet të mbrohen dhe të restaurohen, pasi që siç ka thënë ai, ato paraqesin një pjesë të rëndësishmë të historisë dhe kulturës së një populli.

“Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, sot vizituam kullën e Xhemajl Haxhiut në Herticë, e cila është prej monumenteve të komunës tonë, që është e mbrojtur nga shteti si trashëgimi kulturore. Kulla bartë në vete histori më se 200 vjeçare, duke qenë kështu ndër monumentet më të vjetra të komunës tonë, që krahas tjerash, është tregues i një trashëgimie kulturore shqiptare. Krahas vlerës kulturore, monumentet e trashëgimisë kulturore, janë edhe potencial ekonomik, duke qenë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në komunën tonë. Objektet kulturore duhet të mbrohen e të restaurohen ashtu siç e kërkon nevoja, ato paraqesin një pjesë të rëndësishmë të historisë dhe kulturës së një populli”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of 4 people, people sitting and indoor
May be an image of one or more people and indoor
May be an image of outdoors