Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot qendrën e vaksinimit në shkollën fillore “Xheladin Rekaliu” në këtë Komunë, njofton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se procesi i vaksinimit në Llap, sipas tij, po shkon në rregull, me rend dhe pa pritje të gjata.

“Sot kam vizituar Qendrën e Vaksinimit në Podujevë, u ndava shumë i kënaqur kur pashë sa mirë po shkon procesi i vaksinimit. Qytetarët po vaksinohen përditë̈ e më shumë, stafi profesional po e kryen punën ne mënyrë̈ të shkëlqyeshme. Pa pritje të gjata, me rend dhe rregull! Bashkë ia dalim! Vaksinohu”, ka shkruar ai.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në rreth 5 mijë. Deri tash janë raportuar 67 viktima, kurse mbi 4.500 pacientë janë shpallur të shëruar. Aktualisht janë vetëm edhe dy raste aktive./Llapi.info

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor