Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar punimet në stadiumin e Llapit, “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se këto punime janë duke vazhduar ende, derisa ka shtuar se ky stadium, sipas tij, do të jetë ndër më të mirët në Kosovë.

“Para disa ditësh është bërë mbjellja e barit natyral në stadiumin e K.F Llapi, kurse unë sot kam vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në stadium nga kompania punëkryerse. Pas 10 dite pritet të mbillet në tërësi bari natyral që do t’i jap pamje shumë të bukur stadiumit “Zahir Pajaziti”. Tash do ta kemi një prej stadiumeve më të bukura në vend dhe që i plotëson të gjitha standardet evropiane. Uroj të përmirësohet situata me pandeminë e t’i kthehemi tribunave për ta mbështetur skuadren tonë të zemrës, K.F Llapi”, shkroi Bulliqi në Facebook./Llapi.info