Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, e cila kishte nisur dje në orën 16:00.

Deputeti i LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo qeveri e ka humbur toruan dhe nuk e ka idenë se çfarë të bëjë në këtë situatë.

Bulliqi ka thënë se Hoti është kryeministër që simbolizon dhunimin e sistemit tonë kushtetues.

“Është kryeministër që simbolizion dhunimin e sistemit tonë kushtetues nga klika që e mbajtën të kapur pushtetin dhe institucionet e thirrura për të dhënë drejtësi”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi ka shtuar se përhapja e pakontrolluar e virusit ndodhi sapo Hoti mori detyrën sepse sipas tij ai nuk kishte asnjë ide për menaxhimin e krizës COVID-19, përveç grabitjes së pushtetit.

“Qeveria ilegale e ka humbur tërësisht toruan nuk i’a kanë idenë se çfarë duhet bërë në këtë situatë me pandeminë, kjo qeveri po i diskriminon vazhdimisht qytetarët përkundër që shumë qytetarë po kanë simptoma të virusit, ata nuk po arrijnë të testohen e disa të tjerëve ju mundësohet nga disa herë të testohen. Mjekët dhe infermierët tanë po infektohen përditë e më shumë për shkak të mjeteve të dobëta mbrojtëse, ndërsa në anën tjetër na flasin për masa të jashtëzakonshme si formë shantazhi ndaj qytetarëve. Kështu jemi në situatë kur udhëhiqemi nga një qeveri pa imunitet dhe kundër vullnetit popullor, këtë keqmenaxhim të situatës po e vuajnë qytetarët e vendit. Situata është jashtë kontrolli, veprimet e qeverisë janë veprime ad-hoc pa analizë shkencore dhe nën presion. Andaj qytetarë të dashur, ju lutem për kujdes maksimal dhe t’i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së, duke e ruajtur njëri-tjetrin”, është shprehur Bulliqi./Llapi.info