Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejti Bulliqi, ka thënë se punimet për ndërtimin e pjesës së dytë të sheshit të qyteti, sipas tij, po shkojnë drejt finalizimit, raporton Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se këto punime janë duke u kryer me dinamikë të shtuar, derisa ka thënë se të njëjtat pritet të përfundojnë në muajin korrik.

May be an image of one or more people, street and road

“Punimet në realizmin e projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, po shkojnë drejt finalizimit. Pas përfundimit të punimeve në njërën pjesë të bulevardit, ku ditë më parë u mbollën edhe drunjtë dekorativë, kompania punëkryerëse është duke vazhduar punimet me dinamikë të shtuar në pjesën tjetër të bulevardit të segmenti i Rrugës “Zahir Pajaziti” nga kryqëzimi i Rrugës “Dr.Bajram Krasniqi”, kryqëzimi i rrugës “Ilir Konushefci” deri te kryqëzimi i Rrugës “Xhemajl Mustafa. Në bazë të dinamikës së zhvillimit të punimeve, besojmë se në muajin korrik, koha kur në vendin tonë vijnë edhe bashkatdhetarët, qyteti ynë do ta ketë të finalizuar projektin e ndërtimit të bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” – shëtitoren në qendrën e qytetit”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se fillimi i ndërtimit të sheshit pati nisur në janar të vitit 2020./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of body of water