Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij përgjatë këtyre muajve janë realizuar projekte të shumta në shëndetësi, arsim, infrastrukturë dhe fusha tjera.

Ai ka thënë se Podujeva, sipas tij, shquhet si Komuna e parë në Kosovë për nga numri i të testuarve për COVID-19, dhe për nga numri i vaksinave të administruara.

“Në Qendrën anti-covid në Podujevë janë rritur kapacitet me të nisur punën. Kjo qendër tash punon me tri ndërrime. Punojnë 6 mjekë dhe brenda ditës kryhen rreth 300 vizita mjekësore. Podujeva tash shquhet për mbi 50 mijë doza të vaksina të administruara. Aktualisht është bërë përmbyllja e projekteve në Shëndetësi. Janë bërë investime në QKMF. Ditë më parë kemi marrë donacion edhe nga Suedia me pajisje mjekësore për këtë qendër. Të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë dhe me teknologji informative dhe të gjitha këto janë në proces. Kemi bërë punë të madhe me vendosjen e kamerave në çdo rrugë gati, kemi projekti që vazhdojnë. Kemi bërë projektin për trajtimin e qenve endacakë. Çdo shkollë do të ketë së paku një psikolog. Sheshi do të përurohet këto ditë. Janë realizuar dhe po vazhdojnë të realizohen projekte të mëdha”, ka thënë Bulliqi në Debat Përnime të Kallxo.com.