Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim dy nxënësit llapjanë, të cilët ditë më parë kanë gjetur një kuletë me para dhe të njëjtën e kanë dorëzuar në Polici, shkruan Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Bulliqi në këtë takim ka dhuruar nga një kompjuter për nxënësit, Elvir Vërshefci dhe Amir Kadriu.

“Me kënaqësi mirëprita sot në zyren time Elvir Vërshefcin dhe Amir Kadriun, të cilët para dy dite kanë gjetur kuletën e një qytetari dhe pa hezitim e kanë dorëzuar në Stacionin Policor.  Gjesti i tyre shembullor u bë edhe mediatik, me veprimin e tyre ata na bëjnë krenarë të gjithëve. Në shenjë nderimi e respekti për veprën e tyre, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, iu kemi dhuruar nga një kompjuter. Elviri dhe Amiri ishin të shoqëruar nga shefja e operatives në stacionin policor në Podujevë, znj. Antigona Çitaku – Dibrani”, ka shkruar Bulliqi.

Ditë më parë, Llapi.info ka raportuar për gjestin e dy nxënësve që dorëzuan në Polici kuletën e gjetur me rreth 140 euro./Llapi.info

May be an image of 1 person and indoor
May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people sitting and indoor
May be an image of 1 person, child, sitting, standing and indoor