Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se vaksinimi kundër virusit korona po vazhdon në këtë Komunë, njofton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, ku edhe ka publikuar pamjet nga qendra e vaksinimit, ka thënë se procesi, sipas tij, po shkon në rregull.

“Vaksinimi masiv i qytetarëve po vazhdon me rend dhe rregull në Qendrën e Vaksinimit.  I falënderoj stafin shëndetësor për punën e shkëlqyeshme që po e bëjnë në shërbim të qytetarëve.  Bashkë ia dalim! Vaksinohu!”, ka shkruar ai.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në rreth 5 mijë. Deri tash janë raportuar 61 viktima, kurse mbi 4 mijë pacientë janë shpallur të shëruar. Aktualisht janë edhe tri raste aktive./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of indoor
May be an image of indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor