Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi ka komentuar vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një prononcim për T7, Bulliqi nga pika kufitare në Merdare ka thënë se heqja e plotë e reciprocitetit karshi Serbisë nga Qeveria Hoti është humbje e integritetit të Kosovës.

“Sot është dita e parë kur Qeveria Hoti, e sponsorizuar nga Thaçi dhe Vuçiqi, në mënyrë definitive dhe të plotë e hoqi reciprocitetin e vënë nga Qeveria Kurti. Kjo tregon që kjo qeveri servile e humb ose krijon kushte për humbje të integritetit të Kosovës. Nga sot, kjo Qeveri shtetin e Kosovës plotësisht e dorëzon nën shtetin e Serbisë. Kësisoj nga sot qytetarët e vendit s’janë të barabartë. Integriteti i jonë dhe ruajtja e tregtisë me shtetet fqinje faktikisht është pezulluar, si pasojë e një qeverie servile që është krijuar nga Thaçi, e të sponsorizuar nga Vuçiqi”, ka thënë ai.

Më tej, Bulliqi ka theksuar se qytetarët nëpërmjet peticioni janë në kërkim të zgjedhjeve të reja, duke shtuar se për tri ditë, sipas tij, janë mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime.

“Ne kemi filluar me peticionin për zgjedhje të reja. Për tri ditë janë mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime nga qytetarët e vendit, të cilët kërkojnë dhe duan zgjedhje, në mënyrë që sa më shpejt ta çojnë në shtëpi këtë qeveri servile, qeveri e zgjedhur pa imunitet nga populli. Ne si subjekt politik do të vazhdojmë angazhimin tonë. Do të ulemi dhe do t’i analizojmë veprimet tona të mëtutjeshme”, ka theksuar ai./Llapi.info

LAJMET QENDRORE

LAJMET QENDRORE

Gepostet von T7 am Samstag, 6. Juni 2020