Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të kësaj Komune, Agim Kikaj, shkruan Llapi.info.

Homazhe, Bulliqi i ka bërë me rastin e katër vjetorit të vdekjes së Kikajt, së bashku me anëtarë tjerë të ekzekutivit.

“Sot, në përvjetorin e katërt të shkuarjes në amshim të kolegut dhe mikut tim, ish kryetarit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të dalluar Agim Kikaj, së bashku me nënkryetaren Lahu dhe shefin e kabinetit, Bajram Ajeti, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora me lule te varri i tij në fshatin Lupç i Poshtëm. Për Agimin secili prej nesh, që e njohëm dhe patëm rastin të punojmë me të ndajmë vetëm kujtime të mira. Njeri i urtë, e me integritet të lartë, mendjehapur dhe përherë gazmor. Qoftë i përhershëm kujtimi për Agimin”, ka shkruar ai./Llapi.info