Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me deputetët e VV-së, kanë vizituar sot familjet e komunitetit ashkali në Podujevë, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Elbert Krasniqi, ish-deputet i minoriteteve tani i VV-së. Krasniqi ka thënë se këto komunitete janë lënë anash nga autoritetet lokale.

“Sot në Podujevë, lagjëja tek Tjegullorja si dhe në fshatin Batllavë, vizituam familjet e komunitetit ku kuptuam problemet me të cilat përballen në përditshmëri. Përpos shumë problemeve socio-ekonomike, janë lënë anash edhe në aspektin e infrastrukturës elemetare nga autoritetet lokale.

I bindur që kujdesin e merituar institucional për këta qyetarë të Podujevës do t’ua sigurojë Kryetari në ardhje z. Shpejtim Bulliqi. Parimi i barazisë dhe i mosdiskriminimit duhet të fillojë nga autoritetet lokale”, ka shkruar ai./Llapi.info

Sot në Podujevë, lagjëja tek Tjegullorja si dhe në fshatin Batllavë, vizituam familjet e komunitetit ku kuptuam…

Gepostet von Elbert Krasniqi am Donnerstag, 2. Juli 2020