Një shtëpi është djegur dje në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku shkaktar po dyshohet të jetë energjia elektrike, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se pikërisht familjes që i është djegur shtëpia do t’i ndërtohet një e re.

“Lajm i mirë për familjen e Afrim Ibrahimit nga fshati Gërdoc, atyre po iu ndërtohet shtëpia e re, kësaj familje i është djegur shtëpia pothuajse tërësisht pas një defekti elektrik në mëngjesin e djeshëm, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar shpejt zjarrin.  Në përzgjedhjen e familjeve përfituese për ndërtimin e shtëpive të reja për familjet me gjendje të rëndë sociale është edhe familja e Afrim Ibrahimit, deri në ndërtimin e kësaj shtëpie një donator është paraqitur duke i paguar qiranë e banesës.  Do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve në nevojë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

May be an image of outdoors and tree

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ndërkohë që ende nuk dihet vlerë e dëmit të shkaktuar.

“Podujevë 15.07.2021 – 01:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur shtëpia, vlera e dëmit të shkaktuar deri më tani nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, dyshohet se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info

May be an image of outdoors and tree

Digjet një shtëpi në Podujevë

No photo description available.