Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur për funksionalizimin edhe të një aparature në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se kjo aparaturë lehtëson evidentimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme, ndërkohë që me të, siç ka thënë i pari i Podujevës, testohen 100 mostra brenda ditës.

“Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, dhe stafin udhëheqës të QKMF-së, sot përuruam  aparaturën digjitale për sedimentacion, deri ne 100 mostra përbrenda një ore. Kjo aparaturë moderne lehtëson evidentimin e shpejtë të sëmundjeve të ndryshme dhe shkurton kohën e pritjes së pacientëve, gjithashtu lehtëson punën e stafit mjekësor.  Prioriteti kryesor i ekzekutivit komunal mbetet krijimi i kushteve më të mira për personelin shëndetësor dhe shërbime efikase e cilësore për qytetarët e Podujevës”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info

May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of one or more people and indoor