Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njofton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka thënë se kanë inspektuar punimet e urës në fshatin Gllamnik.

“Me të diskutuam për dinamikën e zhvillimit të projekteve tona të përbashkëta të cilat burojnë nga memorandumet e nënshkruara më parë. Po ashtu me ministrin Damka dhe bashkëpunëtorë biseduam edhe për projektin e Zonës Industriale në Podujevë, projekt jetik për bizneset llapjane, funksionalizimin e plotë dhe riorganizimin e stacionit të autobusëve dhe projektin e tregut të gjelbër.  Mora zotimin e ministrit Damka për të shikuar mundësitë dhe format se si do ta arrijmë realizimin e këtyre projekteve.  Në fund së bashku me ministrin, vizituam edhe urën në Gllamnik, e cila po ndërtohet nga bashkëpunimi që kemi me këtë ministri”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of 4 people, people standing, people sitting and indoor
May be an image of outdoors