Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se është rinovuar palestra sportive “Hakif Zejnullahu”.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se ky ka qenë zotim i tij, derisa ka shtuar se tani sportistët në këtë palestër i kanë kushtet e volitshme për zhvillimin e aktiviteteve.

“Ashtu siç ishim zotuar në fillim të mandatit për renovimin e palestrës së sporteve “Hakif Zejnullahu”, ashtu edhe kemi vepruar. Tash me intervenimin tonë është ndërruar tërësisht dyshemeja e palestrës, është rregulluar ndriçimi, ngrohtorja, banjot, zhveshtoret, tribunat dhe nyjet sanitare. Tash e tutje sportistët do të kenë kushte shumë më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive. #bashkëqeverisim  për sportin e për rininë”, ka shkruar ai.